LIVE UPDATES
Politike

Mbledhja e firmave, Salianji: Shkarkimet janë mendësi bizantine! PD duhet të bashkohet, jam i gatshëm të lë dhe mandatin për këtë gjë

Vendimin e Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar deputetët e konsideroi bizantine. 

14 Janar 2023, 19:56 Nga F.M
Mbledhja e firmave, Salianji: Shkarkimet janë mendësi bizantine! PD
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur në lidhje me nismën e mbledhjes së firmave të deputetëve të gurpit parlamentar të Partisë Demokratike. I ftuar në News24, Salianji tha se ka zhvilluar shumë takime për të arritur një qëllim, nashkimin e PD-së. Salianji u shpreh se është i gatshëm të lërë edhe mandatin e deputetit vetëm për ta realizuar këtë gjë. Vendimin e Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar deputetët e konsideroi bizantine. 

Pjesë nga biseda në studio:

Ervin Salianji: Edi Ramës i intereson të ketë luftë dhe të përjashtohen deputetë të opozitës. Rama po përfiton. Nuk mundet që me çfarëdolloj forme të kërkojnë të mbajnë karriget. E them se jam i gatshëm të lë mandatin për t’u bashkuar PD. Të dalësh tani dhe të marrësh vendime të caktuara për interesa dhe përçarje të PD nuk është privilegj. PD zyrtare, apo e vulës apo ta quajmë si të duan nuk po bën asnjë aktivitet të madh. Ta provojmë pra, të ndodhin me akte. Kemi diskutuar një prej nismave për hapjen e dosjeve më e gabuara, sot pas dy muajve nuk dimë të jetë hapur një dosje. Unë ka qenë një prej njerëzve që kam reaguar ashpër ndaj ngjarjeve të 8 janarit. PD ka nevojë për bashkim për thithjen e çdo individi dhe jo më të ketë luksin për të përjashtuar deputetë. Ka nisur një përpjekje për bashkim, një grup kolegësh në PD nisur nga situata  është bërë përpjekje se si mund të bashkohet dhe në kushte kur dëgjohet që ka përpjekje për tu bashkuar vjen një njoftim për shtyp ku thuhet se përjashtohen 4 deputetë dhe kjo është përpjekje brutale. E pasens. Nëse deri në 6 mars kemi bërë beteja të forta është e rëndësishme që partitë politike të demokratizohen. Unë i qëndroj parimit të demokracisë së brendshme. Sjellje bizantine duke përjashtuar deputetë. Këtu nuk bëhet fjalë për tu shkarkuar dikush, por është mendësi bizantine që ndodhi nga Alibeaj. Jemi në kushtet ku duhet të bashkëpunojmë. Duhet të ketë unifikim dhe po gjenden rrugët dhe duhet të gjenden. Nuk është arritur të flitet ende me të gjithë kolegët për shkak se ndodhi kjo ndërhyrja brutale. Ne do të përpiqemi që me konsensualitet të arrihet një mënyra që PD të bashkohet.

Pyetje: Si nisi dhe kush e propozoi shkarkimin e Alibeajt?

Salianji: Këtu nuk bëhet fjalë për tu shkarkuar dikush. Kjo është një mendësi bizantine që për fat të keq ndodh në krahun e Alibeajt. Ne po shikojmë opsione për tu bashkuar. Nuk është arritur që të flitet me të gjithë kolegët sepse ndodhi kjo ndërhyrja brutale. PD nëse do kishte çështje për shkarkime do ta kishte ndërmarre këtë veprim. Ne çdo bëjmë çdo përpjekje konsensuale për tu bashkuar. Unë po them që do ti japim kohën çdo deputeti për të arritur në një bashkim. Kanë qenë një grup deputetësh për të arritur një bashkim për të pasur mundësinë që grupi parlamentar mos keqpërdoret për luftëra të brendshme.

Nisma për vendosjen tuaj në krye të grupit, çfarë mund të na thoni?

Salianji: Ka qenë një nismë për bashkim, ndaj gjatë të gjithë kohës nuk kam mbajtur një qëndrim se nuk mund të flihet vetëm për persona kur duhet të gjejmë çdo mënyrë për bashkim. Ka pasur propozime nga kolegët, që mund të ishte një nga mundësitë për bashkim por nuk është biseduar vetëm emri im. Nuk do të flas derisa të arrihet një zgjidhje për bashkim. Unë jam në dispozicion edhe të lë mandatin dhe të marr përgjegjësinë nëse do jetë nevoja. Nuk jemi më në kushtet kur bëhet fjalë për numra, por do tu japim kohë kolegëve për të reflektuar se cila është mënyra për tu bashkuar.

Do arrihej bashkimi nëse do jeni ju në krye?

Salianji: Ndaj them nuk flas sepse nuk varet nga unë. Shoh një përpjekje për bashkim. Këtë herë kemi një grup më të madh të grupit që mbështesin në terren kandidatët e Primareve, konsensusi do të jetë i gjerë. Nuk do merren akte të njëanshme për të treguar kush ka shumicën. Kohë ka. Do të nisë para fushatës. Nëse nuk do ketë konsensus dhe do i qëndrohet tentativa ve për uzurpimin e pozicioneve të caktuara, pa dyshim do të ketë masa.Berisha po bën një lëshim për të arritur konsensusin, ka tentativa për ta bashkuar PD dhe për ta bashkuar me opozitën.

Pas vendimeve të Alibeajt qëndron Basha?

Salianji: Nga dita e parë kur është detyruar të largohet, kur ka dhënë një dorëheqje të detyruar, Basha nuk ka pasur një dorëheqje, nuk çon as shkresën për tu dorëhequr si kryetar partie në gjykatë. Do konfirmohet shumë shpejt se janë në një projekt për të hapur një parti të re, që nuk i shërben PD. Cilido që ka ambicie politike, përfshirë edhe Bashën që mori një PD të madhe dhe la një PD të vogël, le të hapë një parti të vetën. Kam pasur një mbështetje të fortë për Bashën, por nuk mund të jem miop dhe të shoh që ka një realitet tjetër. Secili duhet të ripozicionohet, por nuk mund të mbahet peng partia dhe opozita për ambicie. Iu dhanë shumë mundësi.

Keni komunikim me Bashën?

Salianji: Ne që kemi marrë iniciativën për bashkim, do takonim edhe Bashën si anëtar i grupit parlamentar, por nuk mundëm sepse sa doli fjala u morr vendimi për përjashtimin e katër deputetëve nga grupi.

Deputeti Salianji ka nisur të mbledhë firmat e deputetëve të grupit parlamentar të PD-së për të bashkuar Partinë Demokratike. Kjo nismë ka filluar prej javësh dhe deri më tani është raportuar se ka mbledhur 20 firma. Në mes të kësaj nisme, Alibeaj vendosi të përjashtonte katër deputetë nga grupi, me argumentin se nuk kishin reflektuar nga aktet e dhunës që ndodhën në selinë blu në protestën e 8 janarit. Qëllimi ishte pakësimi i firmave, por nisma vijon. 

ervin salianji

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit