28 Tetor 2022, 12:44
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar historike marrëveshjen me Kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se kjo është një marrëveshje që do t'i japë fund monizmit dhe që do heqë nga Bashkia e Tiranës, Erion Veliajn. Këtë të fundit, Berisha e konsideroi si njëriun që ka kancerizuar Tiranën.
"Marrëveshja e djeshme është historike. Është marrëveshja që do i japë fund monizmit, është marrëveshja që do nxjerrë nga bashkia njeriun që meriton çdo epitet, njeriu që e shndërroi Tiranën në qytetin me ajrin më të pistë në 10 vendet e fundit në botë. Ajri i ndotur do të thotë kancer, ajër kancerogjen. Që krijoi në Tiranë me kullat e tij, zonat me dendësinë më maksimale të popullatës, që nuk i gjen në asnjë vend të Europës. Që mashtron në çdo hap qytetarët shqiptarë. Që i vodhi në mënyrë monstruoze. E shndërroi fushën e Sharrës në një minierë floriri për veten dhe Edi Ramën. Këto janë objektivat e marrëveshjes historike mes PD dhe PL,"- tha Berisha ndër të tjera.
Më herët, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se aksioni opozitar do të fillojë më 12 nëntor 2022 me një protestë kombëtare. Protesta e opozitës së bashkuar vjen në kohën kur nesër bashkëpunimi me Partinë e Lirisë është konkretizuar me një marrëveshje të shkruar që përfshin edhe koalicionin në procesin e zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Partia e Lirisë do të marrë kandidatin për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës ndërsa PD do të ketë emrin e kandidatit për kryetar bashkie.
sali berisha
Politike
28 Tetor 2022, 12:43
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se çdo deputet i Opozitës është i detyruar moralisht ...
Politike
28 Tetor 2022, 12:30
A.B
Belinda Balluku
BULQIZË- Zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku deklaroi se në media po përflitet se do të rritet çmi...
Politike
28 Tetor 2022, 12:29
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen para se të vijë protest...
Politike
28 Tetor 2022, 12:15
f.g
Ulsi Manja
TIRANE- Deputeti i opozitës Dash Sula propozoi ndryshimin e ligjit për dënimin me burg të të rinjve që kapen me sa...
Politike
28 Tetor 2022, 12:24
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se politikani i vetëm me lidhje iraniane në Shqipëri &eu...
Politike
28 Tetor 2022, 12:19
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha la të kuptohet se pas publikimit të të dhënave të kryeministrit Edi Rama nga ...
Politike
28 Tetor 2022, 12:19
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e krahasoi kryeministrin Edi Rama me ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikë...
Politike
28 Tetor 2022, 12:13
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se 2500 efektivë policie kanë paraqitur dorëheqjen dhe k...
Politike
28 Tetor 2022, 12:01
F.M
Dhurata Çupi
TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi debatoi me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja në lidhj...
Politike
28 Tetor 2022, 11:56
A.B
Edi Rama
BULQIZË- Kryeministri Edi Rama u mërzit që nuk qëndroi në festën e organizuar për gratë dhe vajzat në...