LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Lokalet 2023'/ Berisha i jep Metës kandidatin për kreun e Këshillit Bashkiak në Tiranë, nesër firmoset pakti, kreu i PL: Super politikan

• Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë në tryezë emrin e parë për kreun e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Lajmin e bëri me dije vetë kreu i PL-së, ilir Meta. Meta shkoi mëngjesin e sotëm në zyrën e kryedemokratit Sali Berisha dhe pas bisedimeve me të, bëri me dije për gazetarët se PL-ja ka hedhur emrin e parë mbi tavolinë në kuadër të bashkëpunimit opozitar për zgjedhjet lokale 2023. • Meta tha se ka propozuar një emër, të cilin nuk preferoi ta bënte publik, por me siguri të plotë, tha se bëhet fjalë për një supër politikan. Pjesë e bisedimeve mes dy liderëve ka qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka. • Nga ana tjetër, nesër firmoset marrëveshja e shkruar mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Marrëveshja është konkretizuar pas takimit mes dy kryetarëve Sali Berisha dhe Ilir Meta. Dy liderët janë dakordësuar dhe për datë e potestës kombբtare që do të zhvillohet më 12 nëntor. Datën e bëri publike Meta dhe Berisha e mbështeti. • Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 14 maj të vitit të ardhshëm, 2023. PL dhe PD do të shkojnë bashkë në zgjedhjet lokale të vitit 2023, por ende nuk kanë një listë me kandidatët. Marrëveshja mes tyre është që Berisha të zgjedhë kandidatët, ndërsa Meta do të futet në garë për Këshillat Bashkiakë. Siç ka thënë edhe vetë kreu i PL-së, vetëm në rastin kur ndonjë kandidat i Partisë së Lirisë do të ketë mbështetjen e Berishës dhe sigurinë që do të jetë fitues, atëherë mund të kandidojë për kryebashkiak. • Nga ana tjetër, selia blu ka nisur procesin e primareve që do të mbyllet më 14 dhjetor, përveç Tiranës, Durrësit e Elbasanit, qytetet ku procesi do të përfundojë më herët për shkak të rëndësisë që ka. Deri më tani ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka qenë e para në PD, që ka bërë të ditur se ka vendosur të hyjë në Primare për të dalë si kandidate për kryebashkiake në Tropojë. Për Tiranën janë lakuar disa emra, mes tyre edhe mjeku Ilir Alimehmeti, por zyrtarisht nuk ka asnjë konfirmim.

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

DOKUMENTI- PD hap zyrtarisht “Primaret” në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, DEL udhëzimi, "problem" e shkuara për secilin

'Lokalet 2023'/ Berisha i jep Metës kandidatin për kreun e
Foto ilustruese

TIRANË- Janë bërë publike rregullat për kandidatët që do ti bashkohen garës së Primareve në tre nga qytetet më të mëdha të vendit. Bëhet fjalë për Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Në dokumentat e nxjerrë nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike, bashkë me rregullat dhe kërkesat për kandidim, personat duhet të vetëdeklarojnë edhe të shkuarën e tyre, ku duket se kërkojnë një person "të pastër" dhe pa asnjë cen apo asnjë hesap të hapur me ligjin në Shqipëri apo kudo tjetër.

Fillimisht kandidatët duhet të pohojnë se nuk kanë masa disiplinore në fuqi për shkelje të Statutit të PDSH-së. E më pas përgjigjen për problemet me ligjin, ku kanë listuar edhe pyetjet: A është lëshuar ndonjëherë ndaj jush një urdhër arresti ndërkombëtar?; A është marrë ndonjëherë për ju masa e dëbimit nga një shtet i huaj?; A keni jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Shqipërisë për më shumë se 1 muaj?

Në rast se personat e përzgjedhur për të garuar në Primare do të refuzojnë të jenë kandidatë, dega duhet të kërkojë një përgjigjie me shkrim për refuzimin e kandidaturës.

Procesi i primareve që do të nxjerrë kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur dhe pritet të mbahen votimet. Mësohet se afati për primaret është vendosur në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Si afat për mbylljen e regjistrimeve për kandidatët që do të marrin pjesë, është lënë 6 nëntori dhe për pasojë, kandidatët do të kenë vetëm dy javë kohë për të bërë fushatë.

Nga sot, 18 tetor, deri në 6 nëntor do të zhvillohen negociata me aleatët për evidentimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në primare. Më pas, Partia Demokratike do të zhvillojë një proces seleksionues për të gjithë kandidatët që duan të bëhen pjesë e primareve. Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidatëve që kanë shprehur interes për të qenë në garë për bashkitë. Ndërsa më 4 dhjetor do t’i nënshtrohen votimit nga anëtarësia. Bashkitë që pritet të mbyllen të parat do të jenë Tirana, Durrësi dhe Elbasani, të cilat janë përjashtuar nga datat e mësipërme për shkak të rëndësisë që kanë, ndaj dhe kandidatët për këto tre bashkia do të zyrtarizohen më herët.

 

3 VITE ME PARE

Berisha bëri publike datën e protestës, Meta: Mbështetje totale! Koha e demokracisë direkte po vjen

'Lokalet 2023'/ Berisha i jep Metës kandidatin për kreun e
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur protestën e thirrur nga Partia Demokratike më 12 nëntor. Përmes një postimi, Meta bën të ditur se ofron mbështetjen e plotë për protestën që do të sjellë demokracinë në vend.

POSTIMI I METËS:

Mbështetje totale për protestën madhështore të 12 Nëntorit! Shqiptarët më të bashkuar se kurrë drejt Referendumit dhe Primareve! Koha e Demokracisë direkte po vjen!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi ditën e sotme se aksioni opozitar do të fillojë më 12 nëntor 2022. Berisha tha se bashkëpunimi me Partinë e Lirisë dhe më forcat e tjera nis zyrtarisht më 12 nëntor në një betejë sipas tij pa kthim. 

Protesta e opozitës së bashkuar vjen në kohën kur nesër bashkëpunimi me Partinë e Lirisë do të konkretizohet me një marrëveshje të shkruar që përfshin edhe ecjen në procesin e zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Ilir Meta tha më herët gjatë ditës se PL do të marrë kandidatin për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës ndërsa PD do të ketë emrin e kandidatit për kryetar bashkie.

3 VITE ME PARE

Berisha: PD dhe PL protestë kombëtare më 12 nëntor, ka interes të madh, sirenat po bien

'Lokalet 2023'/ Berisha i jep Metës kandidatin për kreun e

Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi se aksioni opozitar do të fillojë më 12 nëntor 2022. Berisha tha se bashkëpunimi me Partinë e Lirisë dhe më forcat e tjera nis zyrtarisht më 12 nëntor në një betejë sipas tij pa kthim. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Opozita, PD dhe PL dhe forca të tjera opozitare nisin më datën 12 nëntor betejën e madhe kundër regjimit të urryer, regjimit t narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, të partisë shtet, regjimit të Edi Ramës. Në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e urrejtjes ndaj monizmit të Edi Ramës. Po bien sirenat e alarmit ndaj gjendjes katastrofale të krijuar nga vjedhjet e fondeve dhe pasurive publike të qytetarëve shqiptarë. Ka pasur dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjet me regjimin e partisë-shtet. Unë kam besimin më të madh se të rinjtë, të rejat e Shqipërisë, që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, burrat dhe gratë e këtij vendi, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar, Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet.

Protesta e opozitës së bashkuar vjen në kohën kur nesër bashkëpunimi me Partinë e Lirisë do të konkretizohet me një marrëveshje të shkruar që përfshin edhe ecjen në procesin e zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Ilir Meta tha më herët gjatë ditës se PL do të marrë kandidatin për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës ndërsa PD do të ketë emrin e kandidatit për kryetar bashkie./Dosja.al

3 VITE ME PARE

STRATEGJIA/ Meta: Nëse fitojmë shumicën, kreu i Këshillit Bashkiak do jetë nga PL

'Lokalet 2023'/ Berisha i jep Metës kandidatin për kreun e
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zbërthyer strategjinë e ndarjes së kandidatëve në zgjedhjet lokale 2023. Në një konferencë me gazetarët, i pyetur në lidhje me ndarjen e Këshilltarëve Bashkiakë, Meta mori një shembull për ta ilustruar. Ai tha se në momentin që fitohet shumica në një Këshill Bashkiak, sigurisht që kreun do ta zgjedhë Partia e lirisë. 

"Nëse fitojmë shumicën në Këshillin Bashkiak do të kërkojmë që kreu i Këshillit të jetë nga Partia e Lirisë,"- tha Meta ndër të tjera. 

Konferenca e Metës erdhi pasi zhvilloi një takim me kryedemokratin Sali Berisha në selinë blu. Meta shkoi mëngjesin e sotëm në zyrën e kryedemokratit Sali Berisha dhe pas bisedimeve me të, bëri me dije për gazetarët se PL-ja ka hedhur emrin e parë mbi tavolinë në kuadër të bashkëpunimit opozitar për zgjedhjet lokale 2023. Meta tha se ka propozuar një emër, të cilin nuk preferoi ta bënte publik, por me siguri të plotë, tha se bëhet fjalë për një supër politikan. Nga ana tjetër, nesër firmoset marrëveshja e shkruar mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Në takim u nda dhe data për protestën kombëtare që do të jetë 12 nëntori.

3 VITE ME PARE

Meta: Marrëveshja me PD do publikohet brenda 24 orëve, un jam gati, por Noka dhe Vasili vonojnë zbardhjet

'Lokalet 2023'/ Berisha i jep Metës kandidatin për kreun e
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë ka paralajmëruar publikimin e marrëveshjes mes tij dhe kryedemokratit Sali Berisha. Në një konferencë për mediat, pas takimit që pati me Berishën, Meta tha se e gjitha është bazuar në procesi ne primareve. Sipas Metës, vonesat për marrëveshjen po i shkaktojnë Flamur Noka dhe Petrit Vasili. 

Pjesë nga prononcimi: 

Pyetje: Rama ka dalë në terren dhe ka filluar fushatën, do të ketë Opozita dalje në terren, por në mënyrë të koordinuar, ju së bashku me zotin Berisha?

Ilir Meta: Besoj kam qenë shumë i qartë. Pritet të finalizohet marrëveshja. Marrëveshja jonë që tashmë është e përfunduar është një marrëveshje që i intereson të gjithë shqiptarëve. Primare dhe referendum. Nuk e di se çfarë prisni tjetër, besoj brenda 24 orëve do dalë, unë jam gati për çështjen e marrëveshjes, por vonon zoti Noka dhe zoti Vasili me zbardhjet. 

Konferenca e Metës erdhi pasi zhvilloi një takim me kryedemokratin Sali Berisha në selinë blu. Meta shkoi mëngjesin e sotëm në zyrën e kryedemokratit Sali Berisha dhe pas bisedimeve me të, bëri me dije për gazetarët se PL-ja ka hedhur emrin e parë mbi tavolinë në kuadër të bashkëpunimit opozitar për zgjedhjet lokale 2023. Meta tha se ka propozuar një emër, të cilin nuk preferoi ta bënte publik, por me siguri të plotë, tha se bëhet fjalë për një supër politikan. Nga ana tjetër, nesër firmoset marrëveshja e shkruar mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Në takim u nda dhe data për protestën kombëtare që do të jetë 12 nëntori.

3 VITE ME PARE

Ende 'sekret' kandidati për kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Meta: Asnjë nga PL s'më ka dorëzuar kandidaturë për kryebashkiak

'Lokalet 2023'/ Berisha i jep Metës kandidatin për kreun e
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë nuk e tregon emrin që i ka propozuar kryedemokratit Sali Berisha për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në një konferencë për mediat, pas takimit me Berishën, Meta u pyet për kët gjë, por nuk dha emër., I pyetur gjithashtu nëse PL-ja do të ketë kandidat për Bashkinë e Tiranës, Meta tha se nuk di ta thotë këtë gjë pasi asnjë anëatr i PL-së nuk i ka dorëzuar asnjë kandidaturë. 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Këmbëngulim edhe njëherë për emrin që i keni propozuar Berishës? Dhe a do të ketë PL-ja kandidat për Tiranën?

Ilir Meta: Nuk e di a do të ketë sepse askush nga PL-ja nuk më ka paraqitur kandidaturë, kjo i takon Partisë Demokratike si partia më e madhe opozitare dhe të gjithë nga Partia e Lirisë ndajmë këtë mendim.

Konferenca e Metës erdhi pasi zhvilloi një takim me kryedemokratin Sali Berisha në selinë blu. Meta shkoi mëngjesin e sotëm në zyrën e kryedemokratit Sali Berisha dhe pas bisedimeve me të, bëri me dije për gazetarët se PL-ja ka hedhur emrin e parë mbi tavolinë në kuadër të bashkëpunimit opozitar për zgjedhjet lokale 2023. Meta tha se ka propozuar një emër, të cilin nuk preferoi ta bënte publik, por me siguri të plotë, tha se bëhet fjalë për një supër politikan. Nga ana tjetër, nesër firmoset marrëveshja e shkruar mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Në takim u nda dhe data për protestën kombëtare që do të jetë 12 nëntori.

3 VITE ME PARE

PRIMARET/ Meta: Procesi dhe fitorja në zgjedhje, përgjegjësi e Berishës

'Lokalet 2023'/ Berisha i jep Metës kandidatin për kreun e
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Liirsë Ilir Meta tha se procesi i primareve do të jenë totalisht në duart e kryedemokratit Sali Berisha. I pyetur se përse e ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit të emrave nga ana e Partisë së Lirisë, Meta tha se kjo nuk tregon përçarje mes tij dhe se Berishës duke shtuar se ky i fundit ka në dorë suksesin e zgjedhjeve lokale, pasi kjo është ajo që presin shqiptarët. 

Pjesë nga prononcimi: 

Pyetje: Ju thatë që PL do të ketë kandidatët e vet në Primare, por më parë keni deklaruar se e gjithë përgjegjësia do të jetë e Berishës. Pse ka ndodhur kjo? Keni pasur pasiguri në primare apo ka kërkuar Berisha më shumë emra?

Ilir Meta: Ju ngatërroni dy gjëra që për mua janë të kristalta. Kam theksuar se duhet të jemi të kujdesshëm në kushtet e një regjimi mafioz siç është ky aktuali dhe këtë e bën fakti që vulën e PD-së e mban në xhep Edi Rama. Dhe e përdor kundër opozitarizmit dhe pluralizmit politik. Unë kam thënë që e mban Sali Berisha përgjegjësinë që do të thotë që shqiptarët nuk presin primaret nga Berisha e Meta, por fitore. Ai e ka iniciuar, unë e duartrokas, është një proces i vonuar, duhet të kishte marrë masa më herët, megjithatë duhet të bëjë çdo gjë që kjo gjë të zgjidhet sa më parë, për arsye se kemi të bëjmë me një shtet fashist, me një regjim patronazhist, të dhunshëm. Do 10-fishoj tha gjobat e bizneseve, që t'i përdhunojë, do tu vë tatim special tha atyre që pridhojnë energji elektrike, pse? Sepse kanë shpëtuar qindra miliona euro me çmimin që ja japin shtetit, 7 herë më pak se sa e importon banda e Ramës nga jashtë. Ky bandit e bën këtë. Fajin e këta këta prodhues sipas tij, sepse fitojnë shumë, por s'i interesojnë që kanë marrë kredi. 1.3 miliardë euro ishte borxhi që kanë tek oSHEE-ja, ta paguajnë shqiptarët hajdutërinë e tij? Ndaj, e kam thënë shumë qartë dhe kot me pyetje të nxitura nga Fuga mos më hajdeni më këtu. Më vjen keq tani, jo se ta ka dhënë ai ty ppyetjen, por ai nxit kështu. Nuk do të bëhen asnjëherë primaret shkak për përçarjen primaret, i repsktojmë, por nëse kemi ndonjë kandidat diku, po them kot, në Tropojë, Nëse ka dëshirë, të kandidojë, të bashkëpunojë dhe e gjitha me transparencë. ia thashë dhe sot zotit Berisha, çdo kandidat që pqrpiqet të dëmtojë kolegun e tij, të përjashtohet automatikisht nga gara. Jemi një binom i jashtëzakonshëm, referendum-primare, firmat tona japin siguri të plotë. 

Konferenca e Metës erdhi pasi zhvilloi një takim me kryedemokratin Sali Berisha në selinë blu. Meta shkoi mëngjesin e sotëm në zyrën e kryedemokratit Sali Berisha dhe pas bisedimeve me të, bëri me dije për gazetarët se PL-ja ka hedhur emrin e parë mbi tavolinë në kuadër të bashkëpunimit opozitar për zgjedhjet lokale 2023. Meta tha se ka propozuar një emër, të cilin nuk preferoi ta bënte publik, por me siguri të plotë, tha se bëhet fjalë për një supër politikan. Nga ana tjetër, nesër firmoset marrëveshja e shkruar mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Në takim u nda dhe data për protestën kombëtare që do të jetë 12 nëntori.

3 VITE ME PARE

Zbardhen detaje nga marrëveshja PD-PL, çfarë do të ndodhë me kandidatët që do të prishin garën

'Lokalet 2023'/ Berisha i jep Metës kandidatin për kreun e
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Një ditë para firmosjes së marrëveshjes mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë për bashkëpunimin në zgjedhjet lokale 2023, kryetari i PL, Ilir Meta zbuloi detaje edhe për procesin e nxjerrjes së kandidatëve përmes "Primareve". Meta tha se gara duhet të jetë transparente dhe se rëndësia e procesit duhet të jetë tek prezantimi i platformave përpara simpatizantëve në parti. Meta sqaroi se kushdo nga kandidatët që do të hyjë në garë me qëllim dëmtimin e rivalëve dhe jo shpalosjen e platformës do të përjashtohet nga gara. 

“Jemi në sintoni të plotë. kryetari i ardhshëm i bashkisë dhe kryetari i ardhshëm i këshillit bashkiak do të bëjnë një spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj. Partia e Lirisë respekton primaret, është një risi e jashtëzakonshme. Kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces. Kudo ku kemi kandidatë që premtojnë, do ti përfshijmë në primaret e përbashkëta të opozitës. Është e rëndësishme që kandidatët të respektojnë njeri tjetrin, cilido që shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatët e tjerë do përjashtohet nga gara”, tha Meta.

/Dosja.al

3 VITE ME PARE

PD-PL firmosin nesër marrëveshjen për 'Lokalet 2023', ndahet Tirana/ PD merr kryetarin, PL kryetarin e Këshillit Bashkiak

'Lokalet 2023'/ Berisha i jep Metës kandidatin për kreun e
Ilir Meta dhe Sali Berisha

TIRANE- Nesër firmoset marrëveshja e shkruar mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Marrëveshja është konkretizuar pas takimit mes dy kryetarëve Sali Berisha dhe Ilir Meta. Takimi u zhvillua në selinë blu ndërsa beteja kryesore është ndarë. Tirana është qyteti i betejës ku palët kanë qenë në negociata deri në momentin e fundit.

Kryetari i PL, Ilir Meta sqaroi sot se palët do të shkojnë bashkë në zgjedhje në një sinkronizim total. Meta tha se kandidati për kryetar bashkie do të dalë nga PD përmes "Primareve" ndërsa kandidati për Kryetar i Këshillit Bashkiak vjen si propozim i PL.

Emri është propozuar vetë nga Meta që nuk dha detaje të tjera por e cilësoi si një "superpolitikan".

“I kam propozuar një emër Berishës për kryetar të parlamentit të Tiranës që ai e priti shumë mirë. Është super politikan. Çdo ditë të hënë do të ketë mbledhje live të këshillit bashkiak të Tiranës për të dëgjuar qytetarët”, tha Meta. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Berisha i jep Metës kandidatin për kryetar të Këshillit Bashkiak në Tiranë, kreu i PL: Do shikoni spektakël!

'Lokalet 2023'/ Berisha i jep Metës kandidatin për kreun e
Ilir Meta

TIRANË- Partia e Lirisë ka propozuar një emër për kreun e Këshillit Bashkiak në Tiranë. Këtë gjë e bëri me dije vetë kreu i PL-së, Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat, pas takimit që zhvilloi me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Meta tha se ka propozuar një emër, të cilin nuk preferoi ta bënte me dije, por me siguri të plotë, tha se bëhet fjalë për një supër politikan. 

Pjesë nga prononcimi:

Ilir Meta: Jemi në një sintoni të plotë, kryetari i ardhshëm i bashkisë, i Opozitës së vërtetë që do të triumfojë dhe kryetari i ardhshëm i këshillit të bashkisë, parlamentit të Tiranës do të bëjë një spektakël në pak muaj. PL respekton promaret, është një risi e jashtëzakonshme, kemi kërkuar që të realizohet sa më shpejt. Kudo që kemi kandidatë të sigurtë për fitore, do t’i përfshijmë në primaret e përbashkëta. Kandidatët të respektojnë njëri tjetrin, kush e dëmton tjetrin, përjashtohet nga gara. Nuk kemi pasur asnjë diskutim për emrin që do të jetë në Tiranë apo kudo tjetër sepse ky proces i takon primareve. Por, i kam propozuar një emër Berishës që ai e priti me shumë kënaqësi. Të jeni të sigurtë që Parlamenti i ardhshëm i Tiranës do të jetë shumë i rëndësishëm, do ta mësoni shumë shpejt, çdo ditë të hënë do të ketë këshill bashkiak të Tiranës për të dëgjuar qytetarët, nënë Liza nuk do të jetë në rrugë e keqtrajtuar nga policia bashkiake, por do të flasë aty në parlamentin e Tiranës.

Pse nuk e bëni publik emrin? Është pjesë e politikës?

Ilir Meta: Është super politikan, faleminderit, faleminderit. E mbyllëm.

Kthehemi nga kamera?

Ilir Meta: Po, ndaloj dhe për respektin tuaj, çdo ditë të hënë, këshilli bashkiak do të jetë 24 orë live duke dëgjuar hallet e qytetarëve. Nënë Liza nuk do të jetë aty e keqtrajtuar nga policia, do të flasë si zonjë në Parlamentin e Tiranës.

Pse nuk e bëni të ditur emrin e kryetarit të Këshillit?

Ilir Meta: Tani, kjo është koenfidenciale

Është pjesë e PD? 

Ilir Meta: Faleminderit, faleminderit...

 

ilir meta sali berisha zgjedhjet lokale 2023 pakti pd-pl

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj