Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
MPEJ shton se nuk ka një dokument zyrtar nga vendet e BE dhe se lajmi është prodhuar për ti prishur punë Kosovës para vendimit për liberalizimin e vizave.
TIRANE- Ministria e Punëve të Jashtme ka përgënjeshtruar artikullin e publikuar nga gazeta "EUObserver" ku thuhej se Presidenca çeke ka diskutuar zyrtarisht mundësinë e rivendosjes së regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Serbinë për shkak të fluksit të emigrantëve tunizianë, turq dhe kubanë. Në një deklaratë për mediat, MPEj deklaron se ky lajm është i pavërtetë dhe se deri më tani nuk ka asnjë bazë. MPEJ shton se nuk ka një dokument zyrtar nga vendet e BE dhe se lajmi është prodhuar për ti prishur punë Kosovës para vendimit për liberalizimin e vizave.
DEKLARATA E PLOTE:
Gjatë ditëve të fundit, në disa media por edhe përmes reagimeve publike të disa forcave politike, është përhapur lajmi për mundësinë e pezullimit të regjimit pa viza të shtetasve shqiptarë si pasojë e rritjes së numrit të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë drejt Bashkimit Evropian përmes të ashtuquajturës “rrugë ballkanike.”
Dëshirojmë të informojmë qytetarët që këto lajme janë krejtësisht të pavërteta. Nuk ka asnjë plan, asnjë iniciativë, asnjë dokument të propozuar nga ndonjë vend anëtar i BE e asnjë diskutim lidhur me mundësinë e pezullimit të lëvizjes pa viza të qytetarëve shqiptarë. Ky lajm duket të jetë thjesht e vetëm produkt i interesave të caktuara në një moment kur në Bruksel është duke u diskutuar për të gjetur sa me parë dhe pa vonesa të tjera të pajustifikuara mundësinë për t’i njohur të drejtën e lëvizjes së lirë qytetarëve të Kosovës. Është për të ardhur keq, që një lajm i tillë i rremë, lehtësisht i verifikueshëm për mediat apo forcat politike, ka gjetur jehonë në sferën publike në Shqipëri.
Shqipëria është një partnere e besuar e BE dhe nëse ka shqetësime për rritjen e numrit të emigranteve të paligjshëm në të ashtuquajturën ´rruga ballkanike´, ato janë trajtuar e trajtohen me seriozitet dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë evropianë. Vendi ynë ka qenë i pari në rajon, qe ka nënshkruar marrëveshjen me Frontex dhe ka një bashkëpunim shembullor me të gjitha agjencitë e BE dhe vendeve anëtare në përballimin e emigracionit të paligjshëm. Fakti që në datën 3-4 nëntor, në Tiranë, do të mbahet Ministeriali i Ministrave të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE dhe Ballkanit Perëndimor është shprehje e këtij vlerësimi për punën tonë. Ne garantojmë qytetarët shqiptarë se ata nuk rrezikohen aspak dhe në asnjë moment nga e drejta për të lëvizur pa viza në hapësirën e BE.
Por çfarë shkruante gazeta? "EuObserver" parashtron se Presidenca çeke ka propozuar ndalimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor për shkak të migrimit të parregullt. Në shkrim thuhet se ky është mjeti i fundit për Shqipërinë dhe Serbinë në mënyrë që të reduktohet numri i emigrantëve që vijnë në BE. Gazeta thotë se emigrantët janë duke ushtruar presion mbi Austrinë, Kroacinë dhe Slloveninë, ndërsa kjo do të jetë masa e radhës./Dosja.al
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama komentoi edhe një herë fashën prej 800 kwh, e cila ende nuk është vënë ...
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama përsëriti thirrjen për emigrantët jashtë vendit që të kthehen në S...
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë bizneseve që t’i rrisin pagat punonjë...
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama deklaroi edhe një herë se do të rritet paga minimale. Nga Gjirokastra, kreu i Qeverisë...
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Qeveria do aplikojë një sistem më detyrues për banesat ...
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se opozita kërkon që të rrëzohet vendimi i Qeverisë p...
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se vetëm shan për deklaratat që jep Qeveria shqiptare për kursim ...
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama tregoi për qytetarët një skenë që kishte parë në rrugët e Gjirokas...
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se dyqanet artizanate do të ndihmohen nga Qeveria. Nga Gjirokastra, kreu ...
KLGJ Më 12 tetor, Këshilli i Lartë Gjyqësor i mbylli sërish dyert e seancës plenare për të diskutuar mbi skualifiki...