LIVE UPDATES
Politike

“Me buxhetin e 2024 borxhi publik është 60%”/ Rama: Inflacioni do të rikthehet në nivelet e para krizës

Në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste, Rama ka deklaruar se edhe pse kriza ndikoi shumë, çmimi i energjisë elektrikë te qytetarët nuk ka ndryshuar.

3 Nëntor 2023, 16:59 Nga I.A
“Me buxhetin e 2024 borxhi publik është 60%”/ Rama:
Edi Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vitin e ardhshëm burxhi publik i Shqipërisë do të bjerë deri në 60%. Në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste, Rama ka deklaruar se edhe pse kriza ndikoi shumë, çmimi i energjisë elektrikë te qytetarët nuk ka ndryshuar. Po ashtu ai ka theksuar se vitin e ardhshëm inflacioni mund të rikthehet në nivelin e para krizës.  

“FMN në misionin e vet të fundit theksoi se Shqipëria sot ka një nga ekonomitë me rezistente në rajon. Të kesh një ekonomi rezistente brenda kapacitetit që ke nuk është se e kanë të gjithë. Nëse ne do të vazhdojmë të ecim përpara si deri  tani me uljen e borxhit dhe me çeljen e negociatave ne bëhemi një shtet që mund të marrim vlerësimin dhe të kalojë në 2B. E kemi përsëritur gjithmonë se është e rëndësishme. Kemi pasur goditje të forta, që nga tërmeti tek pandemia dhe ndryshe nga vendet e tjera rreth e rrotull që janë vende anëtare të BE, ne 5 vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kemi pasur mbështetje financiare ekstra nga BE ose më saktë mbështetje të konsiderueshme. Borxhi ynë shkoi deri në 75%. Sot që flasim me buxhetin e vitit 2024 ne jemi thuajse në 60% pra një ulje 15%. Projeksioni ynë është që vitin e ardhshëm ne do të zbresim nën 60%.

Kemi njëkohësisht bërë diçka shumë të rëndësishme për të gjithë njerëzit. Ndërkohë që çmimi i energjisë u rrit në mënyrë të frikshme, asgjë nga kjo rritje nuk është reflektuar në faturën e dritave të asnjë familje shqiptare. Është e çuditshme se duke qenë se ka një informim për faktet, por ka edhe një propagandë për faktet shumë njerëz thonë që është rritur çmimi i energjisë. Nuk ka rritje çmim. Ata që thonë na është rritur çmim, nuk pyesin fare sa po paguhet. Inflacioni ka qenë një tjetër problem i madh. Nuk e them unë, e thonë të gjithë dokumentet e institucioneve ndërkombëtare. Shqipëria pati dhe ka sot inflacionin më të ulët në Rajon dhe e ka inflacionin sot nën mesataren e BE. Aktualisht jemi me 4.1% dhe sipas BSH vitin e ardhshëm inflacioni do të rikthehet në nivelin e para krizës. Shqipëria doli nga lista gri e task forcës së veprimit financiar dhe doli nga lista gri me vlerësime të larta për punën e bërë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari