"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
ME FOTO/ Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë tubimin në Tiranë: Opozita shqiptare në protestë kundër qeverisë
Mediat ndërkombëtare citojnë fjalët e Berishës dhe shkruajnë se Opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama.
11 Shkurt 2023, 17:28Nga F.M
Protesta e Opozitës
TIRANË- Mediat ndërkombëtare kanë raportuar protestën kombëtare që u mbajt sot nga Opozita. Në artikull, shkruhet se mijëra mbështetës të opozitës politike shqiptare morën pjesë në një protestë antiqeveritare të shtunën, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit për korrupsion të dyshuar dhe keqpërdorim të ekonomisë së kombit të vogël ballkanik. Mediat ndërkombëtare citojnë fjalët e Berishës dhe shkruajnë se Opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama.
Artikulli:
Mijëra mbështetës të opozitës politike shqiptare morën pjesë në një protestë antiqeveritare të shtunën, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit për korrupsion të dyshuar dhe keqpërdorim të ekonomisë së kombit të vogël ballkanik. Sali Berisha, një ish-president dhe kryeministër i Shqipërisë që drejton Partinë Demokratike të qendrës së djathtë dhe ish-presidenti Ilir Meta, i cili drejton Partinë e Lirisë së majtë, ishin mes protestuesve që u mblodhën para ndërtesës kryesore të qeverisë me pankarta dhe bërtitën që kryeministri Edi Rama i Partisë Socialiste të qendrës së majtë në pushtet të japë dorëheqjen. “Ka ardhur koha që ky revolucion të nxjerrë paratë e korruptuara dhe t'i kthejë në paga dhe pensione më të larta”, tha Berisha.
Opozita mbajti sot protestën e radhës. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me në krye kreun e PD-së Sali Berisha. Nga podium, Berisha paralajmëroi revcolucion dhe kërkoi që ndërkombëtarët të hetojnë të gjitha nismat e qeverisë për të zhdukur Opozitën. Ai i kërkoi Ramës që të dorëhiqej e të largohej nga posti. Protesta u mbyll pas një pre e gjysmë dhe kryedemokrati bëri një marshim në institucionet kryesore si Ministria e Brendshme, Bashkia Tiranë dhe KQZ. Të hënën ka sërish protestë.