Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet në konferencë për shtyp lidhur me mungesën e Elisa Spiropalit në seancën për votimin e imunitetit të Belinda Ballukut. • Në përgjigje, Balla deklaroi se vendimet do i marrë së bashku me grupin parlamentar. • Pas deklaratave të Ballës ka reaguar edhe Spiropali. • Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali thekson se nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë duhet bërë pa vonesë. • Spiropali gjithashtu shprehet se çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet në konferencë për shtyp lidhur me mungesën e Elisa Spiropalit në seancën për votimin e imunitetit të Belinda Ballukut. Në përgjigje, Balla deklaroi se vendimet do i marrë së bashku me grupin parlamentar.
“Nuk i marr vetëm vendimet, i marr me grupin parlamentar. Që kështu do ta pyes dhe grupin parlamentar për këtë çështje”, tha Balla.
Ndërsa kryeministri Edi Rama kur u pyet në konferencë nga gazetarët për arsyen e mungesës së Spiropalit në seancën për votimin e imunitetit të Ballukut, tha se “Balla merret me mungesat”./Dosja.al
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka reaguar lidhur me një deklaratë të Taulant Ballës. Ky i fundit tha sot se mund të mbledhë grupin socialist për të marrë një vendim lidhur me mungesën e Spiropalit në seancën parlamentare të 12 marsit për votimin e imunitetit të Belinda Ballukut.
Përmes një postimi në Facebook, Spiropali thekson se nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë duhet bërë pa vonesë. Spiropali gjithashtu shprehet se çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr.
Statusi Spiropalit:
Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike. Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë.
Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë. Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr. Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut./Dosja.al