6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët, Konjufca theksoi se Kosova po e mbyll këtë vit e sulmuar drejtpërdrejt nga elemente që kanë lidhje me Serbinë.
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka deklaruar se bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet që shihet si dëshmi që dy vende janë bashkë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët, Konjufca theksoi se Kosova po e mbyll këtë vit e sulmuar drejtpërdrejt nga elemente që kanë lidhje me Serbinë.
Sipas tij, sulmi në kanalin e ujit në Ibër Lepenc nuk mund të konsiderohet ndryshe veçse si sulm terrorist nga ata që refuzojnë ta pranojnë Kosovën si shtet të pavarur. Konjufca theksoi se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve pa njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Konjufca po ashtu falënderoi Shqipërinë dhe institucionet e saj për ndihmën që i ka dhënë Kosovës në arenën ndërkombëtare.
"Jemi mbledhur në këtë seancë të përbashkët të Kuvendeve për të dëshmuar unitetin tonë përballë sfidave politike e gjeopolitike, të sigurisë që shoqërojnë rajonin tonë edhe gjatë këtij viti. Edhe dy muaj bëhen tre vjet që nga agresioni i paprovokuar i Rusisë mbi Ukrainën dhe popullin ukrainas. Ne si rajon dhe Kosovë i kemi ndjerë ndikimet e tërthorta e të drejtpërdrejta të këtij agresioni. Kosova po e mbyll edhe këtë vit e sulmuar drejtpërdrejtë nga elementë që lidhen me Serbinë dhe që po synojnë destablizimin e brendshëm të Kosovës me metoda terroriste dhe të luftës hibride. Sulmi në Ibër Lepenc nuk mund të konsiderohet ndryshe përveçse si sulm terrorist nga ata që refuzojnë të pranojnë Kosovën si një realitet sovran dhe rend ligjor e demokratik. Mos harrojmë që ky sulm i rëndë ndaj infrastrukturës tonë kritike të furnizimit me ujë dhe energji vjen 1 vit pas sulmit tjetër të rëndë në Banjskë.
Organizator i këtij sulmi është Radoiçiçi i mbështetur drejtpërdrejtë nga Vuçiç dhe mbetet ende i pandëshkuar nga drejtësia në Serbi e cila pothuajse nuk ekziston fare. Ky përbashkim i yni sot në këtë seancë të dy kuvendeve tona. Kosova e Shqipëria janë me njëra tjetrën, në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht. Duke qenë se nuk mund të përfaqësojmë tjetër gjë përveçse interesit kombëtar për kombin që për ne është i përbashkët. Kam pasur nderin të drejtoj këtë institucion, po ashtu Kuvendi i Shqipërisë është pothuajse në fund të mandatit. Mund të them që si Kuvend kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe e kemi ngritur në nivel të ri bashkëpunimin ndërparlamentar. Synojmë të njëjtën familje, Shqipëria ka ecur para në rrugën e integrimit dhe mësimet e saj do jenë të rëndësishme për ne pavarësisht masave absurde që n ai ka vendosur BE.
Kosova mbetet kampion i demokracisë në rajon dhe me këtë duhet të krenohemi të gjithë ne si popull. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë aleati më i natyrshëm i vlerave perëndimore në Ballkan, e falënderojmë Shqipërinë që ka qenë e zëshme për mbrojtjen e interesave të Kosovës, për mbrojtjen e shpejtësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, në çdo forum të rëndësishëm të botës dhe që e drejta e Kosovës për mbrojtjen e sovraniteti dhe integritetin, nuk mund të konsideron cenim i fqinjësisë së mirë. Është Serbia ajo që nuk na e pranon as statusin e fqinjit. Nuk mund të ketë normalizimin të marrëdhënieve mes dy vendeve tona pa pasur njohje reciproke si dy subjekte sovrane që nuk e kontestojnë njëra tjetrën. Vetëm kjo është zgjidhja për relacionin mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo të ndodhë sepse e kemi në krah Shqipërinë”, u shpreh Konjufca.
kuvendi i kosoves PRISHTINË- Ka nisur mbledhja e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë. Në sallën ...
Takimi PRISHTINË- Kryeministri, Edi Rama dhe kryeparlamentarja, Elisa Spiropali para fillimit të seancës së përbashkët në...
takimi PRISHTINË- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zhvilluar sot takim në Prishtinë me deputetët e...
foto ilustruese PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni nga Shqipëria kanë mbërritur në Kuvendin e Kosovës për ...
foto ilustruese TIRANË- Kërkesa e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliajt dhe vëllait të këtij t...
foto ilustruese PRISHTINA- Seanca e përbashkët plenare Kosovë-Shqipëri do të mbahet ditën e sotme në Prishtinë...
Hashim Thaçi HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u bë sërish pjesë e kryetitujve të mediave, si paso...
Artan Grubi SHKUP- Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) në opozitë, i ka bërë thirrje ministrit të Punëve të ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zbuluar detaje nga skenari që ka përgatitur opozita për protest&eu...
Berisha TIRANË- Kryeopozitari Sali Berisha ka rrëfyer se si i ka përjetuar 333 ditët e tij në arrest shtëpiak. I ftuar në...