LIVE UPDATES
Editorial

Të bashkuar për Kosovën

8 Tetor 2023, 11:20 Nga Ditmir Bushati

Të bashkuar për Kosovën

NGA DITMIR BUSHATI

Bota u zgjua dje me imazhe të tmerrshme të sulmeve terroriste të Hamasit kundër Izraelit, të cilat me të drejtë u dënuan me ashpërsi nga e gjithë bota demokratike.

Edhe në Shqipëri, të gjithë krahët e politikës për pak minuta u bashkuan në mesazhet e tyre për dënimin e sulmeve terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Mesazhet ishin thuajse të njëjta, në pajtim të plotë me praktikat e qëndrimeve të mbajtura nga Shqipëria për të tilla ngjarje. Denoncohen me emër inspiruesit dhe autorët e sulmeve, sikundër shprehet solidariteti me familjarët e viktimave, popullin dhe shtetin e Izraelit. Padyshim roli i Shqipërisë në Lindje të Mesme është modest. Por qëndrimet politiko-diplomatike për këto ngjarje kanë një vlerë të pamohueshme në politikën e jashtme, pasi pasqyrojnë vlerat e popullit dhe vendit tonë. Për rrjedhojë, edhe renditjen përkrah aleatëve tanë të mëdhenj.

Ndërkohë që kanë kaluar dy javë prej sulmit terrorist të 24 shtatorit në Kosovë, të njëjtët krahë të politikës nuk gjejnë ende gjuhën e përbashkët për miratimin e një rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë, për dënimin e sulmit terrorist ndaj Kosovës dhe denoncimin me emër të inspiruesve dhe autorëve të sulmit, të cilët, i morën jetën në krye të detyrës policit Afrim Bunjaku.

Në memorien time do të mbetet gjithnjë e pashlyer seanca e Kuvendit të Shqipërisë, e 22 korrikut 2010. Teksa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpallte në mënyrë solemne vendimin e saj për përputhshmërinë me të drejtën ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, në Kuvendin e Shqipërisë u shfaq një ekran i madh, ku deputetët pa përjashtim ndoqën me emocion seancën maratonë të Gjykatës së Hagës. Nuk kishte ngjarje më të rëndësishme për kombin. Ndaj, seanca parlamentare e 22 korrikut 2010 ishte në lartësinë që kërkonte ndërgjegjja kombëtare. Politika shqiptare dëshmoi dinjitet. Nuk kishte kalendar, program apo agjendë parlamentare të planfikuar që mund ta konkurronte atë ngjarje historike. Simbolika e seancës parlamentare ishte e qartë: çështja kombëtare ka përparësi ndaj politikës të ditës.

13 vite më pas, sherret banale, gara me projekt-rezoluta dhe kërkesa për interpelancë, përçojnë mesazhin e papranueshëm se politika e vuvuzelave ka parakaluar çështjen kombëtare. Kjo nuk është në dinjitetin e politikës dhe as në nivelin e pritshmërisë së shoqërisë shqiptare. Kosova nuk është temë e politikës së jashtme dhe nuk mund të trajtohet as si temë e debatit të brendshëm politik. Kosova meriton të ketë vendin e saj të paprekshëm, pavarësisht rrethanave që prodhon politika e ditës. Nuk duhet të lejojmë që mungesa e vendosmërisë nga ana e Shqipërisë të trimërojë apo nxisë shtete ose grupime që kërkojnë zhbërjen e Kosovës.

Në rrethanat e tanishme politike dhe të sigurisë në Europë sulmi terrorist i 24 shtatorit ndaj Kosovës është një këmbanë e fortë alarmi. Sjellja e Serbisë ndaj Kosovës nuk është më një çështje politike, por një çështje serioze e sigurisë për rajonin dhe të ardhmen e Europës. Zgjedhja nuk është më mes dështimit dhe suksesit të dialogut, por ndërmjet stabilitetit dhe një përshkallëzimi të mëtejshëm të dhunës. Kjo e fundit ka të ngjarë të ndodhë nëse tolerohet roli i Serbisë, si prishëse e stabilitetit rajonal.

Politika duhet të ngrihet në lartësinë e kërkesave të shoqërisë shqiptare dhe të miratojë njëzëri një rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë ka plot burra e gra me dije dhe eksperiencë shtetërore që mund të hartojnë një dokument përbashkues që t’i qëndrojë stuhive të kohës.

Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë duhet të dënojë sulmet dhe provokimet e inspiruara nga Serbia kundër Kosovës, dhe të kërkojë bashkëpunimin e Serbisë me Kosovën, duke nisur nga dorëzimi i autorëve të sulmit dhe pranimi i një hetimi ndërkombëtar.

Kuvendi i Shqipërisë dhe qeveria shqiptare duhet të angazhohen në një përpjekje të mirëfilltë diplomatike për miratimin e një rezolute në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe emërimin e reporterevë të pavarur për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje. Duke pasur parasysh misionin dhe fushën e përgjegjësisë së Këshillit të Europës, praktikën e konsoliduar me trajtimin e rasteve të tilla, por edhe faktin që Rusia nuk është më pjesë e kësaj organizate pan-europiane në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut, Shqipëria duhet të kanalizojë enerigjitë politiko-diplomatike në funksion të përmbushjes së këtij objektivi.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria duhet t’i lehtësojë Kosovës paraqitjen e provave dhe fakteve në forumet dhe organizatat ndërkombëtare, ku Kosova nuk ka qasje, në lidhje me veprimtarinë e ekzekutorëve dhe urdhërdhënësve të sulmit terrorist.

Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë duhet të mbështesë punën e të gjitha institucioneve të Kosovës në funksion të zbatimit të ligjit, rendit dhe mbrojtjes së integritetit territorial të Kosovës, e të nxisë bashkërendimin e ngushtë të institucioneve të zgjedhura të Kosovës me partnerët strategjikë: SHBA-të, BE-në dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë duhet të riafirmojë angazhimin e palëkundur të vendit tonë si anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE, në mbrojtjen dhe promovimin e arkitekturës së sigurisë rajonale, të mbështetur nga SHBA, NATO dhe BE, qysh prej rënies së perdes së hekurt, e cila bazohet në mosndryshimin e kufijve, bashkëjetesën ndëretnike, mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut me fokus te pakicat, dhe pranimin e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.  Në këtë kontekst, partneriteti ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është strategjik për ne, stabilizues për rajonin dhe orientues për të ardhmen euro-atlantike.

Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë duhet të denoncojë politikën e revizionimit të historisë dhe glorifikimit të kriminelevë të luftës dhe akteve terroriste nga Serbia, si pengesë për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë Europiane të rajonit.

Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë duhet të përshëndesë angazhimin e aleatëve në NATO për shtimin e trupave të KFOR-it, si garanci për paprekshmërinë e perimetrit të sigurisë së Kosovës.

Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë duhet t’i bëjë thirrje pesë shteteve anëtare të BE-së, katër prej të cilave anëtare të NATO-s, që të njohin pavarësinë e Kosovës si kontribut për besueshmërinë e BE-së si ndërmjetësuese; zbatimin e planeve europiane për rajonin; dhe në të njëjtën kohë, si mesazh ndaj Serbisë për të pranuar realitetin e pasluftës në ish Jugosllavi dhe për të ecur në drejtim të rrugës europiane.

Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë duhet t’i bëjë thirrje vendeve anëtare të NATO-s për të përfshirë sa më shpejt Kosovën në Programin e Partneritetit për Paqe; dhe vendeve anëtare të BE-së për të filluar shqyrtimin e aplikimit për anëtarësim në BE.

ditmir bushati

Sondazh

Poll
Editorial 27 Shtator 2023, 10:58 Meri Lika

Plot me kundërshtarë, por pa opozitë

Gjëja më absurde që po ndodh tek ne, nga koha kur na qeveris e majta është se, edhe pse mund të jemi shumica kundër qeveris...

Editorial 25 Shtator 2023, 19:11 Ben Blushi

Fitorja e Kosovës

Ben Blushi Kosova mori një fitore të papritur, por të merituar, kur ishte në një ditë të keqe për shkak të lod...

Editorial 8 Shtator 2023, 15:12 Enton Abilekaj

Nuk ka paqe, vetëm armëpushim për opozitën

Enton Abilekaj Sali Berisha e ftoi sot Gazmend Bardhin të kandidojë për kryetar të grupit parlamentar të Rithemelimit duke i sigur...

Editorial 5 Shtator 2023, 16:22 Meri Lika

Lloji i MakeUp-it alias Tualetit!

  Meri Lika Kam lexuar se ka disa lloje makeup-i (ose thënë shqip lloje tualeti), profesional, social, dite, nate, për nuse, për ...

Editorial 20 Gusht 2023, 13:02 Enton Abilekaj

A duhet të shkonte Begaj në Athinë?

Ftesa provokuese e Mitsotakis për Presidentin Begaj, ia arriti qëllimit. Do t'ja arrinte edhe në rast se Begaj do të shkonte atje, pë...

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!