LIVE UPDATES
Politike

Shënimi ‘Për Shkëlzenin’ në fax-in e Bumçit, djali i Berishës: Prokuroria të thotë kush e shkroi, takimet me miqtë e bisedat familjare në Ministri s’i tregoj

Në fjalën e tij, djali i kryedemokratit tha se SPAK duhte të hetojë se kush e ka bërë kaligrafinë e dokumentit që po hetohet, e po ashtu theksoi se i bën përshtypje sesi i njëjti prokuror 15 vite më parë nuk e kishte parë të arsyeshme thirrjen e tij për të dëshmuar.

26 Janar 2023, 10:15 Nga A.B
Shënimi ‘Për Shkëlzenin’ në fax-in e
Shkelzen Berisha

TIRANË- Djali i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, Shkëlzen Berisha është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Ai është futur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rreth orës 10.00 të mëngjesit dhe ka dalë për një orë. Siç shihet në videon e siguruar nga Dosja.al, Berisha mban në duar një dosje. I pashoqëruar nga ndonjë avokat, Berisha u fut në ambientet e brendshme të institucionit. 

Pasi doli jashtë ambienteve të SPAK, Berisha ndaloi për të dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, duke u shprehur se ishte thirrur për tu marrë në pyetje nga prokurori i çështjes së Gërdecit, Klodian Braho. Në fjalën e tij, djali i kryedemokratit tha se SPAK duhte të hetojë se kush e ka bërë kaligrafinë e dokumentit që po hetohet, e po ashtu theksoi se i bën përshtypje sesi i njëjti prokuror 15 vite më parë nuk e kishte parë të arsyeshme thirrjen e tij për të dëshmuar. Ndërsa sot e kërkon me statusin e personit në dijeni. 

"U pyeta si person që mund të ketë dijeni për çështjen e Gërdecit, nuk kisha se çfarë të ofroja më shumë se ato që kam thënë publikisht. Dijenia ime nuk ka thënë asnjë ndihmë.. Më bën përshtypje fakti se e njëjta prokurori para 15 vitesh ka deklaruar publikisht se nuk e ka parë të arsyeshme thirrjen time. Sot pas 15 vitesh mendojnë se mund të kenë dijeni. Shpjegimi është se nuk kam asnjë lidhje me këtë. I thashë prokurorëve që nuk kam asnjë lidhje me këtë. Mendoj që pa diskutim prokuroria duhet të thotë se e kujt është kaligrafia. Unë ia thashë pa diskutim se duhet ta gjeni se kujt i përket nëse nuk është falsifikim. Prokuroria duhet t'i thotë publikuar se kush e ka bërë atë shkrim, kujt i përket kaligrafia? Në origjinalin e faxit nuk ekziston asnjë shënim i tillë. Asnjë gjë nuk ka pasur lidhje me këtë çështje, janë folur për gjëra të natyrës familjare. Kam bërë shumë qartë që nuk kam asnjëlloj lidhje... është hetuar si duhet Gërdeci? Nuk mund të them sepse nuk jam ekspert i fushës, as gjyqtar as prokuror, por mund të them që është politizuar përtej masës. I rrezikuar nga SPAK? Aspak,"-tha në fjalën e tij Shkëlzen Berisha.

Ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi, po ashtu i thirrur në Prokurorinë e Posaçme, sqaroi pozicionin e tij lidhur me një shkresë të dalë gjatë kohës kur Bumçi drejtonte ministrinë e drejtësisë. Në këtë dokument, ndodhej një shënim me shkrim dore: për ‘Shkëlzen Berishën’. Bumçi tha se kjo shkresë është e falsifikuar duke ngritur dyshime tek opozita e asaj kohe.

"Nëse unë kisha nevojë që nuk kishte as takim e as kërkesë, nga Shkëlzen Berisha, ju mendoni se do e bëja me fax në ministrinë e Mbrojtjes për Shkëlzen Berishës? Ministria i kishte shkresat dhe e dyta që unë nuk kam nevojë që të komunikojë me zotin Berisha për t’i thënë që nuk kisha vërejtje, shënimi në cep të letrën. Kërkova që ky dokument të shpallej i pavlefshëm. Opozita aso kohe, ishte një çështje që të lidhte Berishën me këtë çështje, dhe u falsifikua kjo shkresë. Nëse doni ti shkoni së vërtetës vërtetoni falsifikimin. Kam bërë kallzim para 14 vitesh për këtë gjë. Të njëjtin qëndrim kam pasur atëherë dhe e kam tani."

Por në fakt edhe pse sot është thirrur për çështjen e Gërdecit, emri i Shkëlzen Berishës lidhet me dy çëshje që po hetohen aktualisht nga SPAK, tjetra është edhe çështja e Kompleksit Partizani.

shkelzen berisha ne spak shkelzen berisha

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më