LIVE UPDATES
Politike

Ortaku i Sinaloa-s në kryeministri, Rama: Ju lashë Zotin, kryqëzuat familjen pa verifikuar asgjë

Rama mohoi lidhjen me kartelin 'Sinaloa'.

17 Shtator 2022, 12:28 Nga A.B

Rama

TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me artikullin e mediave spanjolle ku thuhej se karteli i drogës ‘Sinaloa’ është i lidhur me mafian shqiptare. Gjatë konferencës për mediat, Rama tha sot se nuk ka lidhje me asnjë grup ilegal e se nuk përfshihet në të tilla fabula, që sipas tij janë trillime mediash. 

'Unë nuk besoj se ka dallim të madh mes medias në fjalë dhe medias tuaj, mendoj se është e njëjta gjë. Mund të thuhen të vërteta dhe gënjeshtra. E konsideroj të neverishme se me një artikull që del diku, merret një familje e tërë shqiptare dhe kryqëzohet nga mëngjesi deri në darkë, pa i pyetur se me çfarë merret. Merret njeriu me i kërkuar në botë, e thuhet se i pastron paratë në Shqipëri. Nuk e di sesi bëhen këto pa asnjë kërkim e verifikim, thjesht kap emra e ngri e uli kriminel, trafikant, ju qofshi dhe zoti ju paste në kujdes të gjithë ju që merreni me këtë sport. Unë jam i pafuqishëm për të bërë çdo gjë tjetër, unë nuk njoh asnjë kartel, nuk kam lidhje me një kartel ilegal, nuk jetoj për të ngrënë më shumë dhe për të jashtënxjerrë më shumë, jetoj për arsye të tjera, nuk ka arsye të tjera si t'jua shpjegoj. Ua kam lënë zotin atyre që ndërtojnë të tilla fabula që përfshihen në këto vrulle sulmesh dhe goditje që shkatërrojnë familje, jetë njerëzish.'- u shpreh Rama.

Dosja.al publikoi më 4 tetor 2020, foto ekskluzive të Luftar Hysës dhe Besnik Lulajt, ortakët e kartelit ‘Sinaloa’ në Shqipëri të cilët u panë të dilnin nga zyra e kryeministrit Edi Rama nën shoqërinë e deputetit gjerman të CDU-CSU, Mark Hauptmann dhe Dorian Duçkës, që në atë kohë ka qenë këshilltar i kryeministrit për investime nga jashtë. Vizita u krye në atë kohë në kuadër të vizitës së Hauptmann në Shqipëri, kur Rama ishte në vrullin politik për të kaluar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, edhe pa opozitën parlamentare.

Në atë kohë, Dosja.al u interesua pranë CDU/CSU, nëse vizita e Hauptmann kishte ndonjë mision politik, por një gjë e tillë na u mohua. Dhe lajmi i gazetës meksikane "El Universal" për ortakët e kartelit Sinaloa në vendin tonë, i dha përgjigje pyetjes së ngritur dy vite më parë, duke regjistruar kështu dhe një skandal në zyrën e njeriut që qeveris vendin. Kryeministri tashmë pret ortakët e narkotrafikantit më të madh në botë, Ismael Mayo Zambada, i cili është në ‘luftë’ me djemtë e Joaquín Archivaldo Guzmán Loera, i njohur gjerësisht si El Chapo, për drejtimin e kartelit.

Çfarë raportonte media meksikane El Universal?

Artikulli shkruante se lideri i kartelit Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa. Katër vëllezërit janë ortakë me Besnik Lulajn, pronarin e Marina Bay në Vlorë. Sipas burimeve të inteligjencës të konsultuara nga ‘EL UNIVERSAL’, katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, së bashku me avokatë. Përveç kësaj, ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato, në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit, ku ortak kanë Lulajn.

edi rama lidhja e rames me sinaloat

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!