Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministri shtoi se kanë kërkuar shpesh nga NATO që të kërkojë një vigjilencë më të madhe dhe KFOR të ketë instrumente më të mëdha operacionale dhe mjetesh në dispozicion në terren.
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka dhënë më tepër detaje rreth marrëveshjes Shqipëri-Kosovë- Kroaci. Vengu i ftuar në “Tonight” në Euronews Albania tha se ka pasur përpjekje në zonën kufitare të Kosovës për të krijuar situata destabilizimi dhe situata që kërcënojnë rendin dhe sigurinë. Ministri shtoi se kanë kërkuar shpesh nga NATO që të kërkojë një vigjilencë më të madhe dhe KFOR të ketë instrumente më të mëdha operacionale dhe mjetesh në dispozicion në terren.
“Vlerësimi ynë dhe i të gjitha strukturave aleatë në fakt është se në zonën kufitare janë bërë disa përpjekje për të krijuar situata destabilizmi dhe situata që kërcënojnë rendin dhe sigurinë. Ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe vigjilentë që ti parandalojmë këto situata. Ndaj ne kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur që NATO të kërkojë një vigjilencë më të madhe dhe KFOR të ketë instrumente më të mëdha operacionale dhe mjetesh në dispozicion në terren. Kërcënimet mund të jenë edhe të natyrës hibride, krime kibernetike, sabotazhe, elementë të kësaj natyre që mund të krijojnë destabilizim. Gjithashtu kemi kërkuar që qeveria e Kosovës të rakordojë të gjitha veprimet e saj me KFOR-in," tha Vengu.
Ai shtoi se marrëveshja është e hapur dhe nuk është një marrëveshje ekskluzive. Vengu shtoi se janë të hapur nëse vende të tjera duan të bashkohen në këtë marrëveshje ndërsa përmendi Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
“Kjo është një marrëveshje e hapur, nuk është një marrëveshje ekskluzive. Patjetër që është një marrëveshje ku rëndesa jepet nga përfshirja e këtyre tre shteteve ta para. Ne kemi pasur interes edhe nga kolegët Bullgarë për tu përfshirë, sepse edhe ata kanë të njëjtin lexim të kërcënimeve në rajon, kanë të njëjtin dedikim për sa i përket destabilitetit. E njohin Kosovën dhe rëndësinë që ka integriteti i saj, sikundër kemi dhe një bashkërendim kur vjen puna te mënyra se si e konsiderojmë rëndësinë e korridorit 8. Nëse Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do kenë dëshirën për t’ju bashkëngjitur parimeve të kësaj marrëveshje, pa dyshim jemi krejt të hapur,” shtoi ai.
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot gjatë prezantimit të programit qeverisës të PD-s&eu...
Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të qeverisjes 2025-2029 për pronë...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është shprehur se Koalicioni për...
pamje nga prezantimi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se vitet e fundit kanë qenë vitet e plaç...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij ka prezantuar programin e qeverisjes 2025-2029 p...
sali berisha TIRANË- Partia Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar programin e qeverisjes 2025-2029 për pronësn. I pari që mori fjal&e...
psd TIRANË- Partia Socialdemokrate i është përgjigjur deklaratave të kryetarit të PD-së, Sali Berishës, i cili tha ...
Ivan Anusic, Pirro Vengu dhe Ejup Maqedonici, 18 mars në Tiranë KROACI- Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiç ka reaguar dit&...
Riho Terras KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras në një intervistë të zhvilluar s&e...
Osmani KOSOVË- Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics do të vijë nesër më 20 mars Kosovën. Presidentja e Kosovës, ...