LIVE UPDATES
Politike

Shkëlzen Berisha sqaron foton në avion me Dorian Duçkën: U takuam si në një urban publik, këmbënguli për një 'selfie'

Qëllimeve për ta lidhur me dosjen e McGonigal që është vënë nën akuzë për korrupsion, Berisha u përgjigjet me argumentin se në fakt ish-agjenti i FBI dhe kryeministri Ed iRama nuk po akuzohen se ka shkrepur foto bashkë. Ai shton se Rama në këmbim të qindra mijëra dollarëve e ka përdorur drejtorin e kundërzbulimit të FBI-së si një instrument kundër Opozitës.

10 Shkurt 2023, 18:27 Nga DOSJA
Shkëlzen Berisha sqaron foton në avion me Dorian Duçkën: U
Dorian Duçka dhe Shkëlzen Berisha

TIRANË- Shkëlzen Berisha ka reaguar për herë të parë pasi disa prej mediave publikuan një foto të tijën krah Dorian Duçkës, i cili në dosjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, identifikohet si Personi B. Në një postim në Facebook, djali i kryedemokratit Sali Berisha shkruan se duke qenë se udhëton me avion linje, me Duçkën është takuar rastësisht, si në një urban publik. Ai shton se ideja për të shkrepur një 'selfie' ka qenë e Duçkës, kërkesë që ka ardhur pa asnjë arsye në veçanti, por njësoj si nga shumë persona të tjerë, të njohur ose jo. Qëllimeve për ta lidhur me dosjen e McGonigal që është vënë nën akuzë për korrupsion, Berisha u përgjigjet me argumentin se në fakt ish-agjenti i FBI dhe kryeministri Ed iRama nuk po akuzohen se ka shkrepur foto bashkë. Ai shton se Rama në këmbim të qindra mijëra dollarëve e ka përdorur drejtorin e kundërzbulimit të FBI-së si një instrument kundër Opozitës.

Postimi:

Nje sqarim i shkurter per nje “argument” qesharak dhe bajat. Te zene me presh ne dore ne nje histori korruptive me permasa nderkombetare qe ka zene prej ditesh titujt e mediave me te medha te botes, Rama dhe Duçkat e kesaj afere kane zgjedhur te pergjigjen ne menyren me qesharake duke postuar foto. Ne te vertete Rama dhe Duçkat ne SHBA nuk po hetohen per foto por sepse ne bashkepunim kane korruptuar me fusha nafte dhe qindra mijera dollare, drejtorin e kunderzbulimit te FBI per ta perdorur si instrument kunder opozites dhe pluralizmit politik ne Shqiperi! Ne fakt keto foto sherbejne per ta, si certifikate miqesie apo pastertie, shume me pak nga sa do sherbenin le te themi, fotot e Sajmir Tahirit me Barack Obamen ne zyren ovale. Sidoqofte per te sqaruar opinionin me duhet te theksoj se, ne ndryshim nga Rama dhe sekseret e tij, une nuk udhetoj ne avion privat dhe per rrjedhoje ne nje avion linje, njelloj si ne nje urban publik, udhetaret dhe vendet e tyre nuk i zgjedh dot une. Qellimi i udhetimit tim te bere para disa vjetesh, nuk ka pasur asgje te perbashket me sekserin e Rames pervec ulëses afer ne avion dhe insistimit te tij per te bere nje selfie, si shume te tjera, qe me kerkohen nga njerez te njohur dhe te panjohur. Uroj dhe shpresoj qe kur te pyeten nga hetuesit e FBI, Rama dhe Duçkat te kene argumente me bindes per “pafajesine” e tyre. Suksese!

Dy ditët e fundit, kur Opozita po përgatitet për një protestë kombëtare kundër qeverisë, e cila pritet të mbahet nesër në orën 12:00 dhe që erdhi si pasojë e skandalit Rama-McGonigal, në mëdia e rrjete sociale kanë qarkulluar foto të personazheve të lidhura me këtë dosje, teksa pozojnë krah kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një prej fotove, Meta ishte bashkë me Duçkën (të cilin e ka kushëri) dhe Agron Nezën (Personi A). Ndërsa një tjetër foto, që është dhe në këtë lajm, tregon djalin e Berishës krah Duçkës. (Personi B). 

Ç’ndodhi me dosjen e McGonigal?

Mbi një javë më parë, FBI arrestoi ish-zyrtarin e lartë të kësaj strukture, Charles McGonigal. Në dosje shkruhet e zeza mbi të bardhë se McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal, duke pretenduar se nuk ka dijeni për asgjë, por që nga momenti i publikimit të dosjes dhe deri më sot, lidhur me ngjarjen nuk ka pasur asnjë reagim nga Ambasada Amerikane. Ndryshe nga shumë herë, ambasadorja Yuri Kim ka zgjedhur që të heshtë. Sot BILD publikoi dhe një shkrim në të cilin akuzonte Ramën se e kishte përdorur McGonigal për të shpallur Berishën non-grata, por artikulli u fshi brenda orës/Dosja.al

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari