LIVE UPDATES
Politike

"Me politikën që do ndjekim do indeksojmë çdo vit pensionin"/ Berisha: Në Shqipëri, çmimet në qiell, pensioni mbeti aty ku ishte

Gjatë një takimi me fermerët në Elbasan, Berisha përmendi dhe staniacionin e rrogave dhe pensioneve në Shqipëri gjatë 12 viteve të Edi Ramës në pushtet.

20 Prill 2025, 18:42 Nga I.A
"Me politikën që do ndjekim do indeksojmë çdo vit
Sali Berisha

ELBASAN- Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur edhe te problemi i rritjes së çmimeve në vendin tobnë. Gjatë një takimi me fermerët në Elbasan, Berisha përmendi dhe staniacionin e rrogave dhe pensioneve në Shqipëri gjatë 12 viteve të Edi Ramës në pushtet. Berisha gjatë fjalës së tij ka theksuar se me politikën që do ndjekin do indeksojnë çdo vit pensionin. 

"Pensionisti në fshat është i diskriminuar. Në fshat janë pensionet më të ulëta se kudo. Kanë punuar 40 vjet, kanë shkri energjitë e tyre, dhe marrin një pension qesharak. 100 ditët e para të qeverisjes, ju garantoj, se çdo burrë dhe grua në fshat, në moshë pensioni, do të marrë 200 euro si pension minimal. Do marrë 200 euro ai që merr sot 120 euro, ai që merr sot 70 euro, ai që merr sot asnjë euro. Që të gjithë, burra dhe gra, në fshat dhe kudo që janë në Shqipëri në moshën e pensionit, do marrin 200 euro, atë që ne e quajmë minimumi jetik. Rroga minimale nuk do të jetë kurrë nën 500 euro. Rroga measatare do shkojë në 1200 euro, rroga e mësuesve do të jetë 1500 euro. Tani, me të drejtë, secili nga ju mund të shtrojë pyetjen: po ku do gjenden këto para?

Premtuam 5-fishimin e subvencioneve. Premtuam 70 milionë euro për vaditje, kullim dhe mbrojtje toke. Premtuam kredi të buta. Premtojmë 200 euro minimum jetik, në fshat dhe qytet, pa diskriminim, kudo. Këto para, të dashur miq, të gjitha janë. Të gjitha i paguani ju. Qindarkë për qindarkë, u merren qytetarëve në çdo mall që ju blini. 20% taksë ju merr shteti në çdo çmim, në çdo udhëtim, në çdo litër naftë, në çdo gjë. Ua merr, por problemi është se nuk ua kthen. Dallimi midis nesh dhe atyre është ky, ne do ua kthejmë. Absolutisht! Do ua kthejmë. Tani, ndalemi prap po këtu. Shqipëria këtë vit kishte 8 miliardë euro buxhetin. Në ndarje të këtij buzheti, për bujqësinë, fshati, në të cilin jeton 40% e popullatës, në të cilin prodhohet 20% e PBB, u la gjithësej 57 milionë. Për pensionistët, të cilët janë në fshat dhe qytet, së bashku, janë 760 mijë. Sa u la? 16 milionë euro nga 8 miliardë euro, të gjitha nga taksat tuaja. Nuk ka shpërndarje më cinike, më të pashpirt dhe më poshtëruese se kjo.

Se të lesh ti për 1/3 e popullit tënd 16 milionë euro. Ai fondi pensioneve është një gropë. Ai është siç është, sigurisht që ai duhet përmirësuar. Por, me fond pensionesh ti i le ata të flasin me veten e tyre, të numërojnë kafshatën, të mos marrin dot ilaçet. Dhe, çdonjeri i përgjegjshëm para qytetarëve të vet, çdo qeveritar, tek ky buxhet 8 miliardë, 6 miliardë, apo 10 miliardë, sa të jetë, ndan 1 miliardë, 2 miliardë, ëpr t’ua kthyer qytetarëve në pensione, në rroga. Të tjerat i përcakton për shëndetësinë, për arsimin, për bujqësinë, e me radhë. Kurse ky, 16 milionë. I bëj thirrje çdo shqiptari, të mos e harrojë këtë shifër. Me deputetët tanë, Tomorrin, Qaniun, etj., ne çuam në parlament ligjin e minimumit jetik. Para një viti e gjysmë, në mënyrë që të marrë fund kjo ndarje. T’i jipet çdo shqiptari 200 euro. Nuk është shpikja jonë kjo. Nuk është se e kemi nxjerr ne minimumin jetik.

Minimumi jetik është domosdoshmëri absolute, në mënyrë që individi të mos jetojë në mjerim. Dhe ju them këtu, ne regjistruam. Pasi bëmë studimin, gjetëm se 15 mijë familje jetonin në varfëri ekstreme. I regjistruam, dhe në mënyrë absolute fill pas zgjedhjeve, do t’u jepnim para në dorë atyre, dhe nuk do të kishim varfëri ekstreme. Nuk ka varfëri ekstreme një vend i lirë. Nuk e lejon. Bën shpërndarje, jep para, dhe ky është rregulli. Këta, e 5-fishuan shifrën. Këta bllokuan pensionet. Thanë do i ndeksojmë, dhe nuk i indeksuan. Dhe jo vetëm nuk i indeksuan pensionet, por çfarë ndodhi tjetër. Çmimet u rritën në Shqipëri nga rënia e PBB, nga importi dhe faktorët e tjerë, kanë pësuar rritjen më të madhe në rajon. Dhe çmimet në Shqipëri, litri i qumështit ështëmë shtrenjtë në Shqipëri se në itali.

Kilogrami i bukës, mishi, të gjitha këto kaluan në çmime të cilat, sipas specialistëve ekonomistë, për të blerë sot një pensionist, aq sa blinte në vitin 2013 me pensionin, për shkak të rritjes së çmimeve, duhet ta kishte pensionin 390 mijë lekë. Ndërkohë, e ka 160-170 mijë lekë. Pra, duhet ta kishte 390 mijë lekë. Më ndryshe. Në vitin 2013, pensioni në Shqipëri ishte 143 mijë lek, pensioni më Mal të Zi ishte 138 mijë lekë. Sot, pensioni në Mal të Zi është 450 euro. Pensioni në Maqedoni ishte më i ulët. So, pensioni në Maqedoni është 380 mijë lekë.
Në Serbi ishte më i ulët, sot është 405 mijë lekë. Po pse? Sepse çdo vit qeveritë nga buxheti kalonin para tek pensionistët për të rritur pensionet, sepse rriteshin çmimet, dhe pensionisti malazez nuk i ka problem, pensionisti serb nuk i ka problem. Janë rritur çmimet, janë rritur pensionet. Në Shqipëri, çmimet në qiell, pensioni mbeti aty ku ishte. Pak fare rritje. Ndaj dhe ne, me politikën që ndjekim i japim fund kësaj situate tmerrësisht të rëndë që është krijuar. Jo vetëm kaq. Nuk është ndonjë shumë e madhe, po është, çfarë është kjo. Është 6.3 euro në ditë për person, në standartin ndërkombëtar nuk je në varfëri ekstreme. Je në vërfëri, por jo ekstreme. Se ka dy fasho varfëria, dhe ne dalim përnjëherë nga varfëria ekstreme," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje