Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Kosova nuk ka patur një armik më të egër se Edi Rama në gjithë ekzistencën e saj.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama armiqësinë e tij ndaj Kosovës e ka të lidhur direkt me Vuçiçin dhe trashëgiminë e tij. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Kosova nuk ka patur një armik më të egër se Edi Rama në gjithë ekzistencën e saj.
Sipas tij, kryeministri Rama është shërbëtor i urdhrave të Vuçiç. Në lidhje me këtë, Berisha tha se Ramës duhet t'i jepet një përgjigjie përmes një kryengritje paqësore.
Marshi Korreshi, SYRI TV: Në ditën që Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç kanë publikuar një artikull të përbashkët, Vuçiç në rrjetet e tij sociale publikoi një shënim: Kosova është Serbi, ishte dhe do të jetë, fundi i historisë. Ky bashkërendim i Ramës dhe Vuçiç a i dëmton interesat e Kosovës.
Sali Berisha: Totalisht. Mos harro një gjë. Në një moment acarimesh të marrëdhëniesh Kosovë-Serbi, Edi Rama është personi që deklaroi, se Kosova do të kthehet në moshën e bronzit, duke lënë të nënkuptojë se jo fuqitë konsensionale, por edhe ato bërthamore mund të përdoren drejt saj. Kosova nuk ka patur një armik më të egër se Edi Rama në tërë ekzistencën e saj. Shikoni ju, në studiot televizive shqiptare se, si agjentët e Beogradit kalojnë si hiena nga një studio në tjetrën për të mbrojtur Edi Ramën me porosi të Vuçiçit, i keni parë vetë ju. Shikoni Stanishiçin se si prenotohet në 3 studio në një natë, me detyrim nga Edi Rama për të zbatuar urdhrat e Vuçiçit në mbrojtje të tij.
Duhet të them se, ai armiqësinë ndaj Kosovës e ka të lidhur direkt me Vuçiçin dhe trashëgiminë e tij. Çfarë u thotë ky sot për padronin e tij në një kohë kur ai ka deklaruar haptas së mbështet Iranin dhe e ka bërë këtë sepse ka marrë ‘Shahidë’ nga Irani për ti përdorur kundër shqiptarëve. Lexoni pak se çfarë thotë ai për sulmet e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit. Se si dënon ai vrasjen e diktatorit me mizor që Irani ka njohur në histori. As Edi Rama nuk e ka përshëndetur këtë. Si mund të shkruash ti një letër, je skllav i tij, Edi Rama është argat i tij, zbaton vetëm urdhra.
Pyeteni pak si mund të firmosësh një letër, si mund të barazosh ti Shqipërinë me atë armik të egër, publik, të NATO-s dhe jo vetëm të shqiptarëve. Sepse është argati i tij, nuk ka shpjegim tjetër. Ndaj dhe shqiptarët, është fjala e tyre, është ora e tyre, është koha e tyre. Në kryengritje paqësore në duhet ti japim përgjigjen më të shpejtë, më të merituar./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka deklaruar se gjatë vitit 2025 ka pasur ...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama po mbyll përfundimisht dyert e BE-së...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar ditën e sotme se ditën që do të paraqitet kërkesa për ...
Sali Beriisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi dorëheqjen e kryeminsitrit Rama me arsyetimin se, po bllokon...
Klodian Braho BRUKSEL- Kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, Klodian Braho, ka udhëtuar në Bruksel për të...
Foto ilustruse TIRANË- Beteja për Partinë Demokratike mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka marrë fund plotësisht ...
Këshilli i Mandateve TIRANË- Raporti rekomandues i miratuar nga 5 anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve për ...
Rama dhe Balluku TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur ditën e sotme vendimin e arsyetuar të plotë për mosmarrjen e vendimi...
Edi Rama TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, ka mbledhur sot Kryesinë, në një takim që zgjati vetëm 30 minu...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka deklaruar ditën sotme se kuadri ligjor i financimit t&e...