Mijëra qytetarë në Bulevard/ Kërkojnë dorëheqjen pa kushte të Qeverisë: Kjo klasë politike po na mban peng
Shqiptarët nga Kosova i bashkohen protestës: Kërkojmë largimin e atyre që kanë dëmtuar këtë vend 2...
Shqiptarët nga Kosova i bashkohen protestës: Kërkojmë largimin e atyre që kanë dëmtuar këtë vend 2...
Protestuesit grisën flamurin izraelit/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Peleg: Ky akt cënon dinjitetin e popullit shqiptar ...
Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë 21 Qershor, 09...
PAMJET/ Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në k&eum...
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se protesta e gjysmë milioni shqiptarëve dhe rrethimi masiv i Kryeministrisë përbënin një moment historik, të cilin Rama e ka përjetuar si një disfatë të rëndë politike.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës pas protestës madhështore të qytetarëve, rinisë dhe diasporës, duke e cilësuar atë si një ngjarje që 'shefi i qeverisë' po e përjeton si “Vaterlonë personale”.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se protesta e gjysmë milioni shqiptarëve dhe rrethimi masiv i Kryeministrisë përbënin një moment historik, të cilin Rama e ka përjetuar si një disfatë të rëndë politike.
Lideri i opozitës i bëri thirrje Edi Ramës të largohet nga detyra dhe të përballet me drejtësinë.
Deklarata e Berishës:
"Të dashur qytetarë dhe qytetare. Edi Rama duket se protestës së gjysmë milioni shqiptarëve dhe rrethimit të ngjeshur të mëngjesit, de facto rënien e Bastijës, e ka përjetuar si një fushëbetejë të mbushur me kufoma, kafka, gjymtyrë, plëndës e zorrë njerëzish dhe kuajsh, si Vaterlonë e tij. Ky gjysmë i prishur nga protesta epike e gjysmë milionë shqiptarëve të mbledhur nga të katër anët e Shqipërisë dhe të katër anët e dheut, në fakt kërcënoi protestuesit me masakra dhe me përgjakje, me histori vrasjesh e të tjerë.
Me këtë rast, meqenëse ka përdorur një personazh të Stendalit për narrativën e tij, do t'i përgjigjem se për Vaterlonë ka me qindra personazhe nga rreshter në Feldmareshall, romantik si Fabricio, por midis të gjithë atyre Edi Rama është si vëlla siamez vetëm me njërin prej tyre: me rreshterin Tenardie të Viktor Hygoit, i cili nuk luftonte, por vidhte të plagosurit dhe u shkulte dhëmbët e florinjtë. Një lloj si Tenardie, Edi Rama, vjedh dhe ka vjedhur këtë kohë popullin më të varfër. Ka vjedhur votën, vjedh fondet, vjedh kafshatën, vjedh librat e shkollës, vjedh ilaçet e të sëmurëve, vjedh pasuritë publike sikur të ishte një kolonizator, vjedh shpresën, rininë e shqiptarëve. Ndaj dhe thirrja ime: largohu sa më parë nga detyra dhe prit verdiktin e drejtësisë, e cila vonon, por nuk harron.", tha Berisha./Dosja.al
Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg TIRANË- Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, ka reaguar pas incidenti...
Ministria e Punëve të Jashtme TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka reaguar ashpër pas ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se, qeveria kërkon të bashkëpunjë me qytetarët duke ndarë bashkë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sërish rreth protestës duke u shprehur se, flamingot nuk kanë nevojë për '...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për projektin në zonën e Zvërnecit. Në podkastin e tij "Fla...
TIRANË- Nëse mundet që bota e stërmadhe e medias sociale të përshkruhet me pak fjalë, është pak a shumë kjo:...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e njohur si 'Neomalësorja', ka bërë mjë reagim n&eum...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalësorja”, iu bashkua këtë t&e...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale pamjet madhështore nga protesta qytetare në T...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku, e njohur si “Neomalësorja” i është bashkuar sot qyteta...