Mijëra qytetarë në Bulevard/ Kërkojnë dorëheqjen pa kushte të Qeverisë: Kjo klasë politike po na mban peng
Shqiptarët nga Kosova i bashkohen protestës: Kërkojmë largimin e atyre që kanë dëmtuar këtë vend 2...
Shqiptarët nga Kosova i bashkohen protestës: Kërkojmë largimin e atyre që kanë dëmtuar këtë vend 2...
Protestuesit grisën flamurin izraelit/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Peleg: Ky akt cënon dinjitetin e popullit shqiptar ...
Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë 21 Qershor, 09...
PAMJET/ Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në k&eum...
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ministria thekson se Nikolli prej vitesh jeton dhe ushtron aktivitetin e tij profesional në Itali, ndaj pretendimet për largim nga një vend pune shtetëror në Shqipëri “nuk kanë si qëndrojnë”.
TIRANË- Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka hedhur poshtë pretendimet e sportistit David Nikolli që deklaroi se e kanë hequr nga puna pasi doli të protestonte. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ministria thekson se Nikolli prej vitesh jeton dhe ushtron aktivitetin e tij profesional në Itali, ndaj pretendimet për largim nga një vend pune shtetëror në Shqipëri “nuk kanë si qëndrojnë”.
Sipas Ministrisë, sportisti ka përfituar mbështetje financiare në kuadër të statusit të sportistit të nivelit të lartë. Ministria kundërshton edhe pretendimet për ndërprerje të marrëdhënies me Klubin Sportiv Partizani.
Postimi i Plotë:
Lidhur me deklaratat publike të sportistit David Nikolli, Ministria përgjegjëse për sportin sqaron se pretendimet e bëra prej tij nuk qendrojnë.
David Nikolli nuk ka qenë dhe nuk është i punësuar në asnjë organikë administrate apo në ndonjë ent a institucion shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Për rrjedhojë, pretendimi se i është hequr “puna shtetërore” është i pavërtetë dhe nuk mbështetet në asnjë fakt apo akt administrativ, dhe insinuata mbi protestën është edhe më e gabuar përveçse e pabazë tërësisht.
Gjithashtu, është fakt i njohur se sportisti prej vitesh jeton dhe ushtron aktivitetin e tij profesional në Itali, duke mos qenë i punësuar në Shqipëri. Për këtë arsye, pretendimet për largim nga një vend pune shtetëror në Shqipëri nuk kanë si qendrojnë.
Nga dokumentacioni financiar rezulton se sportisti ka përfituar mbështetje financiare në kuadër të statusit të sportistit të nivelit të lartë, përfshirë trajtim ushqimor dhe shpërblime sportive gjatë periudhës 2024–2026, në përputhje me legjislacionin dhe aktet nënligjore në fuqi.
Po ashtu, rezulton se Klubi Sportiv Partizani nuk e ka përjashtuar sportistin nga aktiviteti sportiv, por i ka ofruar mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në kuadër të strukturës së re organizative të klubit, përmes lidhjes së një kontrate si sportist i klubit. Sportistit i është kërkuar paraqitja e një kërkese zyrtare për shqyrtim nga organet drejtuese të klubit, me qëllim vijimin e marrëdhënies kontraktuale.
Në lidhje me pretendimet për përfitime të tjera financiare, theksojmë se legjislacioni sportiv në fuqi dhe aktet nënligjore përkatëse parashikojnë jo vetëm të drejta, por edhe detyrime për sportistët e nivelit të lartë, përfshirë respektimin e rregullave kombëtare dhe ndërkombëtare antidoping. Nga verifikimet administrative të kryera deri në këtë fazë, nuk rezulton që sportisti të jetë pjesë e sistemit kombëtar të regjistrimit antidoping dhe as të ketë dokumentuar kryerjen e kontrolleve antidoping sipas procedurave të parashikuara nga kuadri rregullator përkatës. Për rrjedhojë, çdo pretendim për përfitime apo shpërblime shtesë duhet të vlerësohet në funksion të përmbushjes së plotë të kritereve dhe detyrimeve të përcaktuara nga legjislacioni sportiv në fuqi.
Ministria përgjegjëse për sportin mbetet e angazhuar për zbatimin e legjislacionit sportiv, trajtimin e barabartë të sportistëve dhe mbështetjen e tyre mbi bazën e fakteve, dokumentacionit zyrtar dhe procedurave ligjore në fuqi. Ftojmë të gjithë aktorët që debatin publik ta mbështesin në fakte të verifikueshme dhe dokumentacion zyrtar, në interes të transparencës, integritetit të sportit dhe informimit të drejtë të opinionit publik dhe respektit e përgjegjësisë ndaj tij.
Elisa Spiropali TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka reaguar ditën e sotme, pasi kryeministri Edi Rama shënjestroi disa nga deputet&eum...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama akuzoi si autore për ndërtim pa leje, duke insinuuar hipokrizi, një prej dhjetëramijëra protestues...
PD TIRANË- Partia Demokratike ka dënuar ashpër grisjen e flamurit të Izraelit, të vendosur në ambasadën e këtij ven...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komenti të bërë në rrjetet sociale nga një ...
TIRANË- Gazeta prestigjoze The New York Times ka publikuar një artikull ku informon mbi situatën politike në Shqipëri. Artikul...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës pas protestës madh&eum...
Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg TIRANË- Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, ka reaguar pas incidenti...
Ministria e Punëve të Jashtme TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka reaguar ashpër pas ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se, qeveria kërkon të bashkëpunjë me qytetarët duke ndarë bashkë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sërish rreth protestës duke u shprehur se, flamingot nuk kanë nevojë për '...