Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas Bushatit, thellimi dhe kapilarizimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës shkon në raport të drejtë me avancimin e pozitave të shqiptarëve në Ballkan.
TIRANË- Ish-ministri Ditmir Bushati ka komentuar seancën e përbashkët e Parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës në prag të 110 vjetorit të pavarësisë. Në një postim në Facebook, ai shkruan se kjo mbledhje shënon një moment të rëndësishëm për kombin tonë. Sipas Bushatit, thellimi dhe kapilarizimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës shkon në raport të drejtë me avancimin e pozitave të shqiptarëve në Ballkan. Ai shton se shqiptarët, duke qëndruar në anën e duhur të historisë, kanë fituar luftën, ndaj si sfidë kanë tani të garantojnë paqen.
Postimi:
Seanca e përbashkët e Parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës në prag të 110 vjetorit të pavarësisë, shënon një moment të rëndësishëm për kombin tonë. Ky takim është një hap përpara praktikës së konsoliduar të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, që prej mbledhjes së Prizrenit, në Janarin e 2014-ës. Edhe pse historia na ndau padrejtësisht, sot jemi qartësisht të bashkuar për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë drejt familjes së përbashkët europiane. Rruga jonë ka qenë e mundimshme dhe produkt i sakrificave të papërshkrueshme për liri. Ndaj, sa herë flasim për të ardhmen, pavarësisht diferencave botëkuptimore, nuk duhet ta harrojmë historinë. Pasi siç thoshte me mençuri Ëinston Churchill “në histori qëndrojnë të gjitha sekretet e shtetbërjes”. Thellimi dhe kapilarizimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës shkon në raport të drejtë me avancimin e pozitave të shqiptarëve në Ballkan. Po kështu, ndërtimi i marrëdhënieve të mira me fqinjët e tjerë në rajon ndikohet nga ky bosht dhe ndarja e përgjegjësive e roleve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ne shqiptarët, duke qendruar në anën e duhur të historisë, kemi fituar luftën. Sfida jonë është të garantojmë paqen dhe të kemi një qeverisje më të mirë, më të drejtë e më të ndershme, për të ngjallur shpresen dhe besimin e brezit të ri, e për të nderuar veprën dhe kontributet e të parëve tanë.
Sot, Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës zhvilluan një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve. Kjo është seanca e parë plenare e përbashkët mes kuvendeve. Mbledhja e përbashkët u hap nga fjalimet e kryeparlamentarëve të dy vendeve.
Kuvendi i Shqipërisë TIRANË- Dosja.al ju sjell mbledhjen e dy qeverisë, të Shqipërisë e Kosovës përmes fotove....
Niko Shupuli TIRANË- Niko Shupuli, kandidati i Primareve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Përmetit është të...
Maks Kola TIRANË- Maks Kola ka shpallur kandidaturën për primaret në PD për Bashkinë e Lezhës. Në një dalje p&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi se në korrik të 2023 do të nisë puna për ndërtimin e portit tregtar n&eum...
Edi Rama TIRANË-Sot, për herë të parë Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë mbajtën një mbledhje t&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fillim të fjalimit në seancën e përbashkët të...
Abelard Tahiri TIRANË- Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se janë tre 28 nëntore që i ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha insiston që protesta e datës 6 dhjetor do të zhvillohet për...
Bashkia dhe Sali Berisha TIRANË- Bashkia e Tiranës i propozon kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës që protestë...
Edi Rama TIRANË- Fjalimi i kryeministrit Edi Rama ishte ai që përmbylli mbledhjen e përbashkët mes dy kuvendeve Shqipëri...