LIVE UPDATES
Politike

Pse u shty shpallja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së në Gjykatën Speciale?

Aktgjykimi pritej të shpallej në mesin e këtij muaji, rreth tre muaj pas përfundimit të gjyqit në shkurt.

8 Maj 2026, 17:04 Nga E.d
Pse u shty shpallja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së
Një baner i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në murin e një ndërtese në Prishtinë.

KOSOVA- Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi me vendimin e panelit gjyqësor të Dhomave të Specializuara në Hagë për ta shtyrë për të paktën dy muaj shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në gjyqin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit - ekspertë të drejtësisë ndërkombëtare thonë se shtyrja është e zakonshme për një çështje të kësaj shkalle.

Në Kosovë ndiejnë se një proces gjyqësor - i cili nisi para gjashtë vjetëve me arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim të ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi - po zvarritet “panevojshëm” dhe po “zbeh” besimin e tyre në drejtësi.

Aktgjykimi pritej të shpallej në mesin e këtij muaji, rreth tre muaj pas përfundimit të gjyqit në shkurt. Dhe, vendimi për shtyrjen e tij përtej 20 korrikut, u cilësua si “i paarsyeshëm”. 

Gjykata - e cila formalisht është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës por përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë – u arsyetua se shtyrja erdhi për shkak të “kompleksitetit të rastit” pa dhënë më shumë shpjegime.

Kompleksiteti i çështjes

Dy ekspertë të huaj të drejtësisë ndërkombëtare - Mathias Holvoet dhe Iva Vukushiq - thonë për Radion Evropa e Lirë se janë disa faktorë që e kanë shtyrë panelin gjyqësor ta shtyjë shpalljen e aktgjykimit edhe për të paktën dy muaj: numri i të pandehurve, volumi i provave dhe numri i lartë i dëshmitarëve.

“Një arsye e zakonshme është sasia e provave, e cila mund të arrijë në dhjetëra mijëra materiale, numri i madh i faqeve dhe vështirësia e argumenteve (kompleksiteti juridik, që kërkon shumë hulumtim dhe diskutim nga hartuesit e aktgjykimit)”, thotë Vukushiq, historiania nga Universiteti i Utrehtit në Holandë dhe njohësja e proceseve gjyqësore për krimet e kryera në ish-Jugosllavi. 

Vukushiq – me prejardhje nga Kroacia e cila e ka studiuar thellësisht procesin e Tribunalit të Hagës – thekson se numri i të akuzuarve gjithashtu e rrit ngarkesën e punës së panelit gjyqësor.

Që të gjithë të pandehurit i kanë ekipet e veta mbrojtëse dhe kjo, sipas Vukushiqit, shton sasinë e punës për gjykatësit, sepse “secili mund të paraqesë argumente të ndryshme ose, ndonjëherë, edhe të përpiqet të zhvendosë fajin te dikush tjetër”.

Thaci, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, akuzohen për vepra si vrasje, torturim dhe përndjekje, gjoja të kryera gjatë viteve 1998-’99 gjatë luftës për pavarësimin e Kosovës nga Serbia.

Që të katërtit i kanë mohuar këto akuza dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që përfshijnë rreth 155 viktima.

Prokurorët kanë kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe secili të dënohet me nga 45 vjet burgim për krimet e pretenduara. 

Mbi 130 dëshmitarë dëshmuan në këtë gjyq, ndërsa u pranuam me shkrim 160 deklarata të dëshmitarëve të tjerë.

Mathias Holvoet, ligjërues i së drejtës penale ndërkombëtare në Universitetin e Amsterdamit, thotë se ky rast gjyqësor është “kompleks, nuk ka dyshim për këtë”, prandaj edhe vjen një shtyrje e tillë.

“Mendoj se është kompleks, para së gjithash, sepse keni të bëni me katër të pandehur. Pra, nuk është vetëm një për të cilin duhet të merret vendimi, janë katër. Pra, kjo e bën të ndërlikuar”, vë në pah Holvoet.

Çfarë reagimesh kishte?

Reagime kishte nga partia më e madhe opozitare në vend e deri të kryeministri në detyrë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – ndër themeluesit e të cilës ishte ish-presidenti Thaçi – tha se shtyrja ishte “goditje tjetër ndaj besimit tonë në drejtësi dhe një padrejtësi e shtuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së”.

Ajo e quajti atë “dënim i heshtur ndaj tyre përmes vonesave të përsëritura” në një reagim më 6 maj. 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti – i cili është kritik i kamotshëm i gjykatës – tha se ajo nuk është transparente me Kosovë.

“Qeveria e Kosovës nuk ka qasje në dinamikat dhe zhvillimet që bëhen në Gjykatën Speciale, e cila nuk karakterizohet nga transparenca për vendit tonë në shërbim të së cilit thuhet se është. Edhe një herë theksoj se Kosova ka nevojë për gjykatë normale, jo për gjykata speciale”, u tha Kurti gazetarëve më 7 maj.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e kritikoi gjithashtu vendimin, duke thënë më 6 maj se ai “thellon një padrejtësi të papranueshme dhe gërryen besueshmërinë e çdo institucioni që pretendon se mbron sundimin e ligjit”.

Holvoet thotë se, pavarësisht reagimeve në Kosovë, shtyrja e shpalljes së aktgjykimit për këtë rast nuk është e pajustifikueshme, duke e ditur kompleksitetin e çështjes.

“Kur krahasohet me gjykata të tjera, për shembull, Gjykata Ndërkombëtare Penale, aty kur mbyllet gjyqi, ndonjëherë zgjat shumë më tepër shpallja e aktgjykimit. Pra, nga kjo perspektivë, nuk mendoj se është e pajustifikuar që ata zgjasin më shumë”, thekson Holvoet. 

Por, sipas tij, në këtë rast është shumë e rëndësishme mënyra se si dhe kur Gjykata Speciale njofton për një shtyrje të tillë.

Gjykata kishte njoftuar në shkurt, pas mbylljes së çështjes më 18 shkurt, se gjykatësit do t’i fillonin kuvendimet për të marrë vendimin e gjykimit brenda 90 ditësh, pa e cekur një datë fikse. Ajo gjithashtu kishte paralajmëruar se shpallja e vendimit do të mundë të shtyhej për 60 ditë.

Për këtë shtyrje dymuajshe ajo njoftoi më 6 maj, pak para se të mbusheshin tre muaj nga mbyllja e çështjes.

Rregullorja e procedurës dhe e provave e gjykatës thotë se vendimi i gjykimit shqiptohet brenda 90 ditësh pas mbylljes së çështjes gjyqësore dhe se mund të ketë një zgjatje jo më të gjatë se 60 ditë, përveçse kur është patjetër e nevojshme.

Çfarë pritet tash?

Gjykata në njoftimin e saj tha se 20 korriku nuk nënkupton se aktgjykimi do të shpallet atë ditë, dhe paralajmëroi se mund të ketë shtyrje tjetër nëse është patjetër e nevojshme.

Holvoet thotë se një shtyrje tjetër mund të sinjalizojë mospajtime mes tre gjyqtarëve që duhet të vendosin për aktgjykimin, edhe pse nuk kërkohet njëzëshmëri.

“Nëse vazhdon të shtyhet, atëherë mendoj se ka vërtet mosmarrëveshje mbi çështjet themelore. Mbi përgjegjësinë, sigurisht, dhe pastaj edhe mbi dënimin. Sepse, atëherë ndoshta nuk ka më të bëjë me kompleksitetin, por ndoshta me mosmarrëveshje midis gjyqtarëve”, thekson ai.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka hasur në kundërshtime të shumta në Kosovë, pasi është parë si e njëanshme, pasi që në të nuk përfshihen krimet e kryera nga serbët në territorin e Kosovës. 

Prej atëherë, nëpër Kosovë janë vendosur pankarte e pllakate të mëdha me mesazhin “Liria ka emër” dhe fotografi të ish-krerëve të UÇK-së.

Gjithashtu ka pasur protesta kundër këtij procesi në Hagë, në Prishtinë dhe në qytete të tjera.

Mijëra qytetarë morën pjesë në protestën “Drejtësi, jo politikë” në Ditën e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt këtë vit në Prishtinë, në përkrahje të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit./REL

uÇk hage aktgjykimi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet