LIVE UPDATES
Editorial

Pse fiton Kombëtarja e Shqipërisë ?

15 Tetor 2023, 11:25 Nga Ben Blushi

Pse fiton Kombëtarja e Shqipërisë ?

Shqiptarët luajnë futboll prej gati 100 vitesh, por asnjëherë ata nuk kanë fituar kaq shpesh dhe kaq lehtësisht, si kohët e fundit. Lojtarë të mëdhenj, ndoshta edhe më të mëdhenj se këta që luajnë sot, Shqipëria ka patur disa, por ekip të madh, nuk ka patur asnjëherë.

Futbolli i ditëve tona nuk është vetëm sport. Historia nuk njeh asnjë ekip të madh që ka fituar, kur vendi që përfaqëson është i izoluar, është i pushtuar apo vuan nga krizat. Nëse 11 lojtarët e Shqipërisë do kishin luajtur për Afganistanin që është një vend anormal, nuk do kishin fituar dot kaq shumë. Nëse të njëjtët lojtarë do kishin veshur bluzat e Ukrainës, ndërkohë që baballarët dhe vëllezërit gjakosen në luftë, nuk do kishin shkuar dot në Kampionatin Evropian.

Zakonisht Kombëtaret vrapojnë me hapin e kombit. Historia e futbollit provon se ajo që ndodh jashtë fushës ndikon shumë në fushë. Arsyet josportive janë po aq të rëndësishme sa arsyet sportive për të fituar. Po kush janë këto arsye në rastin e Kombëtares së Shqipërisë?

Në vitet 50’ deri në vitet 90’, kur Shqipëria ishte një vend i mbyllur, sportistët, si të gjithë shqiptarët kishin kompleks ndaj të huajve. Kufizimet në ushqim, veshje, teknologji, art, në lëvizje si dhe ndalimet e pronës private dhe fjalës së lirë i detyronin shqiptarët të ishin inferiorë në përgjithësi. Cdo shqiptar besonte se cdo i huaj ishte më i lirë, më i ushqyer, më i fortë, më i shpejtë, më inteligjent dhe më i pasur se ai. Me këtë mentalitet hynin në fushë edhe futbollistët e atyre viteve. Ata luanin të bindur se do mundeshin. Ata ishin të burgosur brenda fanellës që mbronin. Ajo fanellë nuk u kujtonte kombin që donin, por shtetin që nuk donin. Ai shtet u kishte ndaluar cdo gjë të cilën kundërshtarët e tyre e kishin.

Kur ata dilnin jashtë, hutoheshin, sepse vendi i tyre ishte një ferr në krahasim me vendet ku shkonin për të luajtur. Dalja jashtë këtij ferri ishte traumatike dhe u bënte më keq, se mirë. Nëse në fushë ishin të barabartë me futbollistët e huaj, jashtë fushës ishin fatalisht të pabarabartë.
Sot natyrisht është ndryshe. Shqiptarët i kanë kapërcyer komplekset e izolimit. Më shumë se 1 milion jetojnë jashtë dhe pavarësisht nga punët që bëjnë, janë të barabratë me ata të huaj që bëjnë të njëjtën punë. Në Shqipëri vijnë të paktën 5 milion të huaj që ushqehen, vishen dhe jetojnë si ne. Nëpër lokale janë të barabartë, në hotele janë të barabartë, në konsum janë të barabartë, në gjuhë janë të barabartë, në mëkate dhe inate janë të barabartë. Barazia jashtë stadiumit ndihmon stadiumin.

Shqipëria sot është në përgjithësi një vend normal. Ajo është shumë më e hapur se Shqipëria e viteve 80, më e kamur se Shqipëria e viteve 90 dhe më e qetë se Shqipëria e viteve 2000. Duke u pasuruar shqiptarët kanë mësuar si ti bëjnë më pak dëm vetes. Në mes të viteve 90’ ne kishim një Kombëtare të mirë e cila fatkeqësisht mundej gjithmonë në minutëtn e fundit. Aq e shpeshtë u bë kjo rastësi, saqë u kthye në rregull. Dhe meqë u kthye në rregull përsëritej. Ne mundeshim gjithmonë edhe kur shënonim të parët. Lojtarët nuk besonin se mund të fitonin edhe kur ishin në avantazh, prandaj e lëshonin lojën në fund sikur iu humbte durimi.
Por jashtë stadiumit edhe Shqipërisë së atyre viteve i kishte sosur durimi. Megjithëse e hapur ndaj botës, Shqipëria që doli nga komunizmi ishte shumë e varfër dhe shumë e egër. Kombëtarja ishte një mix futbollistësh që kishin ikur si emigrantë dhe kur ktheheshin këtu, gjenin një vend të tmerrshëm, të ashpër dhe të ndarë në copa nga viti 1997. Kush mund tu kërkonte atyre të qëndronin në fushë kur gjithë vendi po binte sic edhe ra? Prandaj Kombëtarja vetëm mundej edhe kur fitonte.

Si rregull, kur vendet vuajnë, Kombëtaret munden sepse humori i vendit ndikon tek lojtarët dhe gjithë ambjenti sportiv. Kombëtarja e Spanjës doli kampione e Botës atëherë kur Spanja arriti zhvillimin më të madh ekonomik në Evropë, në vitin 2010. Suksesi i saj nuk ishte vetëm sportiv. Gjermania doli kampione e Botës në 2014, kur udhëhiqte gjithë botën me eksportet e saj dhe teknologji. Më parë kishte dalë kampione në vitin 1974 dhe 1990 kur e kishte marrë veten nga rrënimi i luftës dhe ishte kthyer në një superfuqi. Sot Gjermania e ngathët dhe e futur në recesion nuk do dilte dot kurrë Kampione e Botës edhe nëse do kishte marrë borxh 11 lojtarë luftarakë shqiptarë. Njëlloj ka ndodhur edhe me Francën, Italinë, Kroacinë, Greqinë apo Kombëtare të tjera më të vogla. Kur vendet janë mirë, me shëndet ekonomik dhe optimizëm, kombëtaret shkëlqejnë.
Por në rastin e Kombëtares sonë ka edhe një arsye tjëtër, të ndryshme nga rregullat që ndikojnë te Kombëtaret e tjera.
Në historinë e Botës nuk ka asnjë Kombëtare që furnizohet nga tre shtete fqinje si kjo Kombëtare që furnizohet njëkohësisht nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Kjo që nuk ndodh askund, ndodh në Shqipëri. Prandaj kjo është një kombëtare e cuditshme si përbërje, e panjohur si rast dhe unike si eksperiment. Kombëtaret e mëdha të botës kanë futbollistë nga ish kolonitë e tyre apo nga emigrantët që janë natyralizuar. Por ama një belg që flet frengjisht nuk luan për Francën sepse ai nuk kërkon që Belgjika të bashkohet me Franëcn, një austriak nuk luan për Gjermaninë sepse asnjë nga këto dy vende nuk do që Austria të jetë Gjermani dhe asnjë argjentinas nuk luan për Spanjën sepse këto janë dy vende të ndryshme që flasin të njëjtën gjuhë.

Ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë është unike në planet sepse luan për një shpagim historik. Tifozët kërkojnë nga ajo të bëjë drejtësi historike duke i mundur armiqtë në fushë. Kombëtarja është një ushtri e vogël shqiptarësh të bashkuar në një qëllim : të korrigjojë historinë duke vrapuar pas një topi. Ajo bashkon në fushë copat e një vendi të ndarë para 100 vitesh. Prandaj mbledh kaq shumë pasion, nerv, djersë, gjak, lot, energji, demografi, skenografi, koreografi, arkitekturë patriotike dhe epsh për revansh kombëtar. Ajo është e vetmja kombëtare që ka për himn, këngë për njerëz që janë vrarë 30 vjet më parë duke luftuar me armë për ndryshimin e historisë. Këto këngë që vijnë nga lufta dhe ndoshta shkojë drejt luftës, njihen më mirë, këndohen më shumë dhe eksitojnë më fort se vetë himni i Shqipërisë.

Sepse Kombëtarja nuk është vetëm e Shqipërisë. Kjo është arsyeja që mijëra tifozë kosovarë e braktisin kombëtaren e tyre që përfaqson një shtet dhe ndjekin kombëtaren e Shqipërisë që përfaqëson një komb. Kombëtarja e Shqipërisë është në fakt Kombëtarja e tre shteteve, ose më saktë kombëtarja që mund të shkatërrojë dy shtetet ku shqiptarët nuk do donin të ishin. Kosovën dhe Maqedoninë. Patriotizmi, pra nevoja për një shtet të përbashkët, është trajneri kryesor i Kombëtares.

Ai e drejton, e zbut, e ngut, e ngre, e bashkon, e ndërsen, e zmadhon, e harbon, e tërbon, e shkul, e ul, e ngul,e sul dhe e vërsul. Kombëtarja luan dhe fiton në një fushë jeshile që shqiptarëve u duket gjithmonë e kuqe. Bashkimi është fusha e saj. Kundërshtarët janë armiqtë e saj. Topi është arma e saj. Përbërja është shpirti i saj. Nëse Kombëtarja do kishte vetëm futbollistë nga Shqipëria ajo nuk do kishte patur kurrë këtë sukses dhe këtë përkrahje. Shqipëria do kishte një ekip por jo një Kombëtare, por historia kërkon që shqiptarët të kenë dhe ekip dhe Kombëtare.

Kjo është arsyeja që Kombëtarja fiton dhe do fitojë. Edhe nëse ndonjëherë humb. Prapë fiton.

ben blushi

Sondazh

Poll
Editorial 11 Tetor 2023, 11:08 Ditmir Bushati

Rendi i ngrirë

Kur një grup i armatosur rëndë sulmoi policinë në veri të Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic dhe du...

Editorial 10 Tetor 2023, 11:11 Ben Blushi

Hamasi, Izraeli dhe Kosova

Sulmi mizor që kreu Hamasi gjatë kësaj jave në Izrael po e n botën tjetër në dy pjesë. Një palë dënojn...

Editorial 8 Tetor 2023, 11:20 Ditmir Bushati

Të bashkuar për Kosovën

NGA DITMIR BUSHATI Bota u zgjua dje me imazhe të tmerrshme të sulmeve terroriste të Hamasit kundër Izraelit, të cilat me të dre...

Editorial 27 Shtator 2023, 10:58 Meri Lika

Plot me kundërshtarë, por pa opozitë

Gjëja më absurde që po ndodh tek ne, nga koha kur na qeveris e majta është se, edhe pse mund të jemi shumica kundër qeveris...

Editorial 25 Shtator 2023, 19:11 Ben Blushi

Fitorja e Kosovës

Ben Blushi Kosova mori një fitore të papritur, por të merituar, kur ishte në një ditë të keqe për shkak të lod...

Editorial 8 Shtator 2023, 15:12 Enton Abilekaj

Nuk ka paqe, vetëm armëpushim për opozitën

Enton Abilekaj Sali Berisha e ftoi sot Gazmend Bardhin të kandidojë për kryetar të grupit parlamentar të Rithemelimit duke i sigur...

Editorial 5 Shtator 2023, 16:22 Meri Lika

Lloji i MakeUp-it alias Tualetit!

  Meri Lika Kam lexuar se ka disa lloje makeup-i (ose thënë shqip lloje tualeti), profesional, social, dite, nate, për nuse, për ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet