27 Nëntor 2024, 10:48
Nga I.A
Blendi Gonxhja
TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës Blendi Gonxhja ka deklaruar se bonusi i fundvitit për pensionistët do të shpërndahet në javën e dytë të dhjetorit. Duke folur pas mbledhjes së qeverisë, Gonxhja theksoi se ky është bonusi më i madh i fundvitit ndonjëherë. Ndërkohë që theksoi se bonusi që do të shpërndahet në pranverë do të bazohet në performancën e ekonomisë së vendit.
"Krenar që sot miratuam bonusin e fundvitit, më i madhi ndonjëherë, për të gjithë 724 mijë e 933 pensionistët, ku 511 mijë e 173 pensionistë me pension 20 mijë lekë do të marrë bonusin 150 euro dhe 213 mijë e 760 pensionistë me pensione mbi 20 mijë lekë përfitojnë bonusin 100 euro. Pensionistë invalidë, gra e burra të ve, fëmijë jetimë, pavarësisht sa pension do marrin do kenë bonusin e plotë 15 mijë lekë.
Përfshihet edhe një kategori për pensionet e parakohshme të ushtarakëve. Për 5174 pensionet e invalidëve në fshat u rritet pensioni vjetor me 14.5%. Për 2300 pensionet familjare në fshat, ky bonus e ka efektin e tij sikur të rritej pensioni vjetor me 66.3%. Efekti i fondit prej 100 milionë euro të bonusit të fundvitit rrit me 9% mesatarisht një pension prej 15 mijë lekësh për të gjithë vitin 2024. Shpërndarja e bonusit në pranverë, është më i madhi ndonjëherë në historinë e vendit. Pagesat do të nisin nga java dytë e dhjetorit, për të gjithë pensionistët," tha Gonxhja.
blendi gonxhja
Politike
27 Nëntor 2024, 10:47
M.B
Makina
TIRANA- Pasi GJKKO vendosi t’i heqë masën e arrestit, kreu i PD-së Sali Berisha pritet të shkojë në zyr&eum...
Politike
27 Nëntor 2024, 10:45
I.A
Petrit Malaj
TIRANË- Ministri i Financave Petrit Malaj ka deklaruar se sot është miratuar akti normativ për kthimin e kë...
Politike
27 Nëntor 2024, 10:41
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të dhënë nga G...
Politike
27 Nëntor 2024, 10:30
ZH.LL
Osmani dhe homologu kolumbian
KOLUMBI- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të lart...
Politike
27 Nëntor 2024, 10:31
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas heqjes së masës “arrest shtëpie” ndaj kr...
Politike
27 Nëntor 2024, 10:19
M.B
Genc Gjokutaj
TIRANA- Avokati i Kreut të PD-së, Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka folur për media pas lirimit të klientit të tij...
Politike
27 Nëntor 2024, 10:12
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është liruar nga masa "arrest shtëpie". Gjykata e Posaçm...
Politike
27 Nëntor 2024, 08:45
M.B
Foto nga protesta
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë...
Politike
26 Nëntor 2024, 22:52
E. D
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj tha se PPE është grupi më i madh politik në Parlamentin Europian d...
Politike
26 Nëntor 2024, 22:33
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka denoncuar 'rëmbimin' e dhunshëm të grave protestuese...