LIVE UPDATES
Politike

Mbledhja e grupit parlamentar të PD! "Kartelet e drogës efekt shkatërrimtar", Berisha: Buxheti 2026 i qeverisë është një piramidë mashtrimi, u rrit nga rritja e çmimeve

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se të dhënat më të fundit të INSTAT-it, tregojnë efektin shkatërrimtar të karteleve të drogës mbi ekonominë, rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit.

8 Dhjetor 2025, 14:48 Nga E.d
Mbledhja e grupit parlamentar të PD! "Kartelet e drogës efekt
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se buxheti 2026 i qeverisë është një piramidë mashtrimi, pasi u rrit nga rritja e çmimeve. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se të dhënat më të fundit të INSTAT-it, tregojnë efektin shkatërrimtar të karteleve të drogës mbi ekonominë, rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit.

Berisha tha se këto të dhëna tregojnë se për herë të parë pas 32 vitesh, ekonomia shqiptare në rritje ka kontribut minorance. Lideri i opozitës u shpreh se shteti kontribuon me taksën neto, e cila është taksa që vilet ndaj prodhimeve, shërbimeve, pasi zbritet subvencioni dhe shpenzimi për të. Në fund, Kryedemokrati tha se një studim i një  ekspert të pavarur, ka nxjerrë përfundimin se  çmimet në Shqipëri janë 85% më të larta se në mesataren e BE-së.

"Mirëdita dhe gëzuar 8 dhjetorin atyre që janë dhjetoristë dhe atyre të cilët kanë vazhduar atë rrugë dhe atë traditë. Së pari desha të ndalem tek një çështje themelore e buxhetit. Ky buxhet është një piramidë mashtrimi, vjedhjeje ndaj qytetarëve shqiptarë. Të dhënat më të fundit të INSTAT-it, tregojnë efektin shkatërrimtar të karteleve të drogës mbi ekonominë e vendit, mbi rritjen ekonomike të vendit dhe zhvillimin. Çfarë tregojnë këto të dhëna mbi rritjen ekonomike mbi të cilën bazohet buxheti. Këto të dhëna tregojnë se, në këtë rritje ekonomike, për herë të parë pas 32 vitesh ekonomia shqiptare në rritje ka kontribut minorance. Për herë të parë në 2 vite, shteti është kontributor kryesor, por jo se janë ndërmarrjet publike të shtetit. Se ka shtete të cilat menaxhojnë sektorë publikë prodhimi, që predominojnë mbi sektorin privat. Kurse këtu shteti predominon në ekonomi me 2 kontribute kryesore.


Së pari me rrogat, pensionet, sigurimet shoqërore, sigurimet e tjera, duke mbajtur një makineri gjigande të punësuerish dhe rritjen e tyre. Rritjen fiktive siç do ta shohim këtu. Së dyti, shteti kontribuon me taksën neto. Çfarë është taksa neto? Taksa neto është taksa që vilet ndaj prodhimeve, shërbimeve, etj., pasi zbritet subvencioni dhe shpenzimi për të. Por shikoni çfarë ndodh. Ndodh që çdo rritje çmimi, rrit taksën. Nëqoftëse çmimi i qumështit kalon nga 2 në 4 euro, TVSH që vilet nga e njëjta litër qumësht dyfishohet dhe kështu për të gjithë zinxhirin e çmimeve. Pra, një rritje që i detyrohet rritjes së çmimeve. Në një kohë kur jo rritja e çmimeve, por stabiliteti i tyre dhe pse jo në raste të caktuara ulja për shkak të konkurrencës etj., është përfitimi madhor i qytetarëve shqiptarë.


Për ta zbërthyer më tutje këtë buxhet. Sot vetëm nga viti 2023 gjer në vitin 2025, me 200 euro merr më pak seç merrje 3 vite më parë me 160 euro. Po, e provuar, e faktuar. Rritja e çmimeve sipas Eurostat-it krahasuar me vendet e tjera është 1% më e lartë se çmimi mesatar i BE-së, në ushqime është 17%. Por tani ka një studim me të dhëna të frikshme nga një ekspert absolutisht i pavarur, i cili nxjerr çmimet në Shqipëri, 85% më të larta se në mesataren e BE-së. Unë personalisht e besoj studimin e tij. Është ekspert me reputacion." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita mbledhje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet