LIVE UPDATES
Politike

Balluku prezanton buxhetin për 2023, DEBAT me Helidon Bushatin: Do iu marr në tur tek ‘Air Albania', ti shihni dhe ju fluturimet e Ramës. Mziu do Kuvend të ri

Si të gjitha koleget dhe kolegët e saj, ministrja ka renditur projektet e zbatuara dhe ato që pritet të implementohen shumë shpejt, duke përmendur si ndër më të rëndësishim atë të hekurudhës.

3 Nëntor 2022, 12:29 Nga k.m.
Balluku prezanton buxhetin për 2023, DEBAT me Helidon Bushatin: Do iu marr
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja e njëkohërisht edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka marrë pjesë në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, për prezantimin e projektbuxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2023. Si të gjitha koleget dhe kolegët e saj, ministrja ka renditur projektet e zbatuara dhe ato që pritet të implementohen shumë shpejt, duke përmendur si ndër më të rëndësishim atë të hekurudhës. Vitin që vjen linja hekurudhore Tiranë-Rinas do të nisë të ndërtohet, ndërsa do të restaurohet ajo Vorë-Han i Hotit si dhe Tiranë-Durrës, përfshi edhe stacionin hekurudhor në Tiranë, e po ashtu Balluku tha se do të nisë ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, që pritet të kushtojë rreth 700 milionë euro, ndonëse sigurimi i fondeve të mëdha për bërjen realitet të këtij projekti nuk është analizuar.

Balluku u ndal edhe tek ndërtimi i autostradës Milot-Balldren, ku tha se me kompaninë koncesionare ka ndërprerje të kontratës në mënyrë të njëanshme për mosplotësishm të kushteve. Ministrja u shpreh se në fillim të vitit 2023 do të hapet gara për një kontratë koncesionare, ndërsa pati edhe debat me deputetin e Partisë Demokratike, Helidon Bushati. Këtij të fundit i ktheu përgjigje edhe për fluturimet e kryeministrit Edi Rama me chater. Po ashtu, informoi edhe lidhur me kërkimet për naftë në Shpirag, ndërsa u përballe me një kërkesë të çuditshme, Xhelal Mziu do ndërtimihn e një Kuvendi të ri. 

 

DEBATI NË KOMISIONIN E VEPRIMTARIVE PRODHUESE: 

Helidon Bushati: Ka një buxhet që ka vëmendjen edhe të opozitës. Atë që thatë me të drejtë për Milot-Balldren sepse tek tabela e investimeve mungojnë qindra miliona euro. Përqasja e investimeve është diskriminuese. Unë si person që kam kohë dhe kam makinë llogaritëse. Më doli që për qarkun e Shkodrës, Dibrës, Kukësit dhe Lezhës, pra veriu i Shqipërisë, investimet jamë 17.2% nga e gjithë totali. Nëse heqim rrugën e Arbrin, zbresim në 9%. është e rëndësishme rruga sepse është aksi kryesor që ndikon në të gjithë turizimin e Shqipërisë. Bllokon qarkullimin e qytetarëve nga veriut dhe drejt Tiranës. Duke u marrë investimet në infrastukturë, ka vetëm një investim i nisur në 2011, pra 11 vite më parë. Bypasi perëndimor i Shkodrës. Sivjet ka shumë fatlumë që do të marrin 20 milionë lekë. Duhen edhe 116 mln lekë të tjera. I vetmi projekt që mund të përfundojë pas 12 vitesh evolucion. Ndërkohë që përveç projektit "Eureka" harruam "Eden", apo harruam 17 mln eurot e skarpateve të lotit të Delvinës. Duke iu referuar UKT më pëlqeu që kishte rritje në buxhet, ndërkohë që qarku i Shkodrës përfaqësohet nga 19 mln lekë nga një projekt që është nisur për Vaun e Dejës. Sivjet nuk ka asnjë lekë për UKT në të gjithë qarkun Shkodër. Rritja është 196 mln për të gjithë UKT në Shqipëri. Nuk u gjet asnjë lekë në të gjithë qarkun. Pyetja është pse kjo lloj përqasjeje. Mos vallë nuk është bërë përqasje propocionale. E kuptoj që të bëj investime në jug, por jo kaq diskriminuese. Nuk del, nuk është e pranueshme. Pse ky diskriminim ndaj Veriut? Pse Milot-Balldren zhduket nga buxheti? "Çunat" (flet për punonjësit e hidrocentralit të Fierzës) më tha që dje niveli ishte 267.73 dhe po punonin me agregate. Pse nuk morët parasysh për të hequr taksën e qarkullimit. Kemi 200 mld lekë të vjetra nga kjo taksë dhe keni akorduar 1/10 për mirëmbajtje të rrugëve. Pse? Fondi i të persekutuarve, 8.5 mln euro. Duhet të presin edhe 30 vite për të marrë atë që i përket për vuajtjet që kanë pasur. Këto vuajtje i dini mirë, por a do të mirëkuptoni ata të persekutuar?

Belinda Balluku: Po Milot-Balldren nuk është në buxhet pasi ka qenë kontratë që ju e dini së bashku me Orikum-Dukat. Nuk është. Ka pasur afat për plotësimin e kushteve, por me 16 dhjetor 2021 kemi dërguar letrën e fundit për zgjidhjen e kontratës pasi u mirëkuptua afati i 2020 i dhamë edhe 6 muaj të tjerë për të gjetur financimin. Kishin pamundësi dhe kërkuam zgjidhjen e kontratës. Lidheshin me detyrimin e afatit kohor. Ka një ndërprerje të kontratës në mënyrë të një anëshme nga Ministria. Këtë e kemi bërë në Parlament. Patjetër që është e nevojshme që rruga të bëhet. Kontratën e kam gjetur të lidhur në fillim të vitit tjetër në do hapim sërish garën duke i vënë dhe afatin e njëjtë kohor. Iu referuar shumë gjatë veriut. Tani jam drejtuesja e Dibrës, apo diskriminuesja e Veriut? As nuk diskriminohet kush, e as favorizohet kush. Mos e bëni tamam kështu për përfaqësim qarqesh se nuk shkon kështu. Ju këtu gjykoni buxhetin e shtetit. Unë jam përfaqësuese e veriut për vete. Nuk më mërzit fare për këtë që po thua. Në veri në akoma investojmë për rrugën e Kombit. Sepse ka një stil që bëjmë rrugën dhe harrojmë ta lidhim me fshatrat. E mbyllim pjesën e veriut. Në veri investohet. Ka investime në hekurudhë, infrastrukturë etj. *I kthehet Xhelal Mziut Ti je i lindur në një qark që nuk kalon dot. Unë për ty jetoj 200 vite, unë kam ndonjë merak tjetër, por për ty... Çmimi i energjisë nuk është rritur me asnjë qindarkë. Unë e di që po të plas shpirti që të rritet, por këto janë punët e Zotit nuk janë të qeverisë se me ato hidrocentrale kemi mbetur. është data 3 nëntor dhe njerëzit shkojnë akoma në plazh. Energjia është një fushë që do intensitet dhe kohë. Ti mund të thuash ç'të duash Helidon. Karavastaja ka nisur para 6 muajsh, ça vite thua. Sot përdorim 38% energji të rinovueshme. Sa i përket taskës së qarkullimit. Unë si ministri nuk heq dhe nuk vendos asnjë taksë në Shqipëri. Megjithatë e mbrojmë dhe e quajmë të arsyeshme arsyen e kësaj nafte. Kur ti e paguan me litrin ti je përdorues i rrugës, nuk shoh asgjë jashtë racionalesh. Ne marrim letra përditë. Jeni 3-4 persona që për çfarë nuk ankoheni. Për ju në ministritë e qeverisë shqiptare janë prodhuar fashikuj letre që duhet të mbani përgjegjësi për ndotjen e ambientit. Keni kërkuar dhe keni marrë përgjigje për të gjitha. Helidon ju kërkoni çfarë të doni dhe ne jemi të detyruar t'ju përgjigjemi dhe asnjë institucion nuk ka guxim që të mos përgjigjet një qytetari dhe jo më një deputeti të nderuar. Sa për avionin, nëse do t'i futemi kësaj bisede dhe flasim. Kryeministri yt ulej në biznes, kishte dhe familjarët me vete. Merrte dhe truproja. Këtë tonin nuk e ngacmon asnjë. Kryeministri ynë hypën me gazetarë, kameramanë, etj. Unë do iu organizoj një tur se keni filluar të keni fantazi, fantazoni për avionin. Është një avion normal, një avion linje 319 me karrige normale. Nuk luhet asgjë. E di që e keni fantazinë e shfrenuar. Duhet të mblidhni trurin dhe unë do i propozoj “Air Albania” tju bëj një tur. Nuk është ashtu si mendoni. Fut nën frena fantazinë dhe qetësohu. Kushton shumë më pak udhëtimi i tij sa kushtonin ato të kryeministrit të mëparshëm.

Helidon Bushati: Je shumë pak e informuar.

Belinda Balluku: Nuk kemi asgjë për veten tonë, i kemi hapur dyert prej kohës, ose ke mungesë informacioni ose bën sikur si di gjërat. Edenin që thua ti, nuk e kam unë në varësi. Nuk e kuptoni për çfarë duhet lulishtja se kuptoni se është efiçencë energjie. Nuk kuptoni asgjë estetike. Si nuk e shohin qytetarët? Ju është fikur Helidon tek 2013 kur Kryeministria ishte me hekura. Sot në Kryeministri futen të gjithë qytetarët. Je duke e menduar gabim. Ndryshe nga ju ne nuk marrim angazhime që nuk mund të realizohen brenda 2023. Do ishte mirë që të rritej fondi, rrogat dhe pensionet. Por çfarë ka bërë qeveria është për t'u përshëndetur. Nuk angazhohem me fondet që nuk realizohen dot se i biem të gënjejmë.

Helidon Bushati: Pse fondet e rindërtimit janë më të larta se të mëparëshmet. Nëse gjendjen 25 mln euro për qendrën e monitorimit të trafikut ajror etj. atëherë gjendjen që të paku dyfishohet këtë vit fondi për të persekutuarit.

Belinda Balluku: është normale që çmimet vitin e fundit patën një rritje. Patëm një periudhë vonese për pagesat e faturave. Sa i përket zërit të vendosur për gjyqet e albitrazheve. As nuk është viti i parë dhe as i fundit, nëse e përdorni për zhurmë politike, mua nuk më shqetëson shumë. Sa i përket ARRSH ne nuk mbartim pagesa nga e shkuara. Ka qenë kërkesë e FMN por e kemi zgjidhur dhe nuk mbartim pagesat e viteve të tjera. Ne shpresojmë që në aktin normativ të fundvitit si zakonsisht që është e disponueshme kështu që ARRSH ka debit 3.5 mld që do i mbyllim brenda këtij akti normativ. Për rrugën në Librazhd e di që nuk u pëlqen që nuk u kalon më. Për shkak të sigurisë do të kalojë më përmes qytetit. Kompanitë janë shumë të pakta ato që kanë aplikuar se ka qenë lobim i fortë. Kam ardhur por nuk faktohej shtesa e parave që duhet të merreshin për kontratë. Modeli i fashës është vendosur në të gjitha vendet që na rrethojnë. Ne fashën 800 Kë e konsiderojmë luks. Ne kemi analizuar se çfarë mbulojnë aq para për një familje shqiptare. Mbulojnë aktivitete të pritshme. Kjo fashë në ditën më të lartë është 58 mijë familje. është fashë luksi. *I përgjigjet Lefter Gështenjës Në Librazhd dhe në Prrenjas, projektet e ujit kemi ndërtimin e ujësjellësit është në proces. Librazhin e keni me 24 orë ujë në ditë.  Zonat që unë po lexoj janë rurale. Janë investime që kanë përfunduar tani. Në 2023 në Elbasan kemi nisjen e programit i 5 dhe infrastruktura bashkiake. Është planifikuar që të nisë në 2023. Nuk ka ujë në Fanje? Është ndërtuar ujësjellësi dhe është ndërtuar në 2022. Duhet të keni parasysh që ka edhe një proces kolaudimi. Ne do çojmë inspektorin për të parë nëse ka apo jo ujë.

* flet Fadil Nasufi për SHELL dhe pasojat e luftës

Helidon Bushati: Ishte një oratori...

Belinda Balluku: Nuk shoh arsye për këtë lloj ironie. Por siç duhet të kanë hapur rrugën këtu. Por ti e di kujt i hapet rruga dhe po të më kishte ndodhur mua, nuk do të isha e qetë fare. Mos më bëj qejfin gjithë kohës, por unë kam të njëjtën mendim për të. Eksplorimet e SHELL kanë pasur avari me kokat e sondës. Një kokë sonde i kushton 50 mln euro. Koha e ardhjes ka bërë që të ketë disa vonesa. Besoj që në fund të janarit do të kemi një deklarim publik. E vetmja gjë që diskutohet është sesi do bëhet kalimi nga eksplorim nga burimi në nxjerrë dhe duhet të kemi kujdes për të mbrojtur zonën e mbrojtur. Ne nuk na lejohet që të japim shifra deri në përfundimin e eksplorimit. Por nuk përballohet nga buxheti i shtetit por përmes një fondi sovran. Do i drejtohemi institucioneve më të specializuara; Harvardi dhe institucione të tjera. është faqe historike por nuk ia vlen për të thënë më shumë.

Xhelal Mziu: Të kishim ndërtuar parlamentin me standarde. Unë kam 1 vit, por Kosova, Kroacia, këtu të vjen keq në fakt. Këtë fond mos e braktisni, por kryeni këtë veprim.

belinda balluku buxheti 2023

Sondazh

Poll

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

Newsroom 8 | MJEKU: EDHE UNË BËRA THIRRJE TË FIKEJ TV

Newsroom 8 | FJONA ÇELA: MEDIAT OPOZITARE U DISKRIMINUAN