Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Në margjinat e këtij organizimi, Ministri Hasani zhvilloi një takim me homologun e tij izraelit, Gideon Sa’ar, me të cilin vlerësuan bashkërisht marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa i kushtuan rëndësi thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.
IZRAEL- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në Izrael në një vizitë dy-ditore pune në kuadër të Konferencës Ministrore për Luftën kundër Antisemitizmit, e cila organizohet nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (IHRA).
Në margjinat e këtij organizimi, Ministri Hasani zhvilloi një takim me homologun e tij izraelit, Gideon Sa’ar, me të cilin vlerësuan bashkërisht marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa i kushtuan rëndësi thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.
Në lidhje me luftën kundër antisemitizmit, Hasani është shprehur se: “Shqipëria qëndron e palëkundur kundrejt çdo forme të antisemitizmit, si dhe të çdo lloji të shprehjes së intolerancës apo paragjykimit ndaj popullit hebre”.
Ai ka cilësuar edhe disa prej masave të ndërmarrave nga vendi ynë në këtë kuadër si: kalimi i të gjithë legjislacionit kundër antisemitizmit; të qënurit aktiv si vend vëzhgues i IHRA; Muzeu “Besa” në Tiranë dhe Muzeu Hebraik Shqiptar që janë aktualisht në proces; integrimi i Holokaustit në kurrikulat arsimore; aktivizmi në arenën ndërkombëtare në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore etj.
Gjatë vizitës në Jeruzalem, Ministri Hasani u takua gjithashtu edhe me z. Amir Ohana, Kryetari i Parlamentit te Izraelit – Knesset - me të cilin nënvizuan bashkërisht rëndësinë e rritjes së ndërveprimit ndër-parlamentar duke inkurajuar vizitat në të dy anët dhe shkëmbyer përvojat me njëri-tjetrin.
“Fluturimet direkte mes Shqipërisë dhe Izraelit– tashmë 5 herë në javë dhe me impakt të drejtpërdrejtë në sektorin e turizmit – duhet të shërbejnë si një ogur i mirë për të çuar në një tjetër nivel bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fusha të ndryshme që lidhen me sigurinë, infrastrukturën, shëndetësinë, teknologjinë, inovacionin, bujqësinë etj.” – është shprehur Hasani përgjatë takimit me Ohana.
Konferenca Ministrore për Luftën kundër Antisemitizmit është një aktivitet i nivelit të lartë që zhvillohet në Jeruzalem në kontekstin e presidencës izraelite të Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (IHRA). Këtu marrin pjesë ministra të jashtëm, diplomatë, drejtues të institucioneve qendrore të Izraelit, të dërguar të posaçëm, si dhe ekspertë nga vendet anëtare ose vëzhguese të IHRA.
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas dështimit të 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosov...
Kryemadhi TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për mediat pasi doli nga seanca e mbajtur në Gjykatën e Posaçme. Krye...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta komunikon live për herë të parë me gazetarët nga am...
Peci KOSOVË- Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është duke u intervistuar nga autoritetet lidhur me dyshimet q&...
Jurgis Çyrbja TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e ish-deputetit socialist, ...
Kos TIRANË- Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, në një intervistë për televizionin gjerman, WELT TV, foli pë...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat të premten në Gjirokastër. Kjo mbledhje vjen pas fitores s&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Kryeministri Edi Rama, ka komentuar nisjen e stërvitjes “Defender Europe 25” në Shqipëri....
Jamamber Malltezi TIRANA- Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së Jamarbër Malltezi njëherësh dhe dhëndri i kreut...
Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat u pyet nga gazetarët nëse ia v...