25 Janar 2023, 17:51
Nga F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka tërhequr mbrapsht fjalët 'mik', term me të cilin i referohej më herët ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve, Rama tha se ka qenë termi i përdorur në anglisht që përkthehet në këtë mënyrë, por ajo që ai ka dashur të thotë ka qenë lloji i marrëdhënies që ka pasur me të 'marrëdhënie miqësore'. Sipas Ramës, fjala 'mik' është shumë e madhe për atë ç'ka e lidhte me ish-agjentin Charles, teksa shtoi se bashkë kanë ndarë opinione.
Pjesë nga prononcimi:
Zoti Rama, atëherë pse opozita po e përdor një hetim në Shtetet e Bashkuara kundër jush?
Edi Rama: Ah, pse opozita po e përdor një hetim të Shteteve të Bashkuara kundër nesh apo kundër meje; unë jam mësuar me këto. Unë realisht jam i ngopur dhe mbingopur me të tilla historira që synojnë vetëm qorrollepsjen e njerëzve dhe krijimin e një klime agresiviteti, ndasie, gjysmë të vërtetash që janë gënjeshtrat më të mëdha dhe më mirë të shpenzoj më shumë kohë nga koha që i kam dhënë nxjerrjes së përditshme të këtyre gurëve që hidhen në lumë dhe pastaj “Hajde t’i nxjerrim që t’i shpjegojmë dhe t’i sqarojmë” për të bërë më shumë punë për njerëzit, për të zgjidhur më shumë halle për njerëzit, natyrisht pa shkëputur komunikimin por siç e keni parë, jam shumë i fokusuar tek punët e përditshme konkrete sesa tek komunikimi sepse realisht është një klimë Big Brotheri politik dhe mediatik ku askush nuk pyet për asgjë, të gjithë i gjëmojnë lajmeve sensacionale, pa marrë parasysh a janë të vërteta, i gjëmojnë “like”-ve, i gjëmojnë “share”-ve. Nuk kam asnjë ankesë për të tjerët.
Si u bëtë mik ju me agjentin e FBI-së?
Edi Rama: E para punës, fjala mik është një fjalë shumë e madhe, unë kam folur në gjuhën angleze për natyrën e marrëdhënies dhe kam thënë “Friendly relation”, një raport miqësor. Në këtë sens kam thënë “Po, ka qenë një mik”, por jo mik në kuptimin që kam ndarë me të jetën për shumë vite. E kam takuar disa herë, e kam takuar në zyrën më të rëndësishme të FBI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zyrën e New York ku më ka prezantuar dhe kolegë të tjerë, ku më ka dhënë dhe nga ato dhuratat, kapele e medalje që në Big Brotherin politik u shfaqën si aparatura përgjimi dhe ka ardhur në Shqipëri, jemi takuar. Interesi im ka qenë që të shkëmbej biseda, opinione lidhur me ato fusha të cilat ai ishte një ekspert i nivelit të lartë, krimi, korrupsioni, Amerika, Ballkani, Shqipëria.
Reagimi i Ramës vjen një ditë pas publikimit të dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al
edi rama charles mcgonigal arrestohet charles mcgonigal
Politike
25 Janar 2023, 17:47
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se si është njohur me 'Personin A' dhe 'Personin B', që janë përkatësi...
Politike
25 Janar 2023, 17:44
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se është takuar me Agron Nezajn, njeriun që në dosjen e ish-agjentit të FBI...
Politike
25 Janar 2023, 17:37
k.m.
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj kanë zhvilluar mbledhje sot. Berisha mblodhi grupin parlamentar, nd&eum...
Politike
25 Janar 2023, 17:41
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se hetimi i drejtësisë amerikane nuk ka vend për komente. Referuar dosj...
Politike
25 Janar 2023, 17:27
Charles McGonigal
TIRANË- Akuzat kundër një ish-agjenti të rangut të lartë të Byrosë Federale të Hetimeve n&eu...
Politike
25 Janar 2023, 17:15
k.m.
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Monitorimi i kryer nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që përfshinte periudhën 13 janar – 23 janar ka n...
Politike
25 Janar 2023, 16:20
F.M
Ilirian Celibashi
TIRANË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka gjobitur disa parti politike në Shqipëri, pasi kanë tejkaluar s...
Politike
25 Janar 2023, 14:56
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me 220 ndërhyrjet që janë bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvilli...
Politike
25 Janar 2023, 14:51
A.B
Agron Neza dhe Sali Berisha
TIRANË- Mediat kanë bërë publike ditën e sotme një foto të kryetarit të Partisë De...
Politike
25 Janar 2023, 14:03
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar ka akuzua...