LIVE UPDATES
Politike

Çmimi i lartë i karburanteve në Shqipëri, Agalliu: Qeveria po vjedh hapur qytetarët

Deputeti u shpeh se qeveria po përdor autoritetin e saj për të ndikuar në veprimtarinë e Bordit për uljen e menjëhershme të cmimit të naftës, gazit dhe benzinës.

7 Shtator 2022, 11:44 Nga A.B
Çmimi i lartë i karburanteve në Shqipëri, Agalliu: Qeveria
Arbi Agalliu

TIRANË- Deputeti Arbi Agalliu doli ditën e sotme në një deklaratë për mediat nga Kuvendi, një ditë pasi grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi në Gjykatë Kushtetuese kërkesen për shfuqizimin e Bordit të Transparencës.

Gjatë fjalës së tij, deputeti u shpeh se qeveria po përdor autoritetin e saj për të ndikuar në veprimtarinë e Bordit për uljen e menjëhershme të cmimit të naftës, gazit dhe benzinës. Abuzimet që po bën Bordi gjatë gjithë këtyre muajve janë vjedhje e hapur ndaj qytetarëve dhe një abuzim që po kryhet me leje të Qeverisë nga oligarkët e naftës, deklaron deputeti. Më tej ai shton se hartimi i një pakete të posaçme fiskale për uljen apo heqjen e përkohshme të taksave që ndikojnë në çmimin e karburanteve. Agalliu shton se qeveria e ka në dore uljen e cmimit të karburanteve duke ulur apo hequr përkohesisht taksa të caktuara, taksa të cilat po ju bëjnë të pa mundur jetesën shqiptarëve.

DEKLARATË E DEPUTETIT TË PD, ARBI AGALLIU

Prej muajsh Shqipëria renditet në 10 vendet me cmimin më të lartë të karburantëve në botë. Ndërkohë që në Rajon vendi ynë ka cmimin më të lartë. Po të bejme një krahasim të thjeshtë vetëm me dy vende të Rajonit Maqedonin e Veriut dhe Kosovës, rezulton se:

Më 31 Gusht një litër naftë: Në Shqipëri tregtohej me 248 lekë për liter; Në Maqedoninë e Veriut tregtohej me 193 lekë për litër, ose 55 lekë më lire se në Shqipëri; Në Kosovë, tregtohej me 205 lekë, ose 43 lekë më pak se në Shqipëri.

Qeveria në vend që të ishte në krah të qytetarëve, në vend që të kontrollonte tregun, në vend që të lehtësone barrën fiskale që të ulte cmimin, bëri propagandë dhe zyrtarizoi Klubin e Oligarkëve të naftës duke e qujatur Bord dhe duke i dhënë të drejtën të fiksojë cmimin e karburanteve. Dje Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetutese kërkesën për shfuqizimin e këtij Bordi, si mekanizëm që po vjedh shqiptarët dhe po i varfëron ato edhe më shumë.
 Ndërsa nxisim Gjykatën Kushtetutese për një shqyrtim të shpejtë dhe pa vonesa të kërkesës dhe mbrojtjen e interesit publik, Grupi Parlamenar i Partisë Demokratike kërkon nga Qeveria marrjen e dy masave urgjente për lehtësimin e situatës dhe uljen e cmimit të karburantëve.

Së pari, Qeveria të përdor autoritetin e saj për të ndikuar në veprimtarinë e Bordit për uljen e menjëhershme të cmimit të naftës, gazit dhe benzinës. Ulja e cmimit të karburanteve është lehtësim për vështirësinë ekonomike që po kalojnë mijëra familje shqiptare. Abuzimet që po bën Bordi gjatë gjithë këtyre muajve janë vjedhje e hapur ndaj qytetarëve dhe një abuzim që po kryhet me leje të Qeverisë nga oligarkët e naftës.

Së dyti, hartimi i një pakete të posacme fiskale për uljen apo heqjen e përkohshme të taksave që ndikojnë në cmimin e karburanteve. Pikërisht Qeveria e ka në dore uljen e cmimit të karburanteve duke ulur apo hequr përkohesisht taksa të caktuara, taksa të cilat po ju bëjnë të pa mundur jetesën shqiptarëve. Sipas të dhenave zyrtare shqiptarët paguajnë shumë më tepër taksa për një liter naftë krahasuar me vendet e rajonit.
 Nëse bëjmë një krahasim për të njëjtën periudhë rezulton se në Shqipëri, qytetarët shqiptarë paguajnë taksa në total 119.5 lekë për një litër naftë. Ndërkohë në Kosovë paguajnë 72.5 lekë për një litër naftë dhe në Maqedonin e Veriut 58.5 lekë për një litër naftë. Për benzinën qytetarët shqiptarë paguajnë taksa në total 108.7 lekë për litër. Nderkohë në Kosovë paguajnë 73 lekë për litër dhe në Maqedonine e Veriut 69.3 lekë për litër.
 Lehtësimi i taksave dhe tatimeve që ndikojnë në cmimin e karburantit do të ndalnin rrënimin e mëtejshëm ekonomik të familjeve shqiptare. Ulja e cmimit të karburantit do të ishte një lehtësim për vështirësinë që po kalojnë këto familje dhe që po i detyron të largohen nga Shqipëria. Sikurse tregoi edhe anketa e OECD në Shqipëri 79% e shqiptarëve emigrojnë pasi këtu nuk përballojne dot jetesën. Situata e vështirë ekonomike kërkon ndërhyrje, kërkon vëmendje nga Qeveria, kërkon të hiqet dorë nga propaganda, kërkon masa urgjente. Koha është tani, cdo ditë që kalon e bën edhe më të papërballueshme jetesën për shqiptarët.

arbi agalliu partia demokratike

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?