LIVE UPDATES
Politike

Dhuna për formularin e PS/ Berisha: Terror ndaj votës së lirë, dëshmi e makinerisë shtetërore si makineri dhune

erisha e cilëson një akt të rëndë, duke shigjetuar agresionin e drejtorit të ndërmarrjes komunale të Bashkisë Patos, ndaj punonjësit Bato Dalipaj. Kryedemokrati, në një prononcim për mediat nga selia blu, i doli në krahë punonjësit të Bashkisë Patos, duke e konsideruar gjestin e tij si një akt frymëzues ndaj të gjithë shqiptararëve, për të refuzuar çdo shkelje ndaj votës së lirë.

26 Prill 2023, 13:26 Nga m.s
Dhuna për formularin e PS/ Berisha: Terror ndaj votës së
Sali Berisha

TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar dhunën ndaj punonjësit të Bashkisë Patos, Bato Dalipaj, i cili u sulmua nga eprori i tij, pasi refuzoi të plotësonte formularin e votave për PS. Berisha e cilëson një akt të rëndë, duke shigjetuar agresionin e drejtorit të ndërmarrjes komunale të Bashkisë Patos, ndaj punonjësit Bato Dalipaj. Kryedemokrati, në një prononcim për mediat nga selia blu, i doli në krahë punonjësit të Bashkisë Patos, duke e konsideruar gjestin e tij si një akt frymëzues ndaj të gjithë shqiptararëve, për të refuzuar çdo shkelje ndaj votës së lirë. Në emër të PD-së, Berisha trumbetoi me të madhe se opozita do bëjë gjithçka, ndaj atyre që ai i cilësoi si kriminelë elektroralë, për të marrë dënimin e merituar. Bato Dalipaj refuzoi që të firmoste një formular se sa persona ishin në familje. 

Fjala e Berishës:
Falangat e krimit elektoral të administratës së narkoshtetit kanë dhunuar fizikisht, keqtrajtuar kafshërisht qytetarin Bato Dalipaj sepse kanë dashur t’i imponojnë me detyrim, paraqitjen e listës së votuesve, të cilët ai duhet të komprometonte për PS-në.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të drejtorit të ndërmarrjes komunale të Bashkisë Patos, ndaj punonjësit Bato Dalipaj.
Ky është një akt i rëndë, një dëshmi flagrante e përdorimit të makinerisë shtetërore si makineri dhune, terrori ndaj qytetarëve dhe votës së tyre të lirë.
Nga ana tjetër, jam këtu për t’i shprehur nderimin më të thellë, solidaritetin më të madh, zotit Bato Dalipaj, një hero i votës së lirë, për qëndresën e tij të pamposhtur ndaj gangsterëve të pushtetit, ndaj kriminelëve elektoralë të pushtetit.
Garantoj Baton se akti i tij është një akt frymëzues për të gjithë qytetarët shqiptarë, për t’i treguar vendin armiqve të votës së lirë, falangave të Edi Ramës.
U bëj thirrje qytetarëve të denoncojnë në portalin e Transparencës së PD, sikundër edhe si qytetarë dixhitalë, çdo akt apo presion nga kriminelët elektoralë, duke filluar nga krye-kryekrimineli Edi Rama.
I garantoj se opozita shqiptare dhe PD do bëjnë gjithçka që këta kriminelë elektoralë të marrin ndëshkimin e merituar.
Njëkohësisht, i ftoj të mbajnë parasysh se entuziazmi, se elektrizimi i krijuar sot në shoqërinë shqiptare nga kandidaturat e primareve, ka kallur tmerr shpirtëror, si tek kandidatët e bodrumit të mafias, ashtu edhe te vetë Edi Rama, i cili në një akt të paprecedent në historinë 32-vjeçare të zgjedhjeve, me vetëdijen se kandidatët e tij janë njerëzit më të diskredituar të shoqërisë, ka pushtuar vetë të gjitha hapësirat komerciale të reklamave, vetëm e vetëm që t’i vendosë në errësirë ata.
Ai e di se dalja e fytyrës së Erion Veliajt në Tiranë, u kujton qytetarëve të Tiranës, sipas polleve serioze, tre tipare fatale: hajdutin, gënjeshtarin, fallsin.
Për herë të parë në 32 vite, qytetarët shpallin falls një politikan më shumë se 65 përqind e tyre.
Të njëjtin politikan e shpallin vjedhës, të korruptuar, 67 përqind të tyre. E shpallin gënjeshtar, 64 përqind e tyre.
Edi Rama duke e ditur se votohet për të dhe jo për Ramën, zë hapësirat e reklamave me shpresë se do mund të largojë këto mendime nga qytetarët./Dosja.al

bato dalipaj sali berisha dhunohet bato dalipaj

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen