Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në këtë aktivitet morën pjesë Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deputetë, përfaqësues fetarë, anëtarë të këshillit bashkiak dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
BERAT- Mesditën e sotme, në sallën e Këshillit Bashkiak të Beratit, është zhvilluar ceremonia zyrtare e betimit të kryebashkiakut të ri, Ervin Ceca. Në këtë aktivitet morën pjesë Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deputetë, përfaqësues fetarë, anëtarë të këshillit bashkiak dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ministri Ervin Demo e vlerësoi këtë ditë si një moment të rëndësishëm për qytetin, duke theksuar se kryetari i ri do të ruajë vlerat historike dhe harmoninë fetare të Beratit, si dhe do të kontribuojë në zbatimin e reformave në pushtetin vendor, përfshirë edhe reformën territoriale.
"Jam i bindur se kryetari i ri i bashkisë Berat do të ketë në fokusin e tij ruajtjen e vlerave të qytetit dhe ruajtjen e bashkëjetesës fetare. Dinamika që ka qyteti do të marrë një përgjigje pozitive nga kryetari i ri i bashkisë Berat sepse ai ka dashuri për këtë qytet dhe është njeri dashamirës. Jemi përpara një periudhe intensive, përsa i përket reformave në pushtetin vendor dhe unë jam i bindur se bashkia e Beratit do të japë kontributin e saj për këto reforma dhe sidomos për atë të reformës territoriale", ka thënë Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.
Pas betimit mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ministri Demo i vendosi Cecas shiritin e kryebashkiakut. Ervin Ceca, duke marrë detyrën zyrtarisht, u zotua se do të vazhdojë punën për të zhvilluar qytetin dhe për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët.
"Kjo bashki ka qenë një histori suksesi dhe ky mandat do të jetë vijimi i punës së nisur për ti shërbyer Beratit. Besoj se vetëm nëpërmjet bashkëpunimit ndërinstitucional dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve, ne do të arrijmë rezultate të qëndrueshme", ka thënë kryetari i ri i bashkisë Berat, Ervin Ceca.
Ceremonia përfundoi me intonimin e Himnit të Flamurit, duke shënuar fillimin e mandatit të ri në krye të Bashkisë Berat./ Dosja.al
Albin Kurti KOSOVA- Lëvizja Vetëvendosje ka rikthyer në garën parlamentare 16 kandidatë që vetëm para pak javësh ga...
Foto ilustruese TIRANA- Një grup organizatash të shoqërisë civile që përfaqësojnë ish-të përndjekuri...
Sali Berisha TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha hodhi sot akuza të ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar k&e...
Sali Berisha TIRANA- Gjatë një aktiviteti përkujtimor për 8 Dhjetorin 1990 në Qytetin Studenti, ish-kryeministri Sali Berisha...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përkujtoi sot 8 Dhjetorin 1990 gjatë një ceremonie kushtuar Dit&eum...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në ditën e Rinisë ka treguar...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përkujtoi sot 8 Dhjetorin 1990 gjatë një fjalimi për Ditë...
Kiri Hajdari TIRANË- Djali i Azem Hajdarit ka folur ditën e sotme në lidhje me vendimet e rëndësishme që ka marrë b...
Lopet TIRANË- Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka zgjedhur të urojë Ditën e Rinisë, duke treguar një rast suks...
AAK KOSOVA- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka publikuar zyrtarisht listën e kandidatëve për deputetë q...