LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ja pse akuzoj Edi Ramën për atentatin publik ndaj avokatit Sokol Mëngjesi

Ndër arsyet e renditura, lideri i opozitës përmend edhe qëndrimin e Policisë, që sipas tij ndryshoi disa herë gjatë ditës së parë.

3 Qershor 2024, 14:43 Nga r.ll
Berisha: Ja pse akuzoj Edi Ramën për atentatin publik ndaj avokatit
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një reagim në rrjetet sociale ka shpjeguar në mënyrë të zgjeruar përse ai akuzon kryeministrin Edi Rama se qëndron pas sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Berisha shkruan se sot janë mijëra çështje pronësie midis pronarëve dhe mijëra kundërshti midis avokatëve dhe klientëve, por nuk është dëgjuar kurrë që klienti të vrasë avokatin me të cilin fiton gjyqin e pronësisë për të mos i dhënë shpërblimin në përputhje me kontratën. Ndër arsyet e renditura, lideri i opozitës përmend edhe qëndrimin e Policisë, që sipas tij ndryshoi disa herë gjatë ditës së parë.

Avokati ndodhet në intubim prej pesë ditësh, ndërsa ditën e sotme nga spitali i Traumës, u raportua se gjendja e tij është përmirësuar por do të vazhdojë edhe për dy ditë në koma dhe më pas do të tentohet zgjimi i tij.

POSTIMI I PLOTË:

Pas atentatit për eleminimin fizik publik të avokatit të mirënjohur, personalitetit të shquar të botës akademike universitare, ish-dekanit të Fakultetit Juridik Prof. Sokol Mëngjesit makineria propagandistike e Edi Ramës bëri gjithçka që të paraqiste si një akt të lidhur me një problem të avokatit me klientin e tij ish-policin Dritan Nano. Ne fakt Prof. Mëngjesi kishte përfaqësuar në dy shkallët e gjykimit në një çështje prone Dritan Nanon dhe tre të tjerë dhe çështja ishte fituar dhe në përputhje me kontratën e firmosur prej tyre Prof. Mëngjesi kërkonte prej 6 vitesh detyrimin që kishte ndaj tij ish-polici Dritan Nono.

Por vetiu lind pyetja: A mund të ishte ky motiv që Dritan Nano të vendoste eleminimin fizik publik të avokatit me të cilin fitoi gjyqin për të mos i dhëne atë që i takonte? Jashtëzakonisht e vështirë që ky variant të pranohet. Sot janë mijëra çështje pronësie midis pronarëve dhe mijëra kundërshti midis avokatëve dhe klientëve, por nuk është dëgjuar kurrë që klienti të vrasë avokatin me të cilin fiton gjyqin e pronësisë për të mos i dhënë shpërblimin në përputhje me kontratën.

Një akt i tillë do ishte i ngjashëm sikur të vrasësh në gjumë në shtëpinë dhe bukën tënde bamirësin tënde. Perveç kësaj sado kafshë që të ishte Dritan Nano ai e dinte se ish-avokati i tij ishte profesor i njohur universiteti, ish-dekan i Fakultetit Juridik dhe prej 8 muajve avokat i Kryetarit të PD, Sali Berisha. Pra e dinte se pasojat e sulmit ndaj avokatit të tij do ishin të rënda dhe të paparashikueshme dhe se jehona e krimit të shëmtuar brenda dhe jashtë vendit do ishte e madhe dhe se ai pas këtij akti nuk do mund të gëzonte pasuritë e fituara me gjyq me ndihmen juridike të Prof. Mëngjesit. Nuk po ndalem këtu në një seri pikpyetjesh të tjera që bëjnë të papranueshëm atentatin si vepër e Dritan Nanos.

Megjithkëtë Dritan Nano ka rolin e tij në këtë akt kriminal të shëmtuar. Asgjë nuk përjashton mundësinë që ky borxh me kontratë iu ble kriminelit Dritan Nano nga askush tjetër veçse nga shteti që i duhej, i përshtatej për të organizuar skenarin e eleminimit publik të Prof. Mëngjesit dhe në vendin më të populluar, më të filmuar, më të kontrolluar të kryeqytetit.
Eshtë shumë normale që lexuesi i këtyre rradhëve të shtrojë pyetjen çfar faktesh, dokumentash ke për këtë transaksion të krimit.

Në raste të tilla si rregull nuk gjenden kurrë dokumenta e madje as dëshmitarë. Por gjithçka tjetër flet për një skenar të organizuar nga shteti duke shfrytëzuar për këtë qëllim kundërshtinë midis Dritan Nanos dhe avokatit, Prof. Sokol Mëngjesi.
Për të argumentuar këtë ftoj të shtrojmë disa pyetje.

Së pari a nuk ishte Prof. Mëngjesi me kolegë të tij avokat i çështjes gjyqësore politike me kryesore të kohës? Dhe, lidhur me këtë, a nuk janë të urdhëruara nga Edi Rama kallëzimi i rremë ndaj Sali Berishës, hetimi, kufizimi i lirisë, arresti në shtëpi në kundërshtim me ligjin, Kushtetutën e vendit.

Së dyti a nuk ishte Prof. Mëngjesi që së bashku me kolegët e tij faktoi para shqiptarëve dhe botës se dosja e ‘Klubit Partizani’ bazuar në kallëzimin e rremë të Taulant Ballës ishte fund e krye një piramidë mashtrimi dhe se Berisha dhe dhëndri i tij ishin mirëfilltas të arrestuar politik pa kryer asnjë vepër penale, por vetëm si kundërshtar politik të Edi Ramës.

Së treti a nuk damkosi ai me këtë para shqiptarëve dhe botës Edi Ramën si pasardhës i denjë i babait të tij xhelat që riktheu në Shqipëri burgosjet politike.

Së katërit me të vertetat që mbrojti Prof. Mëngjesi a nuk iu provoi shqiptarëve kontrollin e plotë dhe total të drejtësisë se rë socialiste nga Edi Rama.

Së pesti a nuk mjaftojnë të gjitha këto që Sokol Mëngjesi të konsiderohet nga Edi Rama një armik me të cilin do merret personalisht për t’i mbyllur atij gojën apo ndryshe kush ishte i intersuar më shumë se Edi Rama dhe pushteti të mbyllte gojën e tij brenda dhe jashtë vendi?

Së gjashti a përfaqëson sulmi ndaj Prof. Mëngjesit një leksion terrorizues për të gjithë zërat që ngrihen kundër Edi Ramës dhe pushtetit të tij.

Së shtati kush do mund të porosiste për këtë qëllim vendin më publik, më të filmuar dhe më të populluar për atentatin ndaj Profesor Mëngjesit përveç shtetit.

Së teti kush ishte më i interesuar për të bërë në këtë rast një rrugë e dy punë: hakmarrjen primitive dhe terrorizimin e opozitarëve, qytetit dhe të vendit më shumë se sa Edi Rama.

Së nënti a është absurde të mendosh se Dritan Nano për të mos i dhënë deryrimin që i kishte Prof. Mëngjesi të porosiste eleminimin e tij fizik në qendër të qytetit dhe në vendin më publik, më të filmuar dhe të mos zgjidhte një qoshe, një goditje në moh, në errësirë ose gjysëm errësirë të Prof. Mëngjesit

Së dhjeti pse grupi i strukturuar kriminal kreu atentatin ndaj Sokol Mëngjesit pa maska tre prej tyre me uniformë të njëjtë?
A nuk e dinin ata se fytyrat e tyre kriminale po filmoheshin në të katër anët?
Çfarë garancish kishin vrasësit që të ekspozonin veten plotësisht si autor të krimit të shëmtuar dhe kush mund t’jua jepte ato?

Së njëmbëdhjeti, a do ta bënin vrasësit këtë sakrificë për Dritan Nanon? Mendoj se përgjigja është, jo kurrë sado mik që ta kishin atë dhe sado që ai t’i kishte paguar.

A nuk është e drejtë të mendojnë se sulmi më kriminal pa maska i Prof. Mëngjesit ishte pjesë e skenarit, pjesë e pazarit me shtetin?

Por jo vetëm krimi, por edhe pas krimi akuzojnë rëndë shtetin. Qëndrimi i Policisë ndryshoi disa herë gjatë ditës së parë, fillimisht me mediat që kontrollon ajo hapi fake neës se ishte një zënkë e rastit. Më vonë me dërgimin në spital të Prof. Mëngjesit njoftoi se sulmi ndaj tij kishte lidhje me çështje prone për të krijuar përshtypjen se ishte sherr i rëndomtë midis pronarëve. Në një komunikate tjetër shprehej se gjendja ishte e stabilizuar ndërkohë që gjendja po rëndohej me shpejtësi.
Më pas sikur t’i kishte në xhep, publikoi emrat e autorëve të krimit dhe e mbylli me njoftimin e dorëzimit të Dorian Aliaj që mori përsipër autorësinë e krimit dhe njoftoi arrestimin e Dritan Nanos si porositës i krimit, gjë të cilën në përputhje me pazarin Nano e mohoi menjëherë.

Tani përsëri të shtrojmë pyetjet:

A nuk dëshmon përsëri për pazar fakti që fill pas krimit u arrestua dyshja shitësi sherrit Dritan Nano i cili në akt akuzë duhet të shpallej porositësi dhe Dorian Aliaj vetëm njëri nga dorësët që mori përsipër krimin? Me sa duket këta ishin parashikuar dhe paguar jo vetëm për krimin e shëmtuar, por edhe për kohën e burgut që do bënin pas krimit, praktikë kjo e njohur në botën e krimit ordiner dhe shtetëror në Shqipëri.

Së fundmi pse heshtën dhe nuk dënuan krimin e shëmtuar, por zbatuan omertan kreret e organeve të drejtësisë së re?
Këto organe reaguan në kor ndaj denocimit të krimit të delikuentes, gjykatëses me tre mbiemra Irena Gjoka, e cila qëndron kundër çdo norme apo ligji në detyrë. Por ato nuk thanë një fjalë të vetme për atentatin për eleminimin fizik të një anëtari të komunitetit të sistemit të drejtësisë, i cili me demaskimin ligjor që i beri vendimve të këtij sistemi nxorri cullak para shqiptarëve dhe botës kontrollin e plotë të drejtësisë së re nga Edi Rama.

Si përfundim, cili mund të urdhërojë përveç Edi Ramës ndryshimin nga policia në mënyrë absurde akuzën ndaj Dritan Nanos dhe Dorian Aliaj nga tentativë vrasje në tentative plagosje?

Cilido që ka njohuritë më elementare kur shikon skenën e atentatit ka të qartë se grupi i strukturuar kriminal nuk synonte plagosjen, por eleminimin fizik publik të Prof. Mëngjesit i cili para syve të publikut u godit me objekte hekuri dhe ra pa frymë për tokë me kokë në çimento, rrëzim i mjaftueshëm ky për traumë të trurit fatale. Por jo vetem kaq, kriminelët në përputhje me zotimin që kishin u rikthyen dhe e goditën me forcë me shkelma në kokë pra i dhanë Profesorit të shtrirë edhe goditjen e mëshirë të cilën vrasesit për tu siguruar ju japin viktimave të tyre.

Për të gjitha këto mund të konkludohet se atentati ndaj Prof. Mëngjesit është një krim i mirëfiltë shtetëror i porositur nga Edi Rama, njeriu më i interesuar në Shqipëri për likujdimin publik të tij.

sali berisha

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë