LIVE UPDATES
Politike

Ndryshimet në ligjin për "Urdhrin e Mjekëve", Koçiu: Është bërë për të siguruar që prioriteti të mbetet te shërbimet publike pa i dëmtuar pacientët

Sipas Koçiut, ndryshimet kanë për qëllim forcimin e mekanizmave të kontrollit, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e menaxhimit të shërbimeve mjekësore në sektorin publik për qytetarët.

12 Shtator 2024, 15:57 Nga M.B

 

Ndryshimet në ligjin për "Urdhrin e Mjekëve",
Albana Koçiu

TIRANA- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu prezantoi sot në Kuvend ndryshimet në ligjin për “Urdhrin e Mjekëve”. Sipas Koçiut, ndryshimet kanë për qëllim forcimin e mekanizmave të kontrollit, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e menaxhimit të shërbimeve mjekësore në sektorin publik për qytetarët.

Koçiu bëri të ditur se u ndalohet drejtuesve të spitaleve publike të çdo niveli që të jenë drejtues të klinikave shëndetësore private në çfarëdo niveli qofshin. Sipas saj, këto ndryshime do të sigurojnë shërbim edhe më cilësor ndaj qytetarëve, por dhe një imazh më të pacënuar për mjekët.

Ajo ka shtuar se këto amendime synojnë vendosjen e rregullave për dypunësimin e mjekëve duke përcaktuar një balancë të domosdoshme dhe të drejtë, mes punës në sistemin publik dhe atë jo publik, sigurisht pa cënuar asnjë të drejtë që kanë mjekët për dypunësimin.

Sipas saj, është në interesin e përbashkët të të gjithë qytetarëve të garantohet një shërbim sa më cilësor, të vendosen rregulla të qarta për dypunësimin, si dhe një balancë e rregullt mes angazhimit publik dhe atij privat për mjekët.

PJESË NGA FJALA E KOÇIUT:

Propozimi i këtyre ndryshimeve është pa dyshim një nga nismat më të rëndësishme të Ministrisë së Shëndetësisë sa i përket marrëdhënies së punësimit dhe angazhimit të mjekëve në sektorin shëndetësor publik. Konkretisht këto ndryshime konsistojnë në vendosjen e rregullave të qarta për të shmangur konfliktin e interesit të mjekëve, mes shërbimit shëndetësor që ata ofrojnë në sistemin publik me atë në sistemin jo publik.

Kjo është bërë për të siguruar që prioriteti i tyre të mbetet tek shërbimet publike dhe për të përmirësuar cilësinë e këtyre shërbimeve, pa i dëmtuar pacientët që kanë nevojë për trajtim në strukturat publike. Gjithashtu, do të miratohet edhe Kodi i ri I Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore me qëllim monitorimin e plotë të rasteve abuzive dhe shkeljeve të disiplinës dhe etikës profesionale. Duke forcuar masat disiplinore deri edhe duke parashikuar masa si pezullimi dhe heqja e licencës së ushtrimit të profesionit të mjekut.

Gjithashtu fokus i jepet autonomisë spitalore, nëpërmjet këtyre amendimeve, mjekët që punojnë në një spital me autonomi financiare, nuk do të punojnë në struktura private, pasi do të jetë vet spitali autonom që do u jap mundësinë të punojnë e shfrytëzojnë ambientet e spitalit publik, jashtë orarit zyrtar për të punuar privatisht. Nëpërmjet këtyre amendimeve synojmë rritjen e Transparencës dhe llogaridhënies duke krijuar edhe një regjistër publik elektronik për mjekët që ushtrojnë profesionin në institucione jopublike. Amendimet e propozuara, janë në përshtatje me praktikat më të mira ndërkombëtare, si të vendeve fqinje, ashtu edhe të vendeve më të zhvilluara. Në ligjet e vendeve fqinje të rajonit si Bosnje-Hercegovina dhe Serbia, apo të Europës, si Franca e Italia, të Anglisë, Kanadasë dhe SHBA-së, ka kufizime e rregullime të qarta lidhur me dypunësimin e mjekëve.

Këto propozime i japin fund një situatë të trashëguar të konfliktit të interesit që gjerësisht mbizotëron në sektorin shëndetësor. Shmangin ecejaket e qytetarëve, rrisin cilësinë dhe standardet, si dhe krijojnë një mekanizëm të qartë dhe transparent për të gjithë. Në asnjë vend të botës nuk ka debat mbi faktin që duhet të ketë transparencë dhe qytetari të njohë cili është mjeku që e trajton. Si dhe në asnjë vend, nuk ka një debat politik mbi nevojën e pasjes së rregullave  dhe procedurave të qarta disiplinore që vendosin drejtësi në rastin e shkeljeve apo neglizhencës. Siç nga ana tjetër, në asnjë vend të botës nuk diskutohet se përse janë kaq urgjente dhe të nevojshme këto ndryshime për t’u ndërmarrë kaq shpejt me Akt Normativ. Në këtë sallë, për fat të keq, ngritja e retorikave të zjarrta, sa herë që ne propozojmë reforma të rëndësishme me ndryshime thelbësore për të përmirësuar dhe zhvilluar akoma më tek sistemin tonë shëndetësor, është bërë një refren i zakonshëm dhe nganjëherë monotone.

Kemi ndjekur dhe i kemi përshtatur propozimet tona  me ligjet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, si të vendeve fqinje, ashtu edhe të vendeve më të zhvilluara. Çdo masë e propozuar është e ngjashme ose në përputhje me kode të avancuara që këto vende aplikojnë. Që ta kuptoni më mirë rëndësinë e vendosjes së qartë të rregullave po ju rendis disa fakte të dala nga të dhënat e marra direkt nga “Urdhri i Mjekëve”, në lidhje me procedimet disiplinore të zhvilluara pranë tyre. Sipas këtyre të dhënave, qartësisht rezulton se për periudhën 2005 – 2023, janë administruar 632 ankesa, të cilat kryesisht janë mbyllur me mirëkuptim ose ballafaqim dhe në shumicën e rasteve nuk kanë kaluar në një vlerësim të thelluar nën optikën e parashikimeve  të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore ka të parashikuar.

Në përfundim të shqyrtimit të këtyre 110 procedimeve disiplinore janë dhënë nga organi kompetent vetëm 60 masa disiplinore, edhe ato simbolike. Pra kuptohet qartë se për një periudhë 18 vjeçare numri i procedimeve ka pasur një mesatarë shumë të ulët, dhe akoma më e ulët ka qenë dhënia e masave disiplinore. Padyshim dua të sqaroj këtu se që nuk është qëllimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale të rrisë numrin e ndëshkimeve. Ne nuk kemi asnjë interes që të rrisim artificialisht numrin e rasteve të hetuara apo të kaluara në Komisione Disiplinore. As të “trembim” mjekët, siç u tha përpara disa ditësh në Komisionin e Shëndetësisë.

Vota për të mbështetur këto mendime që ky Kuvend do të marrë, do të rrisë akoma më shumë  profesionalizmin, llogaridhënien dhe cilësinë e shërbimit për qytetarët. Do të votoni në mbështetje të vijimit të transformimit radikal që ka ndodhur dhe po ndodh në sistemin tonë shëndetësor. Do të votoni pro pasjes së rregullave të qarta, që balancojnë interesin e të gjithë palëve të përfshira dhe që kërkojnë shërbim shëndetësor nga strukturat publike. Si dhe do të votojë pro thellimit të meritokracisë në sistemin tonë shëndetësor. Do të votoni pro qytetarëve që duhet të jenë prioriteti i çdo kahu politik.

albana kociu

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit