LIVE UPDATES
Politike

Investigimi i Rai3 dhe artikulli i BILD/ Berisha lajmëron protestën e së enjtes para Kuvendit: Do kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe qeveri teknike

Lideri i opozitës Sali Berisha po ashtu bëri thirrje që qytetarët të protestojnë të enjten në orën 11:00 tek parlamenti i Shqipërisë, ku të kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Edi Ramës.

3 Qershor 2024, 14:22 Nga r.ll
Investigimi i Rai3 dhe artikulli i BILD/ Berisha lajmëron protestën e
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas transmetimit të investigimit të RAI-3 dhe shkrimit të Bild për Shqipërinë dhe qeverinë e Edi Ramë.

Berisha ka deklaruar se Shqipëria në sytë e publikut Europian dhe botëror është një shtet i mafias dhe drogës. Sipas Berishës, pikërisht për këtë arsye, kjo qeveri e narkoshtetit duhet të largohet një orë e më parë, që shqiptarët të mos largohen më nga vendi i tyre.

Lideri i opozitës Sali Berisha po ashtu bëri thirrje që qytetarët të protestojnë të enjten në orën 11:00 tek parlamenti i Shqipërisë, ku të kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Edi Ramës.

FJALA E PLOTE:

Zonja dhe zotërinj!

Shqipëria sot paraqitet para opinionit publik, evropian dhe botëror, si gazi i dheut, si shteti i mafias, drogës dhe krimit.

Në dokumentarin e mbrëmshëm të RAI-3, emisioni më i ndjekur i të gjithë medieve italiane, në shkrimin e djeshëm të Bild për narkoshtetin shqiptar, Edi Rama, vëllai i tij Olsi, qeveritarët, leitnantët damkosen përfundimisht si bosët më të rrezikshëm të mafias në Europë.

Them më të rrezikshëm sepse këta janë mafiozët në pushtet. Është ky narkoshtet që ne denoncuam para jush, me forcën më të madhe dhe opinioni publik botëror që me instalimin e tij, me vendimin e kanabizimit të Shqipërisë, i cili dikton tashmë çdo ligj, çdo kod, çdo rregull.

Është ky narkoshtet që me fuqinë e tij, ndërmori agresionin më të pashembullt ndaj shqiptarëve. I zhbiu ata, i zboi ata si kurrë në histori nga vatrat e tyre.

Është ky shtet i krimit dhe mafias, që nuk njeh ligje, kushtetutë dhe as norma. Që mobilizoi mafian ndërkombëtare në një sulm të pashembullt për shkatërrimin e opozitës shqiptare, si zëdhënëse e vetme e qytetarëve të ndershëm shqiptarë, e atdhetarëve shqiptarë.

Është ky narkoshtet me në krye Edi Ramën që po ndan me familjarët e vet fonde dhe pasuri publike të shqiptarëve si në asnjë vend tjetër.

Arben Ahmetaj është dëshmitarë okularë. Është njeriu që i ka parë në zyra Pëllumb Gjokat, Troplinët, Abdylët, Ndokët, Rrajat, Dervishët, Çelët, duke marrë urdhra kundër opozitës.

Bajrët për vjedhjen e votave. Është Arben Ahmetaj që ka parë aty Edi Ramën, siç kemi njoftuar tek miratonte planet e resorteve të tyre.

Qytetarë dhe qytetare!

Në mënyrë të përsëritur kemi denoncuar dyshimet shumë të mëdha që ekzistojnë në përdorimin e ‘Ismailit’, avionit taksi të Edi Ramës për transportin me baule diplomatike të ngarkesave të mëdha të narkoeurove dhe kokainës.

Pra, jemi siç e shifni, në një narkoshtet që me tentakulat e tij ka zhdukur votën e lirë. Po plaçkit pasuritë e shqiptarëve dhe i dëbon ata jashtë vendi.

Të dashur qytetarë dhe qytetare! Ky ishte vetëm një kapitull dhe ju garantoj, vetëm maja e ajsbergut të narkoshtetit shqiptar. Se në rast se do të njiheshit me dosjet e ‘Metamorfozës’ me dosjet e 7 familjeve mafioze, bosët e të cilëve u larguan pa u hyrë ferra në këmbë, nga Shqipëria.

Në rast se do të njiheshit me përmasat e dosjes McGonigal, me përmasat e mafias tjetër ndërkombëtare që me Edi Ramën në aleancë, vepron kundër shqiptarëve dhe interesave të tyre, ju do të kuptonit se ajo që keni dëgjuar, është thjeshtë një kapitull, apo si të thuash maja e ajsbergut e asaj që ju kërcënon qenin tuaj, kërcënon fëmijët tuaj, kërcënon pasuritë tuaja, kërcënon jetën tuaj.

Ndaj dhe qytetarë dhe qytetare, ju bëj thirrje ditën e enjte në orën 11:00, të grumbullohemi para parlamentit të krimit për të protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kreut të narkoshtetit shqiptar, Edi Rama.

Kalimin në një qeveri teknike dhe natyrisht zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Beteja jonë për largimin e të keqes së madhe që quhet Edi Rama, është betejë për jetë a vdekje, për të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë, integrimin europian të Shqipërisë.

Ndaj dhe ftoj shqiptarët të lënë çdo gjë, të mblidhemi para parlamentit në orën 11:00 të enjten që vjen.

O sot o kurrë. Faleminderit, fitore!

sali berisha report ne rai 3 bild

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj