LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhja e Avokatit të Popullit! Shoqëria Civile i drejtohet Partisë Socialiste: Mos bëni lojën e "Kim Filbit" ndaj kandidaturës së Besim Ndregjonit

Organizatat shprehen se janë të shqetësuara që, sipas tyre, politika po heziton të promovojë kandidatura antikomuniste për institucione të pavarura, ndonëse Shqipëria mbetet i vetmi vend në Europë që ende nuk ka dënuar krimet e komunizmit me ligj.

8 Dhjetor 2025, 13:57 Nga M.L
Zgjedhja e Avokatit të Popullit! Shoqëria Civile i drejtohet
Foto ilustruese

TIRANA- Një grup organizatash të shoqërisë civile që përfaqësojnë ish-të përndjekurit politikë, të burgosurit, të torturuarit dhe familjet e kulakëve kanë publikuar një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke i bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë të mbështesë kandidaturën e Besim Ndregjonit për postin e Avokatit të Popullit.

Në deklaratën e përbashkët, Grupi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (AHRG), Qendra e Traumës dhe Torturës (ARCT), Unioni Mbarkombëtar i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë (NUIAPP) dhe Shoqata Kombëtare e ish-Kulakëve (THAFKA) theksojnë se Ndregjoni përfaqëson 40% të shqiptarëve që mbijetuan diktaturën komuniste dhe se figura e tij është thellësisht antikomuniste, e pavarur dhe e përkushtuar ndaj të drejtave të njeriut.

Organizatat shprehen se janë të shqetësuara që, sipas tyre, politika po heziton të promovojë kandidatura antikomuniste për institucione të pavarura, ndonëse Shqipëria mbetet i vetmi vend në Europë që ende nuk ka dënuar krimet e komunizmit me ligj.

Në reagim, organizatat i referohen edhe proklamatës së fundit të ish-Presidentit amerikan Donald Trump, i cili shpalli “Javën Antikomuniste” në SHBA, duke u bërë thirrje vendeve të tjera të refuzojnë ideologjitë që cenojnë liritë individuale. Sipas tyre, deputetët shqiptarë duhet të “solidarizohen me këtë qasje” dhe të nderojnë viktimat e komunizmit në vend.

Në reagim theksohet se Ndregjoni ka ndjekur të gjitha hapat ligjorë për kandidim dhe ka dorëzuar mbështetjen e 28 deputetëve të tre grupeve parlamentare të opozitës. Organizatat e konsiderojnë si “të padrejtë” faktin që legjislatura e kaluar nuk e kaloi në votim.

Reagimi: 

Grupi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Qendra e Traumës dhe Torturës, Unioni Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e ish Kulakëve të Shqipërisë që  në vitin 2022 i kan paraqitur Kuvendit të Shqipërisë  për të drejtuar Avokatin e Popullit, që  në fokus ka  “Të Drejtat dhe Liritë e Njeriut” një Personalitet antikomuniste, Misionar i Dokumentimit dhe dënimit të krimeve të komunizmit, Përçues i paqes dhe jo urretjes, Zë i pa ndalur në mbrotje të drejtave dhe lirive të Njeriut për shtresën antikomuniste që përfaqëson 40% të popullit shqiptar, Zotin Besim NDREGJONI! Ne si Shoqëri Civile, Kulakët, të Burgosurit dhe të Përndjekurit Politik jemi tepër të shqetësuar që mbas tre dekadash akoma hezitohet nga politika për promovimin e kanditaturve antikomuniste  që i demokratizojnë institucjonet dhe nuk i politizojnë ato!

Ju sjellim në vëmendje Partive politike që përfaqësohen në Kuvend, Proklomatën e Presidentit të SHBA  Donald Tramp që para një muaj 2-8 nëndor “ Shpalli Javën antikomuniste në vendin e tij, ku ai Shtet nuk kishte kaluar diktaturë komuniste, por në nderim të mbi 100.000 mijlon viktimave që kishte kaluar europa nga kjo diktaturë, shprehu mirënjohjen dhe  nderimin,  dhe u bëri thirrje të gjitha botës të e dënonin këtë doktrine të keqe siç e dënon Amerika, Ai paralajmëron se pamvarësisht  përfundimit të luftës së ftohtë, ideologjitë që kufizojnë liritë individuale vazhdojnë të rishfaqen në forma të reja. Proklomata përfundon me angazhimin që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtën  për”Jetë, liri dhe kërkim të lumturisë” duke e vendosur komunizmin në koshin e historisë,  shprehet Presidenti Tramp! Ai bashkoheni Ju deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kësaj proklamante që nderon antikomunista të përndjekur politikë të Shqipërisë dhe nderon viktimat e komunizmit! I vetmi vend në Europë që si ka dënuar krimet e komunizmit me ligj!  Shpresojmë se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duhet të shprehin solidarizimin me proklamatën e Presidentit Tramp në nderim të sakrificave të shqiptarve antikomunist, përndryshe çdo heshtje, apo mos reagim ju ban lojtarë të ideologjisë komuniste!


Vendimi për të kandituar Zotin Ndregjoni na buron  nga veprimtaria e tije  35 vjeçare, si përfaqësues i 40% të shqiptarve që i mbijetuan diktaturës, dhe përjetuan vuatje të rënda e padrejtsi dhe detyrimin moral se ky do të jetë Zëri i tyre në institucjonet kushtetuese.

Gjatë legjislaturës së kaluara shumica nuk e kaloi në votim me pretekstin të bëjmë marrveshje,me  PD. Ky mosveprim përbënte shkelje të hapur të ligjit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit!

Në diktaturë familja e tij pësoi përndjekje makabre të krimeve të komunizmit, me pushkatime, me burgime, me mbytje ne hetusi, e kishte të ndaluar të votohej si Armik i partisë komuniste, historia u përsërit në Kuvendin e Shqipërisë,  në 2025 ju ndalua votimi si përfaqësues real antikomunist i përndjekur politikë mbas tre dekadash! I bëjmë me dije Kuvendit të Shqipërisë është i vetmi kanditatë që ka zbatuar ligjin për etapat e zgjedhjes, mbasi plotësoi kriteret priti vendimin e komisionit të ligjeve me 17 nëndor 2025 dhe me 18 nëndor 2025 dorzoi mbështetjen e 28 deputetëve të tre grupeve parlamentare të opozitës për tu votuar në seancë plenare!

Ne besojmë se Avokati i popullit duhet të qëndroi  i pamvarun nga çdo ndikim politikë, i lirë  nga interesat e pushtetit , apo opozitës të udhëhiqet vetëm nga ligji dhe nga ndërgjegja njerzore. Ky është kanditati i jonë! Sepse  vendimet që shkelin Kushtetutën nuk janë veprime politike-janë padrejtsi që godasin qytetarin dhe shpirtin e shtetit të së drejtës. Ne i sigurojmë shqiptarët se Zoti Ndregjoni si Avokat Populli, qëndron mbi interesat politike,  që flet me forcën e ligjit çdo padrejtsie dhe që përfaqëson zërin e qytetarit të zakonshëm përballë pushtetit!

I drejtohemi Partisë Socialiste si mazhornancë, Partisë Demokratike si Opozitë,  “Lereni lojën e Kim Filbit të viteve 50 kundra shqiptarve antikomunistë që vriteshin në pabesi të kësaj loje, se deshën një Shqipëri demokratike europiane, mos bani dhe Ju lojën e “Kim Filbit” ndaj kanditaturës përfaqësuese e antikomunizmit të përndjekur politikë nga diktatura në Shqipëri Zotit Besim Ndregjoni!

Shoqëria shqiptare ka nevojë për paqe dhe gjithëpërfshirjen në ndërtimin e shtetit të së drejtës! Votimi për Avokat Populli i Dr. Besim Ndregjonit ju ban krenar përpara shqiptarve.

GRUPI I TË DREJTAVE TË NJERIUT             QENDRA E TRAUMËS DHE TORTURËS

AHRG                                                                    ARCT

DREJTORESHA EKZEKUTIVE                               DREJTOR EKZEKUTIV

Elsa BALLAURI                                                       Kevi BRISKU

 

UNIONI MBARKOMBËTAR INTEGRIMIT                  SHOQATA KOMBËTARE E ISH

TË BURGOSURVE DHE TË PËRNDJEKURVE             KULAKËVE TË SHQIPËRISË

POLITIKË TË SHQIPËRISË                                                      (THAFKA)

(NUIAPP)

Z/PRESIDENTE                                                                    KRYETARI

Lavdie NELA                                                                       HAJRI ELEZI

Ish e Burgosure Politike

(Bashkëshorte e Poetit martir Havzi NELA)

besim ndregjoni

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet