LIVE UPDATES
Politike

"Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje', Berisha nga takimi në Mirditë: Me të në Shqipëri gjendja është pothuajse siç ka qenë me Partinë e Punës

Lideri i opozitës tha se Edi Rama organizoi me paratë e shqiptarëve, në periudhën e ndaluar me ligj, 4553 aktivitete për të ndikuar tek zgjedhësit.

4 Dhjetor 2025, 19:15 Nga E.d
"Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje', Berisha nga
Foto Ilustruese

MIRDITA- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur në Mirditë, Berisha u shpreh se me Ramën në Shqipëri gjendja është pothuajse siç ka qenë me Partinë e Punës.

Lideri i opozitës tha se Edi Rama organizoi me paratë e shqiptarëve, në periudhën e ndaluar me ligj, 4553 aktivitete për të ndikuar tek zgjedhësit. Ai tha se gjatë zgjedhjeve u shpërndan 100 euro, për çdo pensionist për të blerë votën dhe u falën 1 miliard e 700 milionë euro.

"Por kjo foltore është për shpëtimin e demokracisë. Miq, ju jeni dëshmitarë se çfarë kalvari kaloi kjo forcë politike. Ju, të gjithë së bashku e kaluam. Një përpjekje e madhe për ta zhdukur opozitën. Një përpjekje e madhe për një Shqipëri pa opozitë. Ata që bënin këto përpjekje, ata janë ekstremistë të majtë. Ata donin me çdo kusht që pushteti i Edi Ramës të çelnjikosej. Ata mbronin drogën e tij, ata mbronin krimet e tij, ata mbronin farsën e tij elektorale. Kjo është e vërteta. Por ne qëndruam. U përpoqën ta bëjnë copë-copë. Përdorën arreste, përdorën të gjitha mjetet, por ne nuk i lëshuam ato të vërteta që besojmë. Jo, nuk i lëshuam. Dhe i mbrojtëm ato. Sot, ne jemi një opozitë, në shumë aspekte, më e fortë se kurrë. Ja u them unë ju. Se cilët jemi ne, të ndalemi për një moment. Ku ishim ne 4 vite më parë? Çfarë bënë kundra nesh 4 vite më parë? Si u përpoqën të na shuanin ne? Me gjykata, me prokurori e me të gjitha me radhë, me izolimin më të thellë. Sot, ja ku jemi. Me mbështetjen më të madhe që s'e kemi patur kurrë.


Njeriu që ju mbështetët, që e sanksionuan, që e vunë në arrest, dy javë më parë, organizata më e madhe e forcave politike të botës, e nderoi duke e zgjedhur zëvendëspresident. Gjatë këtyre viteve, në mënyrë të përsëritur, unë ju kam deklaruar ju, së pari, se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Dy net më parë, një demokrat më shkruan në mesazh dhe më thotë; Doktor, ne e dimë, se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Po aman, thotë, mos e thuaj se njerëzit na dëshpërohen. Dhe unë ia shpjegova. I thashë, shiko, ne kaluam gjëra shumë të vështira, po i kaluam vetëm e vetëm se nuk i mashtruam njerëzit dhe mbrojtëm të vërtetat. Dhe i them, më thuaj mua pak, a mund të ketë zgjedhje kur qeveria burgos në vitin elektorale dy liderët e partive kryesore opozitare dhe tjetrin e vë në ndjekje penale? Opozitarët, pse janë opozitarë, s'kanë asnjë imunitet, ama kur i arreston në vitin elektorale, ti e bën atë vetëm për të marrë mandatin me dhunë politike. A mund të ketë zgjedhje? Ja ku është Edi Rama i thashë unë. Kur organizon me paratë e shqiptarëve, në periudhën e ndaluar me ligj, 4553 aktivitete për të ndikuar tek zgjedhësit. Pa e disa sa i thonë, i thonë 30, 40 aktivitete në ditë. I thonë qindra miliarda lekë vetëm e vetëm për të ndikuar te zgjedhësit. A mund të ketë zgjedhje kur shpërndan në mes të fushatës 100 euro për çdo pensionist për të blerë votë? A mund të ketë zgjedhje kur fal dy ditë para votimeve, unë gjer vonë ju kisha thënë ju 200 milionë, ju kërkoj ndjesë.

Jo, ishin tani që janë bërë llogaritë, 1 miliard e 700 milionë euro. 1 miliard e 700 milionë euro fali dy ditë para zgjedhjeve. Vetëm gjobat dhe kamatat e biznesit ishin 200 mijë familje. A mund të ketë zgjedhje kur ti e merr dhe e shtron administratën që e paguani ju në policë të votës, në polici politike në kundërshtim me ligjin? A mund të ketë zgjedhje kur bandat, kartelet e drogës, ndër më të fuqishmet në Europë dhe në botë, kartele miq që diktojnë çmimin e kokainës në Europë, kartele që janë eksportuesit kryesorë në Europë të kanabisit dhe vendosin para të pafundme, shndërrojnë krimin në votë dhe votën në krim. Kanë futur në këtë parlament 28 deputetë me listë. A mund të ketë zgjedhje kur ti 5-fishon fondin e granteve, kur ti i lëshon prefekte elektorale dhjetëra mijëra legalizime, leje ndërtimi, punësime e të tjerë? Jo, zgjedhje nuk ka. Vetëm dy deklarata do sjell sot tek ju. Në raportin e vëzhguesve të zgjedhjeve në Shqipëri të Këshillit të Europës, shkrojti rekomandim: Në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti. Domethënë, në Shqipëri gjendja është pothuajse siç ka qenë me Partinë e Punës. Me dallimin që atëherë s'kishte parti të tjera, por tani ka parti, por partitë duhet të përballen me shtetin elektoral, i cili ka miliardat, i cili ka të gjitha mjetet, i cili vetëm zgjedhje nuk bën, por bën farsë elektorale." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama mirdita

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale