LIVE UPDATES
Politike

Ministri Lamallari në OKB: Shqipëria po forcon rolin si partner serioz në menaxhimin e migracionit

Me reforma konkrete, politika të bazuara në të dhëna dhe partneritete rajonale e globale, Shqipëria po forcon rolin e saj si një partner serioz në qeverisjen moderne të migracionit dhe në rrugën drejt integrimit europian.

8 Maj 2026, 17:49 Nga E. D
Ministri Lamallari në OKB: Shqipëria po forcon rolin si partner serioz
Besfort Lamallari

SHBA- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari mbajti fjalën e rastit në OKB, në Forumin Ndërkombëtar për Migracionin, ku rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për një migracion të sigurt, të rregullt dhe të ligjshëm, të mbështetur në të drejtat e njeriut, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe fuqizimin e diasporës shqiptare.

Me reforma konkrete, politika të bazuara në të dhëna dhe partneritete rajonale e globale, Shqipëria po forcon rolin e saj si një partner serioz në qeverisjen moderne të migracionit dhe në rrugën drejt integrimit europian. Ditën e djeshme Lamallari kreu edhe një vizitë në Policinë e New York, vizita e cila sipas tij do të shërbejë për shkëmbimin e eksperiencave.

Fjala e plotë:

Të nderuar delegatë të shteteve dhe qeverive. Është një mundësi e shkëlqyer të adresoj këtë Forum në emër të Republikës së Shqipërisë në këtë moment kaq të rëndësishëm për qeverisjen globale të migracionit. Shqipëria është një vend origjine, tranziti dhe, gjithnjë e më shumë, edhe destinacion për migrantët.

Me një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit, migracioni vazhdon të formësojë shoqërinë dhe ekonominë tonë, si edhe drejtimin e zhvillimit të vendit, në përputhje të plotë me prioritetet tona kombëtare dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Që prej miratimit të Paktit Global për Migracionin (GCM), Shqipëria ka mbetur fuqimisht e angazhuar për zbatimin e tij, e udhëhequr nga një qasje gjithëpërfshirëse e institucioneve dhe e shoqërisë. Ne kemi punuar ngushtësisht me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin, Rrjetin e OKB-së për Migracionin, si dhe me partnerë kombëtarë e ndërkombëtarë për avancimin e përpjekjeve tona kombëtare dhe përgatitjen e Raportit tonë Vullnetar për periudhën 2023–2025.

Më lejoni të ndalem në 3 fusha kryesore progresi:

Së pari, Shqipëria ka forcuar hartimin e politikave të bazuara në evidencë duke përmirësuar sistemet e të dhënave mbi migracionin. Strategjia Kombëtare për Migracionin 2024–2030 harmonizon masat kombëtare me të 23 objektivat e GCM-së. Ky dokument strategjik ka forcuar mekanizmin ndërinstitucional të menaxhimit të migracionit dhe shërben si garanci për mbrojtjen e të drejtave të migrantëve dhe refugjatëve, përfshirë integrimin e tyre në shoqërinë shqiptare. Në të njëjtën kohë, ne njohim nevojën për të forcuar më tej kapacitetet monitoruese dhe sistemet e të dhënave në nivel vendor;

Së dyti, kemi avancuar rrugët e rregullta të migracionit dhe lëvizshmërinë e punës përmes bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, si dhe përmes zgjerimit të partneriteteve dypalëshe. Këto përpjekje synojnë të krijojnë mundësi të sigurta dhe të aksesueshme për punëtorët migrantë, duke iu përgjigjur njëkohësisht nevojave në zhvillim të tregut të punës, përfshirë forcimin e lidhjeve me komunitetet tona të diasporës;

Së treti, Shqipëria ka forcuar kapacitetet për menaxhimin e migracionit në mënyrë humane dhe të rregullt. Ne kemi përmirësuar koordinimin ndërinstitucional, planifikimin e emergjencave dhe kemi forcuar menaxhimin kufitar të ndjeshëm ndaj mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Paralelisht, po avancojmë përpjekjet për kthimin dhe riintegrimin, me theks më të madh te këshillimi, mbështetja e përshtatur dhe riintegrimi i qëndrueshëm në nivel lokal, duke forcuar njëkohësisht angazhimin me diasporën.

Shkëlqesi, Shqipëria mbetet ngultazi e përkushtuar në forcimin e mëtejshëm të mbarështimit të migracionit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe përgjegjësitë e përbashkëta. Ne do të vijojmë të investojmë në hartimin e politikave të bazuara në të dhëna, të zgjerojmë rrugët e sigurta e të rregullta dhe të forcojmë mekanizmat e mbrojtjes për të gjithë migrantët. Gjithashtu jemi të gatshëm të thellojmë bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar. Faleminderit!/Dosja.al

besfort lamallari

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet