LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Lë qelinë për betimin si eurodeputet në Strasburg, Beleri: Çështja ime gjykohet me dy standarde! Zhvillon takim në Athinë me Mitsotakis

• Eurodeputet dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka lënë përkohësisht mëngjesin e sotëm ambientet e burgut të Fierit, pasi do të niset drejt Athinë dhe më pas drejt Strasburgut ku do të kryejë betimin. • Beleri ka dalë nga porta kryesore e burgut të Fierit, dhe është pritur në hyrje të ambienteve të burgut nga familjarë dhe makina e ambasadës greke. • Ai dha një deklaratë të shkurtër për mediat nga aeroporti i Rinasit, ku falenderoi Drejtorinë e Burgjeve për lejen, ndërsa tha se ishte një vendim në kuadër të ligjit. • I pyetur se përse nuk e lejuan të betohet si kryebashkiak, por po e lejojnë të shkojë në Strasburg, ai tha se gjykimi ndaj çështjes së tij u nis me dy standarde dhe vijon me dy standarde. Gjithashtu Beleri deklaroi se vendimin e Gjykatës Speciale ndaj tij do e ankimojë në të gjitha hallkat, deri në Strasburg. • Në shkrimin e gazetës greke "Protothema" thuhet se Beleri duhet të kthehet në qelinë e burgut në orën 16:00 të ditës së shtunë dhe raportohet se ai do të udhëtojë i vetëm pas u shoqëruar nga oficerët e burgut. • Beleri ka mbërritur në Athinë gjatë paradites, ku u prit me brohorima dhe duartrokitje. • Ai ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. • Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga Demokracia e Re në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. •Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë dhe më pas presidenti i Republikës shpalli zgjedhjet e pjessmeshme për kreun e kesaj bashkie më 4 gusht të këtij viti.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Beleri në Athinë, zhvillon takim me kryeministrin grek Mitsotakis: Shqipëria t'i përmbahet angazhimeve evropiane

Lë qelinë për betimin si eurodeputet në Strasburg, Beleri:
mitsotakis dhe beleri

GREQI- Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarë, Fredi Beleri ka mbërritur më herët në Athinë nga ku nesër do të niset drejt Strasburgut për betimin e tij në Parlamentin Evropian. Ndërkohë gjatë qëndrimit të tij në Athinë, Beleri po zhvillon një takim me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

“Shpresoj që së shpejti do të dilni përgjithmonë nga burgu, që ky kapitull i dhimbshëm të përfundojë më në fund për të gjithë ne, në mënyrë që të vazhdojmë dhe të shohim përpara. Ne gjithashtu kemi çdo arsye për të kërkuar një Shqipëri që … i afrohet më shumë Evropës, duke iu përmbajtur rreptësisht angazhimeve të saj evropiane. Mendoj se ky është një qëllim i përbashkët për të cilin ne të gjithë duam të punojmë,” i tha Mitsotakis Belerit në fillim të takimit të tyre. 

“Unë besoj se sundimi i ligjit, e drejta për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur, nuk janë të vetëkuptueshme në vendin ku jetojmë. Unë dua të ndihmoj me këtë. Të ndihmojmë pakicën etnike greke të qëndrojë në shtëpinë stërgjyshore, por edhe që ky shtet të afrohet dhe të bëhet anëtar i familjes evropiane”, i tha Beleri-Mitsotakis.

Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga partia e Mitsotakis, "Demokracia e Re" në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë dhe më pas presidenti i Republikës shpalli zgjedhjet e pjessmeshme për kreun e kesaj bashkie më 4 gusht të këtij viti.

2 VITE ME PARE

Beleri pritet me brohorima dhe duartrokitje në Athinë: Edhe në Shqipëri thonë se jam i pafajshëm! Mesazhi për himariotët

Lë qelinë për betimin si eurodeputet në Strasburg, Beleri:
fredi beleri

ATHINË- Eurodeputeti Fredi Beleri ka mbërritur në Athinë ku dha dhe një deklaratë për mediat greke. Ai është pritur me përqafime, duartrokitje dhe brohorima. Ai deklaroi për mediat se “tashmë edhe në Shqipëri thonë se jam i pafajshëm”.

"Jam i lumtur dhe i emocionuar që mirëpres përsëri njerëzit e mi. Jam krenar që shkoj të marr detyrën si eurodeputet për të luftuar për të mbrojtur të drejtat e vendit tonë. Për të falënderuar kryeministrin grek për besimin në zgjedhjen e tij, ai dëshmoi se është lideri i gjithë helenizmit dhe mbron të gjithë grekët kudo që janë. Gjithashtu, dua të falënderoj bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, të gjithë ata që më mbështetën, mediat që më qëndruan në momentin e parë pranë në këtë gjyq të padrejtë. Aventura ime po merr fund, por lufta për liri, shtet ligjor vazhdon. Dhe vetë shqiptarët thonë tani që jam i pafajshëm, nuk jam i vetmi që e mbështes”, tha Beleri në deklaratën e tij të parë nga Greqia. Beleri kishte një mesazh edhe për himariotët, ku tha se “ata kanë nënën Greqi për t'i mbrojtur”. 

2 VITE ME PARE

"Çështja ime vijon të gjykohet me dy standarde", Beleri flet nga Rinasi: Nuk e kuptoj pse ishte kaq e vështirë të më jepej leja për betimin në Himarë

Lë qelinë për betimin si eurodeputet në Strasburg, Beleri:
fredi beleri

TIRANË- Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka folur për mediat nga aeroporti i Rinasit, nga ku do të niset drejt Athinës.  Pas Athinës, Beleri bëri me dije se nesër do të udhëtojë drejt Strasburgut. Gjatë deklaratës së tij ai falenderoi Drejtorinë e Burgjeve për lejen, ndërsa tha se ishte një vendim në kuadër të ligjit. 

“Dua të falenderoj Drejtorinë e Burgjeve që mori këtë vendim. Ishte një vendim në kuadër të ligjit dhe logjikës. Po nisem drejt Athinës për të shkuar më pas në Strasburg në mbledhjen që do marrë vendime të rëndësishme. Besoj që tani e tutje do i kthehem normalitetit,” tha Beleri.

I pyetur se përse nuk e lejuan të betohet si kryebashkiak, por po e lejojnë të shkojë në Strasburg, ai tha: “Për mua që në fillim të kësaj çështje ka pasur dy standarde. Vazhdojnë akoma këto dy standarde”.

Në lidhje me votimet e 4 gushtit në Himarë, Beleri tha: “Herët a vonë, dëshira e sovranit respektohen. Me 4 gusht besoj se himariotët do japin një përgjigje dhe dëshira e tyre do respektohet dhe pasqyrohet te rezultati i zgjedhjeve”. Gjithashtu Beleri deklaroi se vendimin e Gjykatës Speciale ndaj tij do e ankimojë në të gjitha hallkat, deri në Strasburg.

2 VITE ME PARE

Beleri la sot qelinë përkohësisht, Protothema jep detaje nga udhëtimi i tij drejt Strasburgut: Nuk do të jetë i shoqëruar nga zyrtarë të burgut

Lë qelinë për betimin si eurodeputet në Strasburg, Beleri:
fredi beleri

GREQI- Gazeta greke "Protothema" ka shkruar një artikull lidhur me daljen e eurodeputetit Fredi Beleri nga burgu. Beleri u lirua nga burgu i Fierit pak para orës 07:30 për të udhëtuar në Athinë dhe më pas në Strasburg, ku do të bëjë betimin si eurodeputet më 16 korrik.

Në shkrimin e "Protothema" thuhet se Beleri duhet të kthehet në qelinë e burgut në orën 16:00 të ditës së shtunë. Gjithashtu më tej thuhet se Beleri do të udhëtojë i vetëm pas u shoqëruar nga oficerët e burgut. 

"Drejtoria e Burgjeve miratoi kërkesën e tij për leje pesëditore pas takimeve të shumta. Fredi Beleri duhet të kthehet deri në orën 16:00 të së shtunës, më 20 korrik, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Drejtoria e Burgjeve ka kërkuar nga Beleri detaje të plota, duke përfshirë garancitë e transportit, dorëzimin e biletave të udhëtimit për nisje dhe kthim, si dhe rregullimet e akomodimit në hotel. Nëse qëndron më shumë se sa lejon leja për shkak të zhvillimeve atje, duhet të njoftojë zyrtarisht të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë edhe autoritetet lokale në Bruksel. Më në fund u bë e ditur se ai do të udhëtojë i vetëm, pa shoqërimin e oficerëve e burgut.", thuhet në artikull.

2 VITE ME PARE

Fredi Beleri lë qelinë e burgut në Fier, betohet nesër në Strasburg si eurodeputet (FOTO)

Lë qelinë për betimin si eurodeputet në Strasburg, Beleri:
fredi beleri duke dale nga burgu

FIER- Ish-kryebashkiaku i Himarës, njëkohësisht eurodeputet, Fredi Beleri ka lënë mëngjesin e sotëm ambientet e burgut të Fierit, pasi do të kryejë betimin në Strasburg.

Siç shihet nga fotot, Beleri ka dalë nga porta kryesore e burgut të Fierit, atje ku po vuan 2 vite burg nën akuzën e blerjes së votave në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit të vitit të kaluar. Ai është pritur në hyrje të ambienteve të burgut nga familjarë dhe makina e ambasadës greke.

Për median greke ai ka pohuar se ishte shumë i lumtur, ndërsa i shprehu falënderime atyre për mbështetjen e dhënë në kaq muaj, duke raportuar lajme për të. “Jam i lumtur e ju falënderoj për mbështetjen që me keni dhënë për kaq muaj, të tjerat do t’i them në Athinë. Për median shqiptare, do të flas në aeroport.”, tha Beleri.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, për largimin e tij të përkohshëm u ndoq kjo procedurë:

"Pas kërkesës së të dënuarit Dhionisis (Alfred) Beleri për leje shpërblyese në funksion të ndjekjes së punimeve në Parlamantin Europian në datat 15-20 korrik 2024 në Strasburg, referuar Urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm nr. 733 prot, datë 04.06.2024 “Për përbërjen dhe funksionimin e Bordit të Monitorimit të dhënies së lejes shpërblyese dhe të veçanta për të burgosurit në IEVP” është dhënë leje shpërblyese për të dënuarin Dhionisis (Alfred) Beleri nga data 15 korrik deri në 20 korrik 2024. Pas përfundimit të lejes pesë ditore, i dënuari Alfred Beleri do të kthehet në burgun e Fierit për të vazhduar kryerjen e dënimit, sipas vendimit të GJKKO."

Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga Demokracia e Re në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë dhe më pas presidenti i Republikës shpalli zgjedhjet e pjessmeshme për kreun e kesaj bashkie më 4 gusht të këtij viti.

fredi beleri strasburg burgu i fierit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj