Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ SHBA vijon bombardimet, Irani përgjigjet me sulme në shtetet e Gjirit
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës bëri të ditur se, menjëherë pas identifikimit të rastit, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka njoftuar autoritetet gjermane.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka thënë se në ambientet e jashtme të Ambasadës së Kosovës në Berlin janë vendosur etiketa fyese me përmbajtje shoviniste në gjuhën serbe mbi pllakatin identifikues të objektit diplomatik.
Sipas njoftimit, mbishkrimet përmbajnë slogane nacionaliste dhe nxitëse, përfshirë mesazhe si “Nuk ka dorëzim” dhe “Kosova është Serbi”, si dhe thirrje të tjera me konotacion propagandistik dhe përçarës.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës bëri të ditur se, menjëherë pas identifikimit të rastit, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka njoftuar autoritetet gjermane.
“Veprime të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me normat dhe konventat ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë e misioneve diplomatike si dhe dëmtojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërmjet shteteve”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Termat dhe narrativët fyes ndaj shqiptarëve të Kosovës janë përdorur shpesh në diskursin publik në Serbi, përfshirë nga zyrtarë të lartë shtetërorë.
Në mars të vitit të kaluar, gjatë një debati në Kuvendin e Serbisë, kryeparlamentarja Ana Bërnabiq iu referua mediave nga Kosova me terma fyes, pavarësisht se një vendim gjykate në Serbi e ka shpallur termin “shiptar” si politikisht jokorrekt dhe ofendues.
Gjithashtu, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka përdorur vazhdimisht narrativë për “persekutim” apo “terror ndaj serbëve”, ndërsa përfaqësues të saj kanë bërë deklarata të ashpra ndaj institucioneve të Kosovës.
Raste të tilla, sipas organizatave vendore të sigurisë, janë shoqëruar me përhapje të dezinformatave dhe narrativëve përçarës, sidomos në platforma si Telegram./REL
TIRANË- Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula ka pezulluar nga detyra drejtorin e Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Metën ...
Sali Berisha TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin lidhur me kërkesën e Kryedemokratit Sali Berishës, për masën e ...
TIRANË- Drafti i Partisë Socialiste për rregulloren e Kuvendit është zbardhur. Në draft parashikohen disa ndryshime nga rre...
Ilir Beqaj TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u paraqit sot në seancën gjyqësore lidhur me procesin e...
Foto ilustruse KOSOVA- Deri më tani nuk ka marrëveshje ndërmjet partive politike parlamentare për një emër konsensual pë...
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku “Ende nuk e kemi zgjidhjen, por do t’ju njoftojmë së shpejti”, ka thënë kryeministri...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama armiqësinë e ...
Foto ilustruse TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka deklaruar se gjatë vitit 2025 ka pasur ...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama po mbyll përfundimisht dyert e BE-së...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar ditën e sotme se ditën që do të paraqitet kërkesa për ...