LIVE UPDATES
Politike

Legalizimi i kanabisit mjekësor/ Korreshi tallet te "Ligjet": Konsultohuni me çunat e Londrës, s’mund të vëmë hashash koti

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironizuar projektligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor që u prezantua sot nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në Komisionin e Ligjeve.

12 Korrik 2023, 13:14 Nga m.s
Legalizimi i kanabisit mjekësor/ Korreshi tallet te "Ligjet":
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironizuar projektligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor që u prezantua sot nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në Komisionin e Ligjeve. Ai tha me tone ironike se nuk duhej të ishte hartuar pa marrë mendimin e çunave të Londrës, të cilët duhet që të jepnin eksperiencën e tyre për kultivimin e kanabisit.

“E mira është ti marrim se bëjnë rolin e agronomit, pse i lëmë në emigrim, vijnë këtu. Lazarati është një shkallë më lartë, ka nis tek ABZHR tani. Grupet e interesit, çunat që rrinë në Londër që punojnë shpi bari, gjynah të vijnë me eksperiencë, farën e kanë, të zgjedhin llojin e farës, të japin mendim për mënyrën si jepet rendimenti. 

A po flasim për hashashin tani. E dyta, Shqipëria nuk ka ndonjë eksperiencë të madhe në fushën ligjore, ne kemi mbush gjithë Europën. A do marrë pjesë në panaire, sa lekë do harxhojë qeveria? A do përfshihet në skemat e AZHBR, këto që kanë përfituar nga skemat e ASHBR, këta që do kultivojnë hashashin, nga skemat e marrjes së naftës, të marrin pak naftë. 

Ne i kemi fut në burg për 1 gramë, po këta që mund të bëjnë nga një kile më tepër. Ai që kapet me 3 gramë do iki në kokërr të burgut 3.4 vite, ai që do bëjë një kuintal tepër do ketë një gjobë administrative. Ato faret që kapen në Dukagjin e me radhë. Shteti ti fusë në përdorim, të këtë një projektligj që të gjithë ç’a kapet se del në kosto më e lirë, mënyra e transportit si do bëhet. Do i lëmë gomonet. Ky projektligji s’duhet të kishte ardhur pa u konsultuar me çunat e Londrës, s’mund të vëmë hashash koti duhet të vëmë hashash kualitativ”, tha ai.

Në kundërpërgjigje, ministrja Ogerta Manastriliu tha se çdo gjë tjetër që thuhet për të konfuzionuar publikun, është e pavërtetë. Ajo deklaroi se është një kuadër ligjor që ka të bëjë me kultivimin e kontrolluar të kanabisit nga shteti, për qëllime industriale edhe mjekësore. Ndër të tjera shtoi se çfarë është në shkelje të këtij kuadri ligjor, mbetet e paligjshme.

“Po flasim për krijimin e një kuadri ligjor që ka të bëjë me kultivimin e kontrolluar nga shteti, për qëllime industriale edhe mjekësore. Çfarë është në shkelje të këtij kuadri ligjor, mbetet e paligjshme dhe nuk po legalizohet paligjshmëria, por ngrihet një kuadër i ri ligjor për hapjen e një sektori në ekonomi, që i përket kontrollit të kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. I ka të përcaktuara të gjitha dispozita. Çdo gjë tjetër që thuhet për të konfuzionuar publikun është e pavërtetë”, tha Manastriliu.

Vetë deputeti, teksa ka publikuar një foto nga Komisioni i Ligjeve shkruan: "Drejperdrejt nga Komisioni i Ligjeve, ku po diskutohet projektligji per Kanabisin. Qivirria nuk harroj te sillte edhe nga nje teke per prove ne menyre qe kur te votohet komisioni ti kete trute dhalle po nga ajo e thartuara".

 

saimir korreshi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale