LIVE UPDATES
Politike

Kuvendi miraton rezolutën për sulmin terrorist në veri të Kosovës, VOA: Deputetët e Bashës nuk votuan

Rezoluta mori 101 vota pro, asnjë kundër dhe vetëm një votë abstenuese nga një deputet i opozitës, i cili kërkoi plotësimin e saj me disa amendamente, ku i kërkoheshin BE-së masa ndëshkuese për Serbinë dhe heqja e masave shtrënguese për Kosovën.

12 Tetor 2023, 20:01 Nga I.A
Kuvendi miraton rezolutën për sulmin terrorist në veri të
Votimi

TIRANË- Në Tiranë, Kuvendi miratoi sot me shumicë dërrmuese një Rezolutë, ku kërkohet “një hetim ndërkombëtar lidhur me aktin terrorist në veri të Kosovës”. Kuvendi i Shqipërisë mbështet Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe inkurajon Qeverinë e Kosovës që të punojë krah për krah dhe të bashkohet pa rezerva me aleatët e saj strategjikë, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të procesit për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë si dhe njohjen përfundimtare të Kosovës prej saj.

Kuvendi u kërkon institucioneve të Shqipërisë, që në të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe në raportet dypalëshe me partnerët të veprojnë fuqimisht për të mundësuar një hetim ndërkombëtar lidhur me aktin terrorist në veri të Kosovës”, theksohet më tej në Rezolutë.

Rezoluta mori 101 vota pro, asnjë kundër dhe vetëm një votë abstenuese nga një deputet i opozitës, i cili kërkoi plotësimin e saj me disa amendamente, ku i kërkoheshin BE-së masa ndëshkuese për Serbinë dhe heqja e masave shtrënguese për Kosovën.

Kuvendi i Shqipërisë diskutoi gjithë seancën e sotme për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në fund Rezolutë mbi qëndrimet e Tiranës ndaj ngjarjeve, që vijuan nga 24 shtatori, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri, duke vrarë oficerin e policisë Afrim Bunjaku, e kur gjatë përleshjeve të mëtejshme tre nga sulmuesit mbetën të vrarë.

Kryeministri Edi Rama theksoi më herët në fjalën e tij se një grup kriminal serb ushtroi terror në veri të Kosovës, duke sjellë ngjarjen tragjike të vrasjen e policit Afrim Bunjaku. Kuvendi i Kosovës miratoi një Rezolutë në të drejtën e vet duke iu drejtuar institucioneve ndërkombëtare.

“Pozicioni i vetëdobësuar diplomatik i Kosovës në sytë e BE-së e të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithashtu, si edhe vetëviktimizimi diplomatik i Serbisë në ato sy, falë dhuratave politike të marra bujarisht nga gabimet e Prishtinës zyrtare në procesin e dialogut, e bëjnë jo të lehtë përpjekjen nga ana jonë, të cilën ne e kemi vazhduar në çdo instancë e rrethanë të mundshme”, tha zoti Rama.

Ai tha se më 24 shtator kishte ndodhur diçka shumë e madhe; ngjarja më e rëndë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi qysh pas vitit 1999, e pasuar me një akt zyrtar të papranueshëm shpallje zie në Beograd.

“Epilogu i ngjarjes, shpallja e zisë kombëtare nga autoritetet e Beogradit për kriminelët e eliminuar nga forcat e sigurisë së Kosovës, pasi i morën jetën një polici të Republikës së Kosovës, ishte shëmbëlltyra e gjallë e hijes të së shkuarës, e cila bashkëjeton me Serbinë, qysh nga disfata e saj finale e vitit 1999 në Kosovë”, tha zoti Rama.

Ai tha që nëse asociacioni i komunave, që po mistifikohet si një Kalë Troje, bëhet si duhet dhe në bashkëpunim me aleatët, Serbia nuk do të lëvizë dot aq lirshëm sa ka lëvizur tërë këto kohë mes Brukselit e Uashingtonit, “duke shfrytëzuar qasjen e gabuar të Prishtinës në procesin e dialogut”.

Zoti Rama tha që një asociacion komunash i kyçur brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, do të ishte i zhveshur nga çdo potencial kërcënimi për destabilizim të shtetit të Kosovës.

Ai tha se ajo ngjarje tragjike, ku humbi jetën një punonjës i ndershëm dhe i pafajshëm i shtetit të Kosovës, ishte po aq domethënëse për rrezikun e një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit në veriun e Kosovës.

“Kosova sot po rrezikon ta humbasë shansin historik që i jep Plani Franko-Gjerman, për të bërë një progres të jashtëzakonshëm, më kuptimplotin në luftën diplomatike me Serbinë, siç po humbet dita - ditës, dhe vetëm prej mosbërjes së atij asociacioni, besimin dhe respektin e atyre që e njohën si shtet të pavarur dhe që janë angazhuar ta çojnë drejt njohjes përfundimtare nga të gjithë si një republikë e pavarur e komunitetit të madh të shteteve të OKB”, theksoi zoti Rama.

Ai tha se KFOR-i duhet të marrë “përgjegjësi absolute për të vënë nën kontroll veriun, gjë që forcat e Kosovës nuk e bëjnë dot objektivisht”, ndërkohë që, sipas tij, “forcat ekzistuese të kontrollit të kufirit janë krejt të pamjaftueshme”, ndërsa “kufiri me Serbinë është katandisur prej vitesh në një rrjetë të çarë ngado, prej nga hyjnë serbes armatime, drogë” etj.

“KFOR-i do të vazhdojë të rrijë në Kosovë, deri kur dialogu i normalizimit me Serbinë të jetë kryer me sukses, të jetë garantuar paqja përfundimtare dhe Kosova të jetë njohur përfundimisht si shtet nga të gjithë”, tha zoti Rama.

Në Rezolutë theksohet se Kuvendi është thellësisht të shqetësuar për situatën e krijuar në Republikën e Kosovës pas sulmit të organizuar ushtarak dhe kriminal të një njësie terroristësh serbë në veri të vendit, më datë 24 shtator 2023.

Ndërsa nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, tha se projekt-rezoluta ishte e varfër, e pangjyrë, e pakuptimtë dhe e papranueshme dhe e papranueshme, sepse bazohet në temat që përdor Beogradi për ngjarjen.

“Projekt-Rezoluta i referohet sulmit në datën 24 si një njësi terroristësh serb. Është pikërisht ajo çfarë thotë Aleksandër Vuçiç. Aleksandër Vuçiç nuk e ka mohuar se kanë qenë serb që kanë sulmuar, por serb të Kosovës. Aleksandër Vuçiç mohon implikimin e Beogradit lidhur me këtë sulm. Dhe është e papranueshme që në tekstin e rezolutës të Parlamentit të Shqipërisë, të pohohet ajo çfarë Vuçiç deklaron, që janë terrorist serb, po, por Beogradi nuk ka lidhje se janë serb të Kosovës”, thotë zoti Çollaku.

Partia Demokratike e opozitës theksoi se në përgatitjen e kësaj projekt-rezolute u anashkalua komisioni parlamentar për politikën e jashtme.

Partia Demokratike ka kërkuar që në projekt-rezolutë të shtohen 3 pika, ku t’u bëhet thirrje 5 vendve anëtare të BE-së, 4 nga të cilat anëtare të NATO-s, që nuk e njohin Kosovën, që ta ndërmarrin këtë hap, ndërsa BE-së t’i kërkohet heqja e masave shtrënguese për Kosovën si dhe masa ndëshkuese ndaj Serbisë, e cila sipas opozitës, cënoi qëndrueshmërinë dhe sigurinë e rajonit.

Amendamentet e Partisë Demokratike nuk u votuan, sepse, siç tha kryetarja Lindita Nikolla, nuk kishin mbërritur në Kuvend në kohën e përcaktuar nga rregullorja, dhe duket se kjo e shty zotin Çollaku të abstenonte për Rezolutën, që u miratua nga deputetët e pranishëm.

Marrë nga VOA

seance plenare 12 tetor 2023

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari