LIVE UPDATES
Editorial

Marrëveshja Rama-Meloni spektakël për të legjitimuar pushtetin

Në Shqipëri janë mësuar që Rama vendos për gjithçka, duke imponuar shijet dhe interesat e tij si shije dhe interesa të vendit.

9 Nëntor 2023, 14:41 Nga Fatos Lubonja
Marrëveshja Rama-Meloni spektakël për të legjitimuar
Fatos Lubonja

Ky shkrim i Fatos Lubonjës është botuar në 9 nëntor në gazetën italiane Il Manifesto

Nëse në Itali ka pasur një lloj habie se si Meloni e bëri marveshjen me Ramën pa u konsultuar as me aleatët e saj, në Shqipëri vendimi i Ramës për t’i ofruar gratis Italisë një copë tokë për të ndërtuar aty kampin e refugjatëve pa u konsultuar me kërkend nuk ka ngjallur ndonjë habi. Ideja e një lideri të gjithpushtetshëm që identifikohet me partinë/shtet dhe gjithë popullin e tij vazhdon të dominojë në Shqipëri edhe pas tridhjetë vjetësh vendosje të pluralizmit; sot në formën e asaj që Stuard Mill e quan “tirani e maxhorancës”.

Në Shqipëri janë mësuar që Rama vendos për gjithçka, duke imponuar shijet dhe interesat e tij si shije dhe interesa të vendit. Kështu kanë bërë edhe paraardhësit e tij. Megjithatë gjithpushtetshmëria e tij nuk buron thjesht nga gadishmëria e shqiptarëve për t’ia dorëzuar lirinë e tyre një lideri autoritar. Ajo nuk mund të kuptohet jashtë kontekstit të faktorëve të brendshëm e të jashtëm që i mbajnë këta liderë në pushtet. Nëse do të kërkojmë themelet e pushtetit të Ramës në sistemin e sotëm shqiptar do t’i gjejmë në rolin e tij si mediator ndërmjet katër faktorësh që do t’i krahasoja me katër këmbët e karrikese së tij të pushtetit: pushteti i të ashtuquajturve oligarkë; pushteti i krimit të organizuar që është ivestitori kryesor në ekonominë shqiptare; pushteti mediatik ku kanë investuar të parët dhe të dytët dhe, së fundi ai më vendimtari: pushteti i partnerëve tanë të ashtuquajtur strategjikë, Shtet e Bashkuara, Bashkimi Evropian ndër të cilët Italia ka një rol special. Rama, deri më sot është treguar mediatori më i aftë për të harmonizuar interesat e këtyre katër pushteteve.

Thënia e tij “Kur Italia na thërret ne jemi gjithmonë gati”, e motivuar, sipas tij, me mirënjohjen e vaçantë ndaj Italinë për pritjen e emigrantëve – duke harruar se kjo mirëpritje e fillimit është pasuar edhe me turpin e Stadiumit të Barit dhe tragjedinë e “I Katrit i Radës” – duhet lexuar në kontekstin e lojës së tij në funksion të ruajtjes së katër këmbëve që e mbajnë në pushtet. Këtë gatishmëri në mirënjohje ai e ka aplikuar edhe ndaj USA kur u ka ofruar shërbime, kundra interesave të shqiptarëve, siç ishte ofrimi për të sjellë në Shqipëri për zmontim armët kimike të Sirisë, pranimi i 3000 muhaxhedinëve, etj.. Në Shqipëri flitet se edhe për një pjesë të ujrave Shqipërisë së Jugut do t’i çohen Italinë. Kujtoj se paraardhësi i tij Sali Berisha me të njëjtën lehtësi dhe vendimmarrje personale i ofroi Berlusconit tokën Shqiptare për të ndërtuar një central bërthamor.

Ky vasalitet i plitikanëve shqiptarë me të fuqishmit e huaj që i mbajnë në pushtet është një histori e vjetër që ka filluar që në vitin 1912 kur Shqipëria u njoh si shtet i pavarur kryesisht për interesat e Austro-Hungarisë dhe Italisë. Politikanët shqiptarë kanë mësuar ç’prej asaj kohe se është më e lehtë fitosh legjitimitet duke u shërbyer këtyre të fuqishmëve sesa duke i shërbyer popullit tënd. Kështu ka ndodhur me mbretin Zog midis dy luftrave që e ktheu vendin në gjysëm koloni të Italisë, kështu ndodhi pas Luftës së dytë me Enver Hoxhën në raport me Jugosllavinë, URSS dhe Kinën që e mbajtën në pushtet, me pasojat dramatike për popullin shqiptar. E njëjta paradigmë fatkeqësisht po funksionon në Shqipëri edhe me vendet perëndimore pas rënies së komunizmit.

Problemi është se ai që gjatë viteve 90 dukej si angazhim i sinqertë i vendeve perëndimore për të ndihmuar në ndërtimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vende si Shqipëria ka degraduar në politika që i trajtojnë këta vende thjesht si burime interesash ekonomike dhe gjeostrategjike. Në këto kushte shohim (jo vetë në Shqipëri) liderë autoritarë të mbajnë pushtetin abuziv deri kriminal brenda vendit jo vetëm pa u trazuar, por edhe duke u mbështetur së jashtmi nga politikanë perëndimorë që i shohin këta autokratë si mënyra më e lehtë për të zgjidhur problemet e tyre pa u merakosur se kështu thellojnë problemet e njerëzve që vuajnë këto autokraci.

Marrëveshja Rama Meloni duhet lexuar në këtë kontekst.

eç të tjerash ajo tregon se të dy liderët kanë shumë gjëra të përbashkëta që të çojnë të mendosh se në vend se të jemi në një situatë ku Shqipëria autoritare kërkon t’u afrohet standarteve të një Italie demokratike, është Italia demokratike ajo që po rrëshket drejt një modeli shqiptar. E tregon këtë lehtësia me të cilën të dy kryeministrat shkelin standartet ndërkombëtare dhe evopiane përsa i përket të drejtave të kërkuesve azil; e tregon vendimmarja jo transparente jo institucionale, por personale, për këtë marrëveshje kaq delikate; e tregon edhe fakti se të dy palët kërkojnë nëpërmjet këtij akti të bëjnë fushata propagandistike nëpërmjet të cilave të mbulojnë të vërtetën e dështimit të politikave të tyre të brendëshme.
Sidomos kjo e vërtetë e fundit të bën të mendosh për profecinë e Guy Debordit që duket se vlen për të dy vendet: “Nëse në një sistem, iluzioni me format e tij spektakolare arrin deri atje sa të mbizotërojë ndaj realitetit, kjo tregon se i gjithë rendi social është në një krizë të thellë legjitimiteti”.

fatos lubonja

Sondazh

Poll
Editorial 6 Nëntor 2023, 15:32 Enton Abilekaj

Përplasja e dy Shqipërive

Enton Abilekaj Të shtunën e 28 tetorit, një video e shpërndarë nga vetë Kryeministri do të shndërrohej në meme...

Editorial 6 Nëntor 2023, 14:56 Paolo Garimberti

Muskuj dhe diplomaci

Në fjalimin e tij të shumëpritur nga Bejruti, i transmetuar drejtpërdrejt në televizion (por jo në Izrael), udhëheqësi...

Editorial 22 Tetor 2023, 14:42 Enton Abilekaj

Banalizimi politik që nuk jep Drejtësi

Pritej të vinte një ditë si e shtuna e 21 tetorit. Pritej zhurma e madhe dhe kundër- reagimet. Deri tani duket një skemë e paras...

Editorial 15 Tetor 2023, 11:25 Ben Blushi

Pse fiton Kombëtarja e Shqipërisë ?

Shqiptarët luajnë futboll prej gati 100 vitesh, por asnjëherë ata nuk kanë fituar kaq shpesh dhe kaq lehtësisht, si kohët e...

Editorial 11 Tetor 2023, 11:08 Ditmir Bushati

Rendi i ngrirë

Kur një grup i armatosur rëndë sulmoi policinë në veri të Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic dhe du...

Editorial 10 Tetor 2023, 11:11 Ben Blushi

Hamasi, Izraeli dhe Kosova

Sulmi mizor që kreu Hamasi gjatë kësaj jave në Izrael po e n botën tjetër në dy pjesë. Një palë dënojn...

Editorial 8 Tetor 2023, 11:20 Ditmir Bushati

Të bashkuar për Kosovën

NGA DITMIR BUSHATI Bota u zgjua dje me imazhe të tmerrshme të sulmeve terroriste të Hamasit kundër Izraelit, të cilat me të dre...

Editorial 27 Shtator 2023, 10:58 Meri Lika

Plot me kundërshtarë, por pa opozitë

Gjëja më absurde që po ndodh tek ne, nga koha kur na qeveris e majta është se, edhe pse mund të jemi shumica kundër qeveris...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet