LIVE UPDATES
Politike

“Metamorfoza” e Edi Ramës është Luftar Hysa

Një ditë më parë, kur u pyet nga gazetarët e Rai Tre nëse e kishte takuar Luftar Hysën, Edi Rama pati një qëndrim tjetër. Këtë herë mediat nuk ishin më llum dhe kryeministri nuk ishte më aq i bindur për pastërtinë e zotit Hysa. 

3 Qershor 2024, 16:28 Nga Klodian Tomorri
“Metamorfoza” e Edi Ramës është Luftar Hysa
Edi Rama Luftar Hysa

TIRANË - Kur televizioni MCN publikoi fotot e Luftar Hysës duke dalë nga zyra e Edi Ramës të dy reaguan menjëherë publikisht. Zoti Hysa shkoi në emisionin Opinion të Blendi Fevziut duke deklaruar se qëllimi i vizitës së tij në kryeministri ishte artistik.

“Unë kam një mikun tim që është nga Skocia dhe jeton në Londër. Maksi është fotograf dhe shkruan libra. Dhe ky njeri donte të bënte një libër për Shqipërinë. Në telefonin tim i kam të gjitha bisedat me Maksin. Duke parë që Rama është edhe artist dhe i pëlqen kjo lloj fushe, mendova që e vetmja gjë që mund të bëja është t’i propozoj këtë projekt,” tha Hysa 

Pra, zoti Hysa kishte shkuar në zyrën e kryeministrit për të ndihmuar mikun e tij skocez që të shkruante një libër për të promovuar Shqipërinë. Por që libri të realizohej me sukses duhej që më parë ai t’i nënshtrohej sugjerimeve dhe kritikës së komisionit letrar në kryeministri, të përbërë nga zoti Hysa dhe kryeministri Edi Rama.

Fati i librit të mikut skocez nuk u mor vesh asnjëherë. Por në atë kohë zoti Hysa angazhoi arsenal të fuqishëm mediatik për të mohuar lidhjet tij me kartelin e Sinaloas pas akuzave nga shtypi meksikan. Por edhe kryeministri u angazhua fort publikisht. I pyetur nga gazetarët në Shqipëri për takimin e tij me Luftar Hysën, Edi Rama i quajti akuzat shpifje dhe mediat e vatanit llum.

“E para nuk besoj se ka ndonjë dallim mes medias në fjalë meksikane dhe tuajës, se mund të thuhen të vërteta dhe shumë të gënjeshtra.Unë e konsideroj të neveritshme që me një copë letër që del diku, një artikull që del diku merret një familjet e tërë dhe kryqëzohet pa e pyetur fare, kush jeni, ku jeni dhe me çfarë merreni. Dhe pastaj lidhet njeriu më i kërkuar në botë dhe lidhet me një hotel me më pak se 100 dhoma në Vlorë. Nuk e di si bëhen këto pa asnjë kërkim dhe verifikim. Kap emra, përplasi pas murit. Ju qofshi dhe Zoti ju pastë nën kujdes juve që merreni me këtë sport. Unë nuk njoh ndonjë kartel, nuk kam lidhje me asnjë aktivitet ilegal. Nuk jetoj për të ngrënë më shumë dhe jashtënxjerrë sa më shumë, por për disa arsye të tjera. Ju kam lënë Zotin atyre që ndërtojnë të tilla fabula, jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që përfshihen në këto sulme dhe goditje që shkatërrojnë jetë njerëzish. Doli një artikull atje dhe mbushet gjithë rrjeti i kanaleve të vatanit këtu me një llumhane që nuk di si i bëhet për ta frenuar” deklaroi Rama.

Por ky version i kryeministrit nuk i qëndroi shumë kohës. Një ditë më parë, kur u pyet nga gazetarët e Rai Tre nëse e kishte takuar Luftar Hysën, Edi Rama pati një qëndrim tjetër. Këtë herë mediat nuk ishin më llum dhe kryeministri nuk ishte më aq i bindur për pastërtinë e zotit Hysa. 

“Unë as që e di kush është, në rregull? Nuk e di as kush është. Kam takuar njerëz, e përsëris, shumë njerëz, shqiptarë që ikin e vijnë, që duan të takohen, të shohin, me miq e me të tjerë. U thuhet, “në rregull, ejani, çfarë do bëni, si do e bëni”, etj. Megjithatë, fakti që një person edhe në qeveri apo një person që vjen nga jashtë, del nesër që është i kalbur nuk më bën mua përgjegjës që e kam takuar atë apo kam takuar dikë tjetër,” tha Rama.

Megjithatë ky nuk ishte përgënjeshtrimi i vetëm i kryeministrit në lidhje me atë takim. Para gazetarëve të Rait zoti Rama pranoi se arsyeja e vizitës së Luftar Hysës në zyrën e tij ishte liçenca e kazinosë.

“Atje ka një investim të një familje vlonjate, që janë shumë të njohur në Vlorë. është një hotel me 5 yje, Marina Bay, një nga më të bukurit në Shqipëri. Dhe një ditë më telefonuan. Më thanë që është një kushëriri a i njohori ynë që jeton në Meksikë dhe që do të na ndihmojë për të operuar kazinonë. U thashë shumë mirë, ejani. Erdhën në zyrën time, i takova. Më thanë nëse kishte ndonjë ndalesë ligjore dhe më pyetën për informacione të përgjithshme mbi realizueshmërinë e kazinosë. Unë u thashë që në kemi një ligj të thjeshtë. Për të incentivuar hotelet me 5 yje, që nuk ishin në Shqipëri, kemi bërë një paketë lehtësuese taksash dhe u kemi dhënë të drejtën për të patur kazino. Ata e kishin këtë strukturë me 5 yje dhe automatikisht u jepej,” deklaroi kryeministri në Report.

Nuk dihet nëse kryeministri e ka në biklotekën e tij librin e skocezit. Por dihet e sigurtë që tek Marina Bay ka një kazino. Në fund të fundit libri dhe kumari janë sektorë shumë të ngjashëm me njëri tjetrin. Kryeministrit thjesht i ka rënë barra e rëndë, që në zyrën e tij t’i presë të gjithë. Edhe shkrimtarët, edhe bixhozxhinjtë, edhe ata që rrugës mund të dalin narcos.   

Marrë nga Kapitali.al  

edi rama luftar hysa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet