LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi/ 106 vota për shkarkimin e Ahmetajt, Balluku&Dhuka marrin poste të reja, Alibeaj dhe Berisha në një mendje

•Kuvendi u mblodh ditën e sotme në një seancë të jashtëzakonshme, aty ku u votuan dekretet e Presidentit Bajram Begaj, për ndryshimet e propozuara nga kryeministri Edi Rama. •Nga dita e sotme, Belinda Balluku do të mbajë postin e zv.kryeministres duke zëvendësuar Arben Ahmetajn. •Ndryshimet në kabinet u miratuan me 106 vota pro dhe 3 kundër. • Po me aq vota u zëvendësua edhe Zef Mazi, nga kryenegociatorja e re, Majlinda Dhuka. •Seanca nisi me debate nga ana e opozitës. Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha kërkuan që seanca të shoqërohej me debate. •Propozimi i opozitës nuk u miratua nga mazhoranca. •Taulant Balla, për dosjen ku rezulton se ish presidenti ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të Shtetit, tha se çështja është alarmante dhe kërkohet reflektim serioz e urgjent. • Ndër të tjera iu përgjigj akuzave të Metës se kryetarja e Autoritetit të Dosjes, Genta Sula është patronazhiste. •Sipas tij, vete Meta e ka votuar kur mori detyrën, pasi ishte në krye të Kuvendit. •Pas votimit, Belinda Balluku dhe Majlinda Dhuka, u betuan para Presidentit te Republikës Bajram Begaj.

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-U rrëzua kërkesa e opozitës, Tabaku: Shpresoj që sjellja e Kuvendit të ndryshojë në shtator

Kuvendi/ 106 vota për shkarkimin e Ahmetajt, Balluku&Dhuka marrin poste
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi para gazetarëve pas përfundimit të seancës plenare se ajo që ndodhi brenda ishte e papranueshme. Sipas saj, qeveria ka vendosur prioritete të tjera duke i mohuar të drejtën e fjalës opozitës. Deputetja shpreson se në shtator situata do të ndryshoje nga ana e kryeparlamentares mirëpo nuk ka shpresa se do të ndryshojë qëndrimi i kryeministrit Edi Rama. 

'Sot parlamenti mohoi kërkesën e PD, u ndryshuan dhe prioritetet e qeverisë. E papranueshme që opozita të mos ketë asnjë hapësirë parlamentare. Besoj se ndryshimi i zëvendës kryeministrit është i papranueshëm. A kishte lidhje me aferën e inceneratorëve. Unë e kuptoj llogoren politike, ne jemi për parimin e hapjes së Dosjeve, ligj që do sjellë ndarjen e Shqipërisë nga tranzicioni. Të gjithë deputetët e parlamentit duhet të bien dakord për hapjen e dosjeve, nuk patëm mundësi që të diskutonim as për rezoltën e Kosovës. Shpresoj shumë që sjellja të ndryshojë në shtator, shpresoj që kryetarja e Parlamentit të dalë mbi palët, nuk shpresoj se Rama do të ndryshojë. '- u shpreh Tabaku. 

3 VITE ME PARE

Kuvendi voton! Miratohet shkarkimi i Ahmetajt, postin ia merr Balluku

Kuvendi/ 106 vota për shkarkimin e Ahmetajt, Balluku&Dhuka marrin poste

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka votuar ditën e sotme dekretet e Presidentit Bajram Begajt për ndryshimet në qeveri. Dekreti për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zv.kryeministrit dhe emërimi në vend të tij i Belinda Balluku ka marrë 76 vota pro dhe 32 vota kunder nga 108 deputetë pjesëmarres në votim. Po kaq vota mori edhe vendimi për Majlinda Dhokën si kryenegociatore e Shqipërisë me BE-në. Opozita votoi kundër duke mbledhur gjithsej 32 vota.

Balluku mori kështu postin e Arben Ahmetajt, i cili tashmë është një deputet i thjeshtë, kurse Dhuka zëvendësoi në detyrë Zef Mazin.

Seanca e sotme e Kuvendit u zhvillua vetëm për të miratuar ndryshimet në qeveri dhe nuk pati debat, gjë që shkaktoi reagimin e opozitës, të cilët thanë se Nikolla nuk u dha fjalën për të fshehur aferat që sipas tyre është përfshirë kryeministri Rama. Deputeti i Partisë Demokratikie Enkelejd Alibeaj dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kundërshtuan vendimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, e cila nuk lejoi që në sallë të kishte debate. 

Kryeministri Edi Rama njoftoi shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zëvendës kryeministrit dhe i ministrit të shtetit më 25 korrik. Në vend të Ahmetajt, Rama ka emëruar ministren e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Ballukut. Java nisi dhe me ndryshime në disa poste të tjera. Rama ndryshoi dhe Kryenegociatorit me BE Zef Mazin, duke e zëvendësuar me Majlinda Dhukën. Sipas Ramës, tani që prioriteti i Rindërtimit ia lë vendin prioritetit të Negociatave me BE do të ndërrojë edhe profili i ministrave.

3 VITE ME PARE

Salianji publikon foton nga seanca, akuzat për PS: Makineria e plaçkitjes, i marrin të gjitha dhe i përdhosin

Kuvendi/ 106 vota për shkarkimin e Ahmetajt, Balluku&Dhuka marrin poste
Kuvendi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë publike një foto nga seanca plenare, aty ku do votohet për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zëvendëskryeministrit. Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Salianji mes ironisë shkruan se makineria e plaçkitjes i hoqi fjalën opozitës.

Makineria e plaçkitjes! I marrin të gjitha, heqin fjalën e opozitës, përdhosin parlamentarizmin!”, shkruan Salianji.

3 VITE ME PARE

VD-Berisha: Rama është padrinoja e Ahmetajt, e ka urdhëruar të prekë rezervat e fondit të Këshillit të Ministrave

Kuvendi/ 106 vota për shkarkimin e Ahmetajt, Balluku&Dhuka marrin poste
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ka ndalur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama edhe jashtë parlamentit, duke e akuzuat atë si përgjegjësin kryesor të aferave. Jashtë, në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Berisha e cilësoi Ramën si padrinon e Arben Ahmetajn, i cili u shkarkua nga posti i zv.kryeministrit. 

"Në parlamentit e monizmit të plotë dhe në nenin 110 të saj sanksonon programin dhe përbërjen e qeverisë. Në çdo parlament në botë do të bëhej debat, e ka të qartë Edi Rama, por bën çdo lloj përpjekje për të mbuluar faktin se është padrinoja e Arben Ahmetajt. Unë ia thashë në parlament se qyrkun e hajdutit nuk e heq dot nga shpina. Ai ka firmosur për të vjedhur. Edi Rama ka urdhëruar shumëfishin e Arben Ahmetajt. Përdoret vetëm në raste fatkeqësish natytrore. Edi Rama është firmëtari i famshëm që ka dhënë për tenderin e Sharrës 8 pikë kompanisë së tij. Ja pse nuk lejojnë diskutimin se këto do ua thonim me dokumenta shqiptarëve. Erion Veliaj ka firmosur për miliona euro. Në fakt këshilli ka bërë mbledhje javë më vonë për të miratuar për të hyrë në fuqi dhe për të bërë aktive marrëveshjen. Këta nuk njohin asnjë ligj dhe moral,"-tha Berisha ndër të tjera. 

Prononcimi për mediat i kryetarit të PD, Sali Berisha, jashtë sallës së Kuvendit

Në Parlamentin e monizmit të plotë, Edi Rama shkelmon rregulloren e cila në nenin 110 të saj sanksionon debatin Parlamentar për programin, por edhe për përbërjen e Këshillit të Ministrave. Sot ndryshon përbërja e Këshillit të Ministrave dhe në çdo Parlament në botë, përveç Parlamentit të monizmit të plotë do të bëhej debat. Këtë e ka të qartë Edi Rama, por ai bën çdo lloj manovre dhe çdo lloj përpjekje për të mbuluar faktin se ai, Rama, është padrino i Arben Ahmetajt. Ia thash edhe në Parlament, vish çdo lloj xhakete, por qyrkun e hajdutit nuk e heq dot kurrë nga shpina. Kjo është e vërteta. E vërteta është se ai ka firmosur në shkelmim të ligjeve të vendit dhe vetëm e vetëm për të vjedhur. Kontratë me negociata të mbyllura që s’mund të firmosej kurrë nga një kryeministër që do të zbatojë ligjin.

Edi Rama është shumëfishi i Arben Ahmetajt. Ai ka urdhëruar Arben Ahmetajn për prekjen e fondit rezerve të Këshillit të Ministrave që përdoret për fatkeqësi natyrore apo truma të tjera, përdorimin e tij për inceneratorët, qoftë për Elbasanin, qoftë për Fierin. Edi Rama është firmëtari i famshëm që dha për tenderin e Sharrës 8 pikë kompanisë së vet Gugalja-Zoto-Mërtiri. Ja pse nuk lejoi diskutimin, se këto do ia tregonim me dokumente shqiptarëve. Do i tregonim shqiptarëve se vërtetë Ahmetaj është strumbullar i kësaj çështje, por bajlozët e zinj më kryesorë janë Edi Rama, Engëll Agaçi dhe Erion Veliaj. I cili siç e keni marrë vesh ka firmosur për 91 milionë euro duke falsifikuar dokumentin e firmosur prej tij e duke e paraqitur atë si dokument të të gjitha bashkive të Qarkut Tiranë. Duke falsifikuar, duke paraqitur 91 milionë euro të firmosura, të aprovuara nga Këshilli i qytetit të Tiranës, Parlamenti i Tiranës, dhe në fakt, Këshilli ka bërë mbledhjen javë më vonë për të miratuar atë dokument që kishte hyrë në fuqi dhe kishte bërë aktive marrëveshjen. Këta para vjedhjes nuk njohin asnjë pengesë, asnjë ligj, asnjë moral, prandaj sot nuk lejojnë Parlamentin të diskutojë.

3 VITE ME PARE

VD-Rama miting në Tiranë, Berisha: Unë do festoj në Mirditë me shqiptarë të vërtetë. Hajde "bye-bye"

Kuvendi/ 106 vota për shkarkimin e Ahmetajt, Balluku&Dhuka marrin poste
Sali Berisha

TIRANË- 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Amerikës, Sali Berisha do e festojë në Mirditë, ku sipas tij ka shqiptarë të vërtetë.Nga dalja për mediat prej selisë së Parlamentit, Sali Berisha komentoi edhe festimet që janë parashikuar të zhvillohen sot në Tiranë për çeljen zyrtare të negociatave me BE-në.

"Me kaq po ju falënderoj sepse unë po nisem për në Mirditë. Do festoj me mirditorët 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA. Rama bën anti-miting, ndërsa unë do e festoj me shqiptarët e vërtetë dhe jo me nëpunës të paguar të cilët siç patë mesazhet vijnë aty vetëm për të ruajtur kafshatën e gojës dhe vendin e punës.

Në fakt, të kremtosh marrëdhëniet me SHBA me Edi Ramën dhe Taulant Ballën është njëlloj si të shkosh me Saimir Tahirin në ‘Shtëpinë e Bardhë’.

3 VITE ME PARE

VD-Bashkëpuntori i Sigurimit të Shtetit, Balla: Është çështje serioze, kërkon reflektim

Kuvendi/ 106 vota për shkarkimin e Ahmetajt, Balluku&Dhuka marrin poste
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit deklaroi se nuk mund të ketë debat kur ka ndryshime qeverie. Në përgjigje nga Foltorja për akuzat e Enkelejt Alibeajt, Balla tha se kjo gjë nuk ka ndodhur as në 2007 kur ai u vendos si ministër, edhe pse atëherë opozita e kohës kishte kërkuar debat. Po ashtu, Balla u ndal edhe te kërkesa e Autoritetit të dosjeve për të ndërhyrë Kuvendi për rastin se një politikan i lartë, duke përmendur emrin e ish-presidentit Ilir Meta.

“Kushtetua e miratuar në 98 dhe rregullorja, u ftoj që të gjeni një rast të vetëm që kur ka pasur ndryshime të pjesshme në qeveri, që të jetë zhvilluar debat. Edhe në 2007, kur Alibeaj zëvendësoi Rusmailin unë kërkova debat. dhe kryetarja e asaj kohe dha sqarim se s’ka debat. Kjo është e mbyllur. Nuk ka pasur ndonjëherë debat në këtë pikë. Çështja e një shkrese të ardhur nga Autoriteti i Dosjeve nuk është procedurë, por e meriton sa më shpejt të mundemi që të kemi debat dhe reflektim serioz. Kërkon reflektim serioz që edhe fakti që një sekretar partie e përdhos këtë Kuvend me praninë dhe gjuhën e tij. Tani na doli se Zonja Sula është patronazhiste, se bën detyrën e saj me dinjitet. Na doli patronazhist, dhe dy zotërinj, zoti Marku dhe Vrioni. Ky është turp i madh, nëse ka ngelur më PD duhet të shohë dhe duhet të flasë, e njëjta linjë sikur u sulmua departamenti amerik i shtetit. Duhet t'i japim drejtim çështjeve, autoriteti i dosjeve duhet të rishikojë të gjithë dosjet e politikanëve. Unë shpresoj se dhe PD, nëse doni merrni iniciativën, ne do t'i mbështesim.  Ngritja e bashkëpunëtorëve të Shtetit, shërbim terrori në të gjitha majat e politikës, kërkon reflektim. Unë dhe zoti Meta, kur zoti Meta ishte kryetar Kuvendi e kemi mbështetur së bashku zonjën Genta Sula si kryetare e Autoritetit. Pak javë më parë e votuam me konsensus. Genta Sula na doli patronazhiste,"-tha ndër të tjera Balla.

3 VITE ME PARE

VD-Ndryshimet në qeveri, s'lejohen diskutimet/ Berisha: Akt i pashembullt

Kuvendi/ 106 vota për shkarkimin e Ahmetajt, Balluku&Dhuka marrin poste
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me akuza në seancën e sotme plenare, pas rrëzimit të kërkesës për debat për ndryshmet në kabinetin e qeverisë. Në fjalën e tij, në Kuvend, Berisha tha se kryeministri Edi Rama edhe pse po i shmanget deputetëve, nuk mund ta bëjë për një kohë të gjatë. 

"Vendimi për të shkelur rregulloren e parlamentit, e cila garanton debatin për programin dhe përbërjen për Këshillin e Ministrave. Është një akt i pashembullt. Asgjë nuk të heq ty qyrkun e vjedhësit. Ti kërkon t'ua mohosh deputetëve të drejtën e fjalës. Nëse flasin, ju faktojnë shqiptarëve se padrinoja i Ahmetajt e ka emrin Edi Rama. Në emër të ligjit të këtij parlamenti hap debatin siç parashikon rregullorja dhe mos përdorni arbitraritetin. Mos të mendojë Edi Rama se duke i shpëtuar gjykimit në parlament, do i shpëtojë gjykimit në rrugët e Shqipërisë, kurrë jo,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM- Kurrë se kemi parë me këtë ngjyrë! Rama zgjedh ngjyrën e re të kostumit, preferon...rozën

Kuvendi/ 106 vota për shkarkimin e Ahmetajt, Balluku&Dhuka marrin poste
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që në seancën e fundit parlamentare të vishet me ngjyrën rozë. Kjo është një pamje ndryshe e Ramës, i cili në daljet e mëparshme është shfaqur me kostum të bardhë. 

Në këtë seancë do të votohet shkarkimi i zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe emërimi në këtë post të Belinda Ballukut. Kjo seancë nuk do të shoqërohet me debat. Pavarësisht kërkesës së bërë nga Partia Demokratike disa ditë më parë, Kuvendi e rrëzoi duke mos pranuar debatin.

3 VITE ME PARE

VD-Ndryshimet në kabinet, Alibeaj-Nikollës: Më more dje e pataksur për Autoritetin e Dosjeve, sot na heq të drejtën e fjalës

Kuvendi/ 106 vota për shkarkimin e Ahmetajt, Balluku&Dhuka marrin poste
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mori fjalën dhe akuzoi kryetren e Kuvendit Lindita Nikolla se po i ndërpret deputetëve të drejtën për të folur për ndryshimet e bëra nga kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij në Kuvendin e sotëm, Alibeaj tha se kjo ishte shkelje e Rregullores së Kuvendit, e se për 'çështje' të tjera si ajo e Autoritetit të Dosjeve, Nikolla e kishte telefonuar me urgjencë. 

“Ka tre ditë që kam kërkuar që kjo seancë të nisë me debat. Ajo që diskutohet sot është shkarkimi dhe emërimi i ministrave.  Ministrat nuk janë ekip basketbolli, hiq një mbrojtës vendos një sulmues, janë njerëz që marrin topin që është fati i shqiptarëve. Sot ju s’keni asnjë të drejte për ti bërë shqiptarët të kuptojnë se kush po i qeverisë. Zonjë është e udhës që sot, tani në këtë seancë ju tu ktheni parlamentin deputetëve edhe shqiptarëve. Të dëgjojmë, të diskutojmë dhe të shqyrtojmë aktet e para të presidentit të republikës. Më thirrët dje në pikë të mëngjesit e pataksuar nga dosja e Autoritetit të Dosjeve. Autoriteti nuk e ka të drejtën të paraqesë kërkesë për ndryshim ligjor, por duhet që çdo procedurë ligjore të diskutohet. Por sot që ky Parlament duhet të diskutojë kontrollin e ndryshimeve në qeveri kok është e papranueshme. Ju keni detyrimin që sot në këtë parlament të drejtën e fjalëve t’ia jepni deputetëve. Se shqiptarët janë ulur sot para Parlamentit të që të shohin e dëgjojnë pse ka ikur njëri dhe ka ikur tjetrit,”- tha Alibeaj.

3 VITE ME PARE

VD-I ulur si deputet i thjeshtë! Ahmetaj zbret nga kabineti, akomodohet mes kolegëve

Kuvendi/ 106 vota për shkarkimin e Ahmetajt, Balluku&Dhuka marrin poste
Arben Ahmetaj

TIRANË- Seanca e posaçme parlamentare për ndryshimet në qeveri ka nisur ndryshe për Arben Ahmetajn. Sot, Ahmetaj ka zbritur nga kabineti dhe është ulur në Kuvend si një deputet i thjeshtë. Ai është ulur në krah të sekretarit të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.

Në këtë seancë do të votohet shkarkimi i zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe emërimi në këtë post të Belinda Ballukut. Kjo seancë nuk do të shoqërohet me debat. Pavarësisht kërkesës së bërë nga Partia Demokratike disa ditë më parë, Kuvendi e rrëzoi duke mos pranuar debatin.

seance plenare 28 korrik 2022

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit