Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kreu i qeverisë është prononcuar për mediat sllovene, ku është pyetur për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, dhe marrëdhënien Serbi-Kosovë, rrugën drejt zgjidhjes përfundimtare si dhe çështjen e vizave ndaj shqiptarëve të Kosovës.
SLLOVENI- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, projekt i qeverisë sllovene, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Qendra për Perspektivë Evropiane.
Kreu i qeverisë është prononcuar për mediat sllovene, ku është pyetur për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, dhe marrëdhënien Serbi-Kosovë, rrugën drejt zgjidhjes përfundimtare si dhe çështjen e vizave ndaj shqiptarëve të Kosovës.
INTERVISTA E PLOTË
Kënaqësia nuk është një fjalë që mund ta përdorim por po, sigurisht jemi të kënaqur që më së fundi këtij ngërçi i erdhi fundi dhe që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu po nisin tashmë procesin formal të bisedimeve të anëtarësimit.
– A mendoni se pas vendimit të Kosovës dhe Serbisë për të ulur armët për shkak të tensioneve të fund korrikut tashmë procesi i anëtarësimit dhe me sinjalet e sotme të kancelarit gjerman Scholz, do të mund të përshpejtohet?
Sinqerisht nuk jam i sigurt që do të ketë një përshpejtim, në përgjithësi për shkak të arsyeve gjeopolitike, por dua të shpresoj që për shkak të arsyeve gjeopolitike, komuniteti i ri europian politik i propozuar nga Macron dhe i shtjelluar nga Charles Michel, për të cilin po punojmë së bashku me qeverinë holandeze dhe unë me kryeministrin Rutte do të përshpejtojë. Është një ide shumë e rëndësishme dhe me shumë potencial.
Nga ana tjetër sa i takon Serbisë dhe Kosovës, mendoj që ende është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza, ndërkohë që e bënin këtë kur ishin nën një regjim barbar, ndaj çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng dhe ky është një paradoks mjaft i rëndë dhe i turpshëm i kohëve tona. Sa i takon dialogut midis tyre, e kam fjalën midis Kosovës dhe Serbisë, jam i bindur siç kam qenë se nuk ka vlerë të humbasim kaq shumë kohë, kaq shumë energji, në vend që të ulemi e të zgjidhim problemet siç u ulën në fund të fundit.
– A ka një mospërputhje në rritje midis autoritetit të Shqipërisë dhe në Kosovës sa i takon marrëdhënies me Beogradin?
Nuk ka një gjë të tillë si autoritetet shqiptare dhe kosovare, por ka shqiptarë në Shqipëri dhe shqiptarë në Kosovë si autoritete të shteteve. Nuk ka mospërputhje. Natyrisht kemi disa dallime, çka është normale sepse jemi dy shtete të ndryshme dhe mbështesim plotësisht Kosovën dhe autoritetet kosovare kur vjen fjala për kërkesën e tyre këmbëngulëse për njohje, por kemi një pikëpamje paksa ndryshe se si të arrihet aty. Ne jemi shumë më tepër pro bashkëpunimit dhe ndërtimit hap pas hapi, duke marrë si shembull vende të tjera të cilat arritën të prodhonin histori të jashtëzakonshme suksesi nga konflikti dhe gjakderdhja. Faleminderit!
Forumi zhvillohet çdo vit në fund të verës, si një platformë gjithëpërfshirëse me një pjesëmarrje të larmishme personalitetesh nga fusha e politikës, diplomacisë, ekonomisë, sektorit privat e publik dhe akademikë, të cilët mblidhen së bashku për të diskutuar sfidat kryesore në shekullin e 21-të.
Qëllimi i Forumit është të inkurajojë aktorët pjesëmarrës për të diskutuar dhe shkëmbyer mendime dhe për të gjetur zgjidhje novatore për sfidat rajonale dhe globale.
Bajram Begaj TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka nisur lëvizjen e parë në lidhje me cakt...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta denoncoi ditën e sotme se nuk ka tender për ujësjellësin ...
Ilir Meta TIRANË- Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë është shprehur se aksioni opozitar pas rritjes së çmimit t&...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur se është ndjerë gjithmonë krenar...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ka ndryshuar emrin ndaj ...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nga gazetarët në lidhje me deklaratën e tij të m&e...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se në ditët në vijim, do të b...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se Qeveria ka thyer ligjin për sa i për...
Petrit Vasili TIRANË- Partia e Lirisë denoncoi ditën e sotme se po vidhen paratë e qytetarëve. Petrit Vasili deklaroi se nuk ekzis...
Sali Berisha, George Soros TIRANË- Ditët e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sulmon shumë multi-miliarderin Geor...