LIVE UPDATES
Politike

Analiza e DW: Kosova ende pa emër konsensual për president

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që është edhe lideri i partisë më të madhe në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, ditët e fundit zhvilloi disa takime me dy udhëheqësit e dy partive opozitare, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, por ai u shpreh skeptik nëse do të arrijnë një marrëveshje për gjetjen e një figure për president që do të kishte mbështetje të gjerë.

3 Mars 2026, 13:52 Nga E.d
Analiza e DW: Kosova ende pa emër konsensual për president
Foto ilustruse

KOSOVA- Deri më tani nuk ka marrëveshje ndërmjet partive politike parlamentare për një emër konsensual për president të Kosovës, ndonëse janë dy ditët e fundit sipas afatit kushtetues kur vendi duhet të ketë president të zgjedhur. Në të kundërtën, automatikisht sipas Kushtetutës, Kosova shkon sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që është edhe lideri i partisë më të madhe në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, ditët e fundit zhvilloi disa takime me dy udhëheqësit e dy partive opozitare, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, por ai u shpreh skeptik nëse do të arrijnë një marrëveshje për gjetjen e një figure për president që do të kishte mbështetje të gjerë.

Kurti: Angazhim që mos shkohet në zgjedhje të parakohshme

Kurti tha se nuk i ka 80 votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit dhe se ajo çfarë mund të bëjë ai me numrat aktualë është t'i sigurojë nënshkrimet për dy kandidatë, ndonëse nuk përmendi emra. "Si Lëvizje Vetëvendosje ne kemi mundësi që ta nxjerrim një kandidat sepse i bëjmë 30 nënshkrime, aq sa nevojiten për të pasur kandidaturë. Bashkë edhe me pakicat që i kemi në mazhorancë mund t'i nxjerrim dy kandidatë. Për shkak se me 66 veta i kemi 60 nënshkrime. Tash edhe opozita, nëse nuk e përfshijmë Listën Serbe, janë 43 deputetë, 22 PDK-ja, 15 LDK-ja dhe 6 AAK-ja, gjithsej bëjnë 43. Pra edhe opozita mund të nxjerrë kandidat”, tha Kurti, duke përmendur Kushtetutën e cila, sipas tij, e thotë qartë se "ne duhet të angazhohemi maksimalisht që të mos shkojmë në zgjedhje”.

Secila parti me kandidatin e saj?

Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, tashmë është deklaruar se dëshiron të kandidojë edhe për një mandat të dytë pesëvjeçar, por, sipas kryeministrit Kurti, i cili nuk shprehet qartë nëse e mbështet kandidaturën e saj, partia e tij nuk i ka votat e mjaftueshme. "Ne duhet t'i kemi 80 veta, të cilët qëndrojnë në sallë dhe votojnë minimalisht. Konsiderojmë që nuk duhet të shkojmë me 80 në votim. Po doli 79 numri në fund, automatikisht shkojmë në zgjedhje. E kemi prioritet absolut në situatën aktuale politike evitimin e zgjedhjeve. Duhet të sigurohemi që jo t'i kemi 80, por nja 84–85 veta”, thotë Kurti. Sipas tij, nëse nuk arrihet një marrëveshje për një figurë me mbështetje të gjerë, atëherë një nga opsionet është që secila parti ta propozojë kandidatin e vet dhe procesi të zhvillohet përmes garës në Kuvend.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare me 22 vende në parlament PDK-së, Bedri Hamza, ndërkaq, thotë se "zgjedhja e Presidentit nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur”. "Si subjekt politik opozitar, nuk kemi qenë dhe nuk jemi pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar, sipas frymës kushtetuese. Uroj që të ketë reflektim nga ata që e kanë përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë, duke shmangur kalkulimet afatshkurtra partiake”, thotë Hamza, duke shtuar se "stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë”.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ndërkaq, pas dy takimeve që zhvilloi me Kurtin, e sheh shumë të vështirë konsensusin politik për emrin e presidentit të ri, por thotë se ai "nuk ka qëndrim refuzues ndaj presidentes Vjosa Osmani”. LDK i ka vetëm 15 vota në parlament. "Pra, në qoftë se vendos Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja të ketë garë, atëherë shkojmë në zgjedhje sipas të gjitha gjasave, sepse nuk e di se si do t'i bëjnë 80 vota, por konsensusi bën president. LDK-ja ka qenë e angazhuar të gjejë president. Pra të gjejë një emër konsensual, jo zgjatim të qeverisë, mos të jetë vazhdimësi e qeverisë, e sidomos e një qeverie që i ka 51 për qind të votave. Presidenti duhej të ishte një kundërbalancë”, thotë Abdixhiku.

Rrezik për zgjedhje të jashtëzakonshme

Duke e parë"rrezikun” real që Kosova të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, shumë organizata të shoqërisë civile dy ditë më parë u janë drejtuar me një letër publike partive politike parlamentare, nga të cilat kërkohet që të gjendet një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit dhe të shmangen zgjedhjet e sërishme. "Konsensusi për zgjedhjen e Presidentit është domosdoshmëri për stabilitetin institucional. Zgjedhjet e përsëritshme të parakohshme nuk duhet të konsiderohen si instrument për të garantuar funksionimin e institucioneve, por, përkundrazi, ato e rrisin pasigurinë dhe dëmtojnë vazhdimësinë institucionale. Një President i zgjedhur me konsensus ofron stabilitet, siguron funksionimin normal të pushteteve dhe rrit besimin qytetar në institucionet e shtetit”, thuhet, mes tjerash, në letrën e publikuar nga shoqëria civile.

Parlamenti i Kosovës duhet të zgjedhë presidenten apo presidentin e vendit më së largu deri më 05.03, pra jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani, mandati i së cilës përfundon më 4 prill 2026. Për të garuar për president të vendit, një kandidati i duhet t'i sigurojë të paktën 30 nënshkrime të deputetëve, ndërsa nevojiten dy të tretat e votave në Kuvendin e Kosovës me 120 deputetë për t'u zgjedhur President. Kuorumi në Kuvend arrihet me 80 deputetë, ndërsa, nëse në dy rundet e para të votimit një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton t'i ketë 61 sosh. Dështimi eventual për ta zgjedhur presidenten apo Presidentin e ri të Kosovës deri më datën 05.03 do ta fuste vendin sërish në një krizë të re politike, duke e çuar Kosovën në zgjedhje të parakohshme parlamentare për herë të dytë brenda pak muajsh./DW

kosova president zgjedhje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet