1 Janar 2026, 11:55
Nga I.A
Nexhat Daci
KOSOVË- Akademiku Nexhat Daci, i cili ka shërbyer si Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe përkohësisht si President në detyrë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës në vitin 2006 ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Kuvendit ,Dimal Basha.
"Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, një figurë të shquar të jetës politike dhe publike të vendit tonë.Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci, miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij", ka shkruar Basha.
Basha ka shtuar se gjatë viteve të shërbimit të tij në krye të Kuvendit të Kosovës, ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e demokracisë parlamentare të vendit tonë.
"Me vizion, maturi dhe përkushtim, z. Daci kontribuoi në ndërtimin e institucioneve demokratike, në forcimin e Kuvendit si zë i qytetarëve dhe në avancimin e proceseve politike në prag të shtetësisë së Kosovës.Trashëgimia e tij politike mbetet pjesë e historisë së Kuvendit dhe e përpjekjeve tona për shtetndërtim.U prehtë në paqe", u shpreh Basha.
Daci ishte gjithashtu themelues i Lidhjes Demokratike të Dardanisë dhe ka mbajtur një rol të rëndësishëm në politikën kosovare edhe pas përfundimit të mandatit si kryeparlamentar. Aktiviteti i tij politik ka lënë gjurmë në zhvillimin institucional dhe parlamentar të vendit.
nexhat daci
Politike
1 Janar 2026, 10:42
I.A
Edi Rama
TIRANË- Viti 2026 po e gjen Shqipërinë në një udhëkryq të ri sa i përket raporteve të politikës ...
Politike
31 Dhjetor 2025, 22:27
TIRANË- Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj së bashku me disa qytetarë, ka shtruar tryezë...
Politike
31 Dhjetor 2025, 20:43
I.A
TIRANË- Gazetarja investigative Ola Xama ka bërë publike të dhëna tronditëse mbi hetimet e SPAK për tenderat e zhvilluar ng...
Politike
31 Dhjetor 2025, 19:41
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mesazhin e tij të Vitit të Ri 2026, duke vënë theksin te arritjet e ...
Politike
31 Dhjetor 2025, 16:48
I.A
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e...
Politike
31 Dhjetor 2025, 16:17
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me anë të një mesazhi ka përmbledhur vitin që lam&eum...
Politike
31 Dhjetor 2025, 16:02
I.A
KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit është i qartë dhe ...
Politike
31 Dhjetor 2025, 14:37
I.A
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se do të takohet së shpejti me president...
Politike
31 Dhjetor 2025, 14:17
I.A
Në prag të ndërrimit të viteve, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka ndërmarrë një plan masash në të gjithë...
Politike
31 Dhjetor 2025, 13:19
I.A
Tri ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qart&eu...