LIVE UPDATES
Politike

"Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave", PD: 800 inxhinierë pyjesh të papunë, ndërsa tenderat i fitojnë ish-zyrtarë të dënuar për afera të ndryshme

Ajo u shpreh se planet thjesht kopjohen nga ish planet e vjetra të mbarështimit të cilave u ka kaluar afati i përdorimit, duke evituar matjet dhe grumbullimin e të dhënave në terren.

22 Qershor 2025, 11:12 Nga N.F
"Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave",
Vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me administrimin dhe menaxhimin pyjeve, kullotave dhe zonave të mbrojtura. Vangjeli gjatë fjalës së saj theksoi se mbi 800 inxhinierë pyjesh janë pa punë, duke u privuar nga e drejta për të ushtruar profesionin e tyre qoftë dhe në mënyrë private.

Ajo u shpreh se planet thjesht kopjohen nga ish planet e vjetra të mbarështimit të cilave u ka kaluar afati i përdorimit, duke evituar matjet dhe grumbullimin e të dhënave në terren. Sipas saj tenderat i fitojnë ish-zyrtarë të dënuar për afera të ndryshme. Vangjeli tha se Partia Demokratike kërkon nga organet e hetimit të nisin menjëherë procedurat ligjore për identifikimin dhe penalizimin e shkelësve të ligjit. 

Deklarata e zëdhënëses:

Nuk është hera e parë që PD ngre zërin për anomalitë që lidhen me administrimin dhe menaxhimin pyjeve, kullotave dhe zonave të mbrojtura. Krahas anomalive ligjore të krijuara dhe denoncuara, nga të dhënat e administruara nga e tenderave vërehet krijimi i monopoleve nga subjekte preferencialë të lidhur me zyrtarë apo ish zyrtarë shtetërorë, ndërkohë që mbi 800 inxhinierë pyjesh janë pa punë, duke u privuar nga e drejta për të ushtruar profesionin e tyre qoftë dhe në mënyrë private.

Sipas Open Procurement konstatohet se procedurat e prokurimit me objekt ‘Hartimin e planeve të mbarështimit të fondit pyjor dhe kullosor për ekonominë pyjore në zona të ndryshme’, shkojnë tek një grusht operatorësh.

Kryeson subjekti ‘Lurimi’ shpk në pronësi të ish-kreut të IKMT-së Dibër, Lutfi Miftari i akuzuar për korrupsion. Ky subjekt sipas Open Corporates ka përfituar mbi 1 milion euro (me TVSH) nga bashkitë e Prrenjas, Bulqizë, Shkodër, Cërrik, Tepelenë, Tiranë, Pogradec, Dropull, Përmet etj.

Subjekt tjetër ‘Diava Consulting’ shpk me pronare znj. Vjollca Diku e cila ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës në administratën shtetërore pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Ky subjekt sipas Open Corporates ka përfituar mbi rreth 600 mijë euro (me tvsh) nga bashkitë Shkodër dhe Tiranë.

Subjekte të tjerë ‘Deja’ shpk (Haziz Porja) dhe ‘Arabel Studio shpk’ e kjo e fundit në pronësi të znj. Ana Nishku, akuzuar për veprën penale ‘Falsifikim i dokumenteve’, e cila ka qenë një nga të arrestuarit e SPAK për tenderin e bashkisë Bulqizë që penalizoi Lefter Allën.

Ekspertët e pyjeve, pjesë e strukturave të PD, kanë denoncuar se: Planet thjesht kopjohen nga ish planet e vjetra të mbarështimit të cilave u ka kaluar afati i përdorimit, duke evituar matjet dhe grumbullimin e të dhënave në terren;

Është e pa mundur që një subjekt të hartojë 2-3 apo 4 plane mbarështimi në një vit. Nëse vizitohet terreni për verifikimin e punimeve të kryera nuk gjendet asnjë shenjë ndarëse e ekonomive, ngastrave dhe n/ngastrave sipas kërkesave të manualit; (Ku të jenë materializuar në terren kufijtë me bojë të kuqe dhe tabela me numrat e ngastrave apo n/ngastrave).

Nuk gjenden sipërfaqet prove të inventarizimit të grumbujve pyjor të materializuar në terren; (Ku numri i sipërfaqeve prove për inventarizim të grumbujve pyjore, për një ekonomi pyjore varion nga 2000 – 3500 apo me shumë sipërfaqe, realizimi i të cilave kërkon kohë dhe staf profesional).

Mungojnë raporte e monitorimit në terren nga strukturat e Ministrisë Turizmit dhe Mjedisit. (Agjencia Kombëtare Pyjeve); Shpenzimet për hartimin e këtyre planeve janë marramendëse, ato përgjithësisht janë të papërditësuara në kadastrën e fondit pyjor dhe kullosor kombëtar, (Inxhinierët që kanë marrë pjesë në këto studime).

Duke qenë se Ministrja e linjës Mirela Kumbaro (Furxhi) nuk ka reaguar për të marrë masa lidhur me këto konstatime, Partia Demokratike kërkon nga organet e hetimit të nisin menjëherë procedurat ligjore për identifikimin dhe penalizimin e shkelësve të ligjit. Pasuria kombëtare është e shqiptarëve, nuk është as e ministrit as e drejtorëve as e zyrtarëve të kësaj qeverie të korruptuar.

pd menaxhimi i pyejeve

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet