Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Përsa i përket fletës së votimit, kreu i KQZ-së u shpreh se në krye të saj do të shënohet emri i kryetarit të partisë.
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se deri më tani kanë depozituar kërkesën për tu regjistruar në zgjedhje 21 parti politike. Në një konferencë me gazetarët, Celibashi tha se përsa u përket bashkive, vetëm 40 prej tyre kanë dërguar informacion në KQZ në lidhje me procesin e njoftimit me shkrim të çdo zgjedhësi. I pyetur në lidhje me ndarjen e fondeve, Celibashi tha se kjo gjë do të bëhet pas 31 marsit dhe se nuk ka lidhje lidershipin e Partisë Demokratike.
Përsa i përket fletës së votimit, kreu i KQZ-së u shpreh se në krye të saj do të shënohet emri i kryetarit të partisë. Celibashi u bëri thirrje ministrave dhe kryebashkiakëve që çdo përurim e investim me fonde publike të mos e bëjnë në shoqërinë e drejtuesve politikë, deputetëve apo funksionarëve të tjerë politikë.
Pjesë nga konferenca:
Ilirjan Celibashi: kemi informacione vetëm nga 40 bashki nga 61 bashki që janë në total. Janë 21 bashki që nuk kanë sjellë asnjë informacion në KQZ në lidhje me procesin e njoftimit me shkrim të çdo zgjedhësi. Në lidhje me kërkesat e partive për tu regjistruar, deri tani kanë paraqitur kërkesën për këto zgjedhje 21 parti politike dhe një komitet nismëtar për një kandidat të mbështetur nga zgjedhësit. Gjithashtu ka paraqitur kërkesën për regjistrim dhe një nismë tjetër. Këto ishin informacionet që kishim për të ndarë me ju. Ju lutem pyetjet.
Pyetje: Ju kemi parë që po e shtyni dhe as sot nuk e miratuat shpërndarjen e fondit vjetor të partive, a ka lidhje me vulën e PD?
Ilirjan Celibashi: Me siguri të plotë ju them që nuk ka lidhje me çështjen e lidershipit të PD-së. Do të bëjmë shpërndarjen e fondeve pas 31 marsit, pasi kjo është data e fundit që partitë duhet të sjellin raportin financiar për vitin 2022. Kështu parashikohet edhe në Kodin Zgjedhor. Do shohim nëse partitë e kanë sjellë raportin financiar apo jo. Partia që nuk e sjell këtë raport nuk do ta përfitojë këtë fond.
Pyetje: Fleta e votimit do të ketë edhe emrin e kryetarit të partisë?
Ilirjan Celibashi: Po, është diçka e parashikuar nga ligji. Shënohet edhe emri i kryetarit të partisë.
Pyetje: Ministrat në pushtet nuk e ndalin turravrapin e përditshëm dhe bëjnë inspektime të investimeve me fonde publike. Si do të zbatohet ligji?
Ilirjan Celibashi: Për disa prej tyre jemi në proces verifikimi, në lidhje me këtë që ju thoni. Qoftë kryetarët e bashkive apo funksionarët e tjerë publikë janë të lirë të ushtrojnë kompetencat e tyre, por është e dënueshme nëse këto aktivitete i kryejnë në shoqërinë e drejtuesve politikë, deputetëve apo funksionarëve të tjerë politikë. Nëse shkojnë për punë, nuk ka asnjë arsye, nuk mund të shkojnë me deputetë apo funksionarë publikë.
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar takimin e zhvilluar në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dh...
Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi TIRANë- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili e ka konsideruar dyfytyrësi mosp&...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar i hidhëruar pas tragjedisë së ndodhur në Greqi q&e...
Monika Kryemadhi TIRANË- Nga të gjithë zyrtarët e lartë që raportohet se kanë pasur komunikime me ish-agjentin e FBI-s&e...
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi foli lidhur me protestën që do të zhvillohet di...
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi foli për rritjen ekonomike në vend, madje dhe b&eum...
Endri Shabani TIRANË- Kreu i “Nismës Thurje”, Endri Shabani deklaroi ditën e sotme se do të garojë për Bashkin&eu...
Charles McGonigal, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama TIRANË- Duket se në aferën e kryeministrit Edi Rama dhe ish-agjentit të FBI-së, Cha...
Shpetim Idrizi TIRANË- Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka ironizuar kandidatin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishë...
Pamje nga takimi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me disa m...