1 Mars 2023, 12:58
Nga F.M
Sali Berisha dhe Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike. Meta mësohet se do të zhvillojë një takim me kryedemokratin Sali Berisha. Ky takim vjen një ditë para seancës pleanre që do të mbahet në Kuvendin e Shqipërisë ku Opozita do të kërkojë llogari nga kryeministri Edi Rama për takimet me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Gjithashtu, më datë 3, Opozita ka paralajmëruar se do të mbajë një protestë kombëtare.
Pritet që këto dy çështje të jenë pjesë e diskutimit të dy krerëve të partive opozitare në vend.
Më 2 mars është vendosur mbajtja e seancës plenare për takimet e kreut të qeverisë Edi Rama me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Seanca do të jetë pa limit kohor dhe çdo deputet do të flasë 10 minuta. Kjo kërkesë e Opozitës u miratua pas një sërë seancash plenare të zhvilluara mes rrëmujës e kaosit. Deputetët kërkonin praninë e Ramës, ndërsa maxhoranca ijonte punimet. Debatet sollën dhe përjashtimin e shumë deputetëve të PD-së.
Ç’ka ndodhur me dosjen e Charles McGonigal?
Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al
ilir meta sali berisha
Politike
1 Mars 2023, 12:53
F.M
Nga Ministria e Arsimit
TIRANË- Ministria e Arsimit ka bërë me dije se do të mbulojë kostot e transportit ë të gjith&eum...
Politike
1 Mars 2023, 12:50
F.M
Frida Krifca
TIRANË- Ministrja Frida Krifca ka deklaruar se është miratuar fondi 3.3 miliardë lekësh për tu ardhur në nd...
Politike
1 Mars 2023, 12:47
I.A
Anisa Ibraj
TIRANË- Partia e Lirisë ka deklaruar sot se qeveria po tenton tu heqë të drejtën studentëve për të prot...
Politike
1 Mars 2023, 12:44
F.M
Niko Pleshi
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se paga për ushtarët është rritur me 7%. Në një prono...
Politike
1 Mars 2023, 12:41
f.g
Delina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomise
TIRANE- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi sot se drafti i amnistis&eu...
Politike
1 Mars 2023, 12:38
F.M
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka mohuar që rritja e pagës minimale, e cila pritet të shkojë n&eu...
Politike
1 Mars 2023, 12:38
f.g
Delina Ibrahimaj
TIRANE- Ministrja e Financave dhe Ekonomsië njoftoi rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë nga 1 prilli. Minist...
Politike
1 Mars 2023, 11:49
f.g
Pamje nga Ligjet
TIRANE- Komisioni për çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut u mblodh sot për t&...
Politike
1 Mars 2023, 11:44
F.M
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se deri më tani kanë depozituar kërkes...
Politike
1 Mars 2023, 11:18
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar takimin e zhvilluar në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dh...