Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas Bardhit ky është një standard i dyfishtë i Gjykatës, pasi në 32 vite nuk ka ndodhur asnjëherë që të kërkohet një autorizim i tillë.
TIRANË- Deputeti demokrat, Gazment Bardhi është përplasur sot me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Debati ka nisur në seancë lidhur me një kërkesë të gjykatës për të paraqitur një autorizim nga 28 deputetët për avokatin që do t’i përfaqësojë në shqyrtimin e padisë për VKM-në e kullave. Sipas Bardhit ky është një standard i dyfishtë i Gjykatës, pasi në 32 vite nuk ka ndodhur asnjëherë që të kërkohet një autorizim i tillë.
DEBATI I ZBARDHUR NGA BW:
Bardhi: Ka tetë muaj që kjo çështje po zvarritet, ka interes të lartë publik. Ka abuzim me pronat lidhur me këtë vkm dhe nuk çmojmë që ka ende nevojë për ta zvarritur akoma më shumë këtë çështje.
Holta Zaçaj (kryetarja e Gjykatës Kushtetuese): Ju përfaqësoni vetëm një pjesë të deputetëve. Përfaqësimi duhet të jetë me 28. Personi që autorizohet duhet të jetë me 28. Nëse keni kërkesa të tjera me autorizimin e subjektit të interesuar mund ti kishit paraqitur përpara. Nëse ju nuk do të kërkoni kohë për ta plotësuar këtë, gjykata do të mblidhet dhe do të caktojë një seancë tjetër derisa ju të rregulloni aktin e përfaqësimit. Arsyeja pse u pyeta është që të kërkoni kohën e duhur që u nevojitet.
Bardhi: Ne autorizojmë avokatin të vazhdojë gjykimin. U kontestua vendimi. Jemi deputetë nënshkrues prezentë.
Zaçaj: Nuk ta kam dhënë fjalën. Do flisni kur tua jap unë fjalën. Sot ne nuk kemi një akt përfaqësimi të 28 deputetëve dhe nuk kemi 28 deputetë në sallë që të deklarojnë përfaqësimin. Tërhiqemi për të komunikuar seancën e radhës.
Bardhi: A mundet? Se kam një pretendim.
Zaçaj: Nuk ua kam dhënë fjalën.
Bardhi: Në qoftë se doni ta zvarrisni, vazhdojeni. ne dy deputetë jemi prezentë në seancë, kemi të drejtën e përfaqësimit. Ju nuk po na jepni as të drejtën për të folur. Kërkuam fjalën, kemi të drejtën për të folur. Ju nuk mund të tërhiqeni pa na dëgjuar. Keni marrë një vendim pa na dëgjuar. Unë dhe kolegia ime jemi prezentë në seancë. Nëse Kushtetuesja na e ka hequr të drejtën e fjalës, na e thoni dhe të mos vijmë më. E njëjta trupë ka pranuar kërkesat e grupit të PD-së, 3 cështjen në muajin e fundit. Nëse keni ndryshuar standardin na e thoni. Keni dhënë një vendim para një jave dhe para një muaji, me të njëjtin autorizim. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në 32 vite që të firmoset autorizim, kemi firmosur për kryetarin e grupit. Duhet ta themi këtë për t’u përfshirë në procesverbal.
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish seancën për padinë e grupit të deputetëve të Partisë Demokratike në lidhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave për ndërtimet pa leje. Këtë herë shka për shtyrjen është bërë fakti që Kushtetuesja ka kërkuar që 28 deputetët e PD-së të firmosin një autorizim për palën që do t’i përfaqësojë. Deputeti Gazment Bardhi e ka konsideruar absurd shtyrjen e seancës. Bardhi tha se çështja e autorizimit bëhet për të zvarritur procesin gjyqësor. Ai e akuzoi Gjykatën Kushtetuese se është eng i kryeministrit Edi Rama.
Sali Berisha TIRANE- Kryedemokrati Berisha i ka kërkuar kryeministrit Rama ballafaqim publik, duke ia bërë të qartë se ësht&e...
Eno Bozdo TIRANË- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo denoncon se Enti Rregullatori i Energjisë, ka jus...
Sali Berisha TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar dhunën ndaj punonjësit të Bashkisë Patos, Bato Dalipaj, i cili u sulm...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar debatin e hapur për posterin e bërë nga Belind Këlliçi, i cili...
Edi Rama TIRANË- Një pjesë e madhe e tenderëve që zhvillojnë institucionet publike janë me konkurrencë të cung...
Komisioni TIRANË- Deputetë të majtë dhe të djathtë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë janë bër&e...
Erion Veliaj TIRANË- Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj, gjatë takimit me banorët e Njësisë 7 në krye...
Edi Rama SERBI- Mediat serbe raportojnë se kryeministri Edi Rama ka dështuar me kërkesën e depozituar në Këshillin e Evrop&e...
Posterat e Belind Këlliçit TIRANË- Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bas...
Nisma Thurje TIRANË- Nisma Thurje organizoi një takim me banorët e Tiranës tek Pazari i Ri. Në këtë takim u prezantuan l...