Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Kryeministri ritheksoi vullnetin e sinqertë të Greqisë për të zgjidhur këtë çështje, duke nënvizuar se vendi ynë ishte dhe mbetet një nga pionierët e perspektivës integruese të Ballkanit Perëndimor.
GREQI-Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mbrëmjen e sotme në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel përsëriti qëndrimin e prerë të Greqisë, se çështja e marrjes së detyrës nga Fredi Beleri dhe e drejta e tij për një gjykim të drejtë nuk është një çështje dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë, por një çështje respekti për sundimin e ligjit, e cila është kurora e procesit të anëtarësimit.
Kryeministri ritheksoi vullnetin e sinqertë të Greqisë për të zgjidhur këtë çështje, duke nënvizuar se vendi ynë ishte dhe mbetet një nga pionierët e perspektivës integruese të Ballkanit Perëndimor. Kyriakos Mitsotakis në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Me rastin e pranisë së Kryeministrit në Samitin e Ballkanit Perëndimor, burime qeveritare deklaruan se:
“Qëndrimi i prerë i Greqisë është të mbështesë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, si një investim në stabilitetin, zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit. Kjo, natyrisht, me kushtëzimin e njohur, d.m.th për sa kohë që vendet kandidate plotësojnë kushtet dhe zbatojnë reformat e kërkuara. Është një proces i vështirë dhe i mundimshëm që varet nga performanca e vetë vendeve kandidate. Në çdo rast, një parakusht themelor është respektimi i vlerave themelore evropiane dhe reformat në lidhje me shtetin e së drejtës dhe veçanërisht mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e minoriteteve”.
Për sa i përket procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, të njëjtat burime thanë se qëndrimi i Greqisë është i qartë dhe i është shpjeguar palës shqiptare. Greqia nuk do të pranojë procesin e anëtarësimit nëse nuk ka përparim në çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.
Siç nënvizuan ata, “Greqia pranoi dërgimin e letrës së BE-së në Tiranë për hapin e parë të fillimit të negociatave, por me kusht që në fazën tjetër të procesit të ketë një lëvizje të qartë që Beleri të marrë përsipër detyrat dhe të respektojë të drejtën e tij për një gjykim të drejtë, si dhe prezumimin e pafajësisë. Përndryshe, Greqia nuk do të pranojë fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit”, thuhet në mediat greke.
Mesazhet e qarta nga Athina për palën shqiptare dhe liderët e BE-së u dërguan pak orë pas qëndrimit publik të Olaf Scholz-it i cili kërkoi të vazhdohet me “procedura të shkurtuara”, kursi i anëtarësimit të Shqipërisë dhe nëse është e mundur të anashkalohet e drejta e vetos në dispozicion të shteteve anëtare.
Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama BRUKSEL- Sot ka nisur samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Në pamjet e m&...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar për mbajtjen e gazetarit Elton Qyno nga SPAK prej 11 orësh. Me anë t&eu...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama dhe Oliver Varhelyi Komisioneri i Zgjerimit për BE-në kanë zhvilluar një takim në kuad&eu...
Sali berisha SHKODËR- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Bashkimi Evropian ka vendosur 7 kushte për hapjen e kapitullit të nego...
Sali Berisha SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me simpatizantët dhe anëtarët e PD n&eu...
Sali Berisha SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me simpatizantët dhe anëtarët e PD...
Sali Berisha SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar takimin e radhës në Shkodër me qytetarët dhe d...
Sali Berisha SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me simpatizantët dhe anëtarët e PD n&eu...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim çështjen për marrëveshjen e emigrantëve...
Valmir Elezi KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka pranuar ditën e sotme tri kërkesat e ndara për pezullimin ng...