Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Me anë të një postimi në X, Rama ka bërë të ditur tre konkluzionet që kanë dalë nga mbledhja e grupit socialist ditën e sotme.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për mosvendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e një anëtari të qeverisë nga Gjykata e Posaçme. Me anë të një postimi në X, Rama ka bërë të ditur tre konkluzionet që kanë dalë nga mbledhja e grupit socialist ditën e sotme.
Rama ka njoftuar se grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen e këtij problemi duke ndërhyrë në legjislacion. Ndërkohë që ka theksuar se me rivendosjen e masës së pezullimit, nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut.
Postimi i Plotë:
3 konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të ministres nga :
1. Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton.
2. Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion.
3. E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit.
Një shtesë nga ana ime:
SPAK-u nuk preket, vetëm mbështetet. Liria dhe e drejta e çdo prokurori për të hetuar çfarëdoqoftë e këdoqoftë nuk preken, vetëm garantohen. Pavarësia kushtetuese e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu nuk preken. Vetëm garantohen.
TIRANË- Diskutimet e brendshme në mbledhjen e grupit socialist po bëhen publike. Mësohet se i pranishëm në mbledhje ka qen&...
Ram Geci TIRANË- Biznesmeni Ram Geci është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme. Mësohet se bizn...
Jamarbër Malltezi TIRANË- Nis gjyqi për çështjen “Partizani”. Jamarbër Malltezi ka nisur lexim...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të niset ditën e sotme në Bruksel ditën e sotme. Në orën 14:00 Rama do ud...
Erion Veliaj TIRANË- Seanca paraprake për çështjen Veliaj do të mbahet sot në orën 12:00 në GJKKO. Gjykata e Pos...
TIRANË- Grupi parlamentar i PS-së është mbledhur mëngjesin e sotshëm. I pranishëm në mbledhje ka qenë dhe kr...
Edi Rama dhe Stefano Boeri ITALI- Drejtësia italiane ka caktuar datën 16 mars 2026 për procesit gjyqësor lidhur me...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është drejtuar sërish mbështetësve të tij...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar pas dhunimit të avokatit Kujtim Cakrani, duke e cil&...
Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta, ka dënuar nga burgu sulmin ndaj avokatit të tij, Kujtim Cakrani, i cili u dhunua nga d...